KUSH E BËRI LUFTËN NË VIJËN MËSYMËSE (SULMUESE) NË DT-3 GOROZHUP… GJATË OPERACIONIT TË UÇK-së “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO)

Në 23 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik

KUSH E BËRI LUFTËN NË VIJËN MËSYMËSE (SULMUESE) NË DT-3 GOROZHUP… GJATË OPERACIONIT TË UÇK-së “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 Maj 2022

Njohuri bazike për frontin e Gorozhupit, gjatë Operacionit Shigjeta në Pashtrik, maj-qershor 1999!

Më 12 gusht 2018, bashkë me veteranët e UÇK-së vizituam vijat e frontit të luftës në DT-3 në Gorozhup dhe me këtë rast zhvillova bisedë me dy ushtarë të UÇK’së të Forcës TF2 / DT3, Fahri Nazifin dhe Shemsi Topallin. Fahriu dhe Shemsiu folën për luftimet e përgjakshme të 26 – 28 majit 1999, nga Tri kompanitë e Këmbësorisë, Togu Diverzanto Vëzhgues, bateritë e artilerisë dhe njësitë tjera të Forcës për Veprime të Veçanta TF-2 në krye me K-ndant Fazli Berisha në vijën frontale të Gorozhupit kundër forcave ushtarake serbe. Gjatë luftimeve të 26 e 27 majit në fushëbeteja ranë dëshmorë: Bafti Haxhiu (më 26 maj), Aliriza Selmani, Astrit Suli dhe Sali Zenuni (më 27 maj)!

Rrjedhimisht Fahri Nazifi flet për sulmin e parë të datës 26 maj 1999 në zonën përreth karaullës serbe në Gorozhup… bashkëbisedim me Fahriun, ai thotë se në Gorozhup përveç njësive të TF-2 nuk ka pas njësi tjera të UÇK’së në vijat luftuese të Gorozhupit.  Nuk ka qenë në luftime njësia TF-3 në krye më Ruzhdi Saramatin, i cili për 23 vjet rresht ka deklaruar rrejshëm se në Gorozhup dhe jo vetëm ka luftuar gjoja “Brigada 128 me 4 batalione”!!! TF-3 ka qenë i vendosur dhe ka qëndruar tërë kohën në fshatin Pogaj, larg vijës së frontit…

Më gjerësisht shikoni videon:

Fahri Nazifi & Shemsi Topalli: Fronti i Gorozhupit DT3/TF2 “Shigjeta” Pashtrik, maj – qershor 1999

Kliko këtu 👇👇👇 

***

Gjithashtu në vijim mund t’i shikoni veç e veç tri  pjesët e kësaj bisede në video:

Pjesa e parë:

***

Pjesa e dytë:

***

Pjesa e tretë:

_______________

Shtojcë

Në 23 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik

DËSHMORI I KOMBIT ASTRIT SULI NË PRIZMIN E DËSHMIVE ARKIVORE (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 27 Maj 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura