KUSH MUND TË BËHET KRYEMINISTËR?!

KUSH MUND TË BËHET KRYEMINISTËR?!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 30. 09. 2022

Para tetë vjetve, saktësisht më 10.11.2014, në RKL (Radiokosovaelirë) kam botuar një analizë me titull: “KUSH JANË KËTA MASKARENJË TË POLITIKËS OLIGARKIKE?!”

Pasi kam analizuar ‘luftën’ e partive politike për pushtet dhe keqpërdorimin e pushtetit nga shefat e politikës me klanet e tyre për përfitime personale e grupore, që ua mundësonte pushteti, në fund kam theksuar,

Citoi:

“Lufta” e egër për pushtet ka degraduar skajshmërisht inegritetin politik e moral të kësaj garniture mafioze politike, e cila synon “majën e Ajsbergut” (Qeverisjen) me çdo kusht. Megjithatë cilido prej “liderëve” që arrinë të jetë në krye të kësaj majeje si kryeministër (me vota apo me lojëra prapaskenash nga të fuqishmit e huaj), më shumë se për detyrat e shpisë do të punojnë për realizimin e agjendave të shumta ndërkombëtare, dhe më kryesoret prej tyre janë – DY:

1. dialogu – negociatat – marrëveshjet e reja (pa kushte) me Serbinë, dhe

2. koncesionimi – privatizimi – shitja e pasurisë (aseteve) jetike kombëtare, oligarkëve – bankierëve dhe makrovjedhësve të huaj!

Tashmë është bërë e qartë, për të gjithë ata që kanë sy e vesh se, këta liderë s’mund të jenë në krye të majës (kryeministër) nëse nuk i tradhtojnë interesat kombëtare, të pranojnë negociata të reja më Sebinë dhe t’i bëjnë “rrush e kumbulla” të gjitha asetet kombëtare, prej të cilave ka jetuar dhe jeton ky popull i stërvuajtur!” – përfundon citati!

Zhvillimet e 10 viteve të fundit kanë dëshmuar se kush ka bërë nengociata, kush ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Serbinë, dhe kush ka privatizuar e shitur (për skrap) asete kombëtare është bërë dhe ka mbijetuar si KRYEMINISTËR!

Në vijim ju ftojë të lexoni të plotë analizën e botuar më 10.11.2014, në Radiokosovaelirë:

SHERADIN BERISHA: KUSH JANË KËTA MASKARENJË TË POLITIKËS OLIGARKIKE?!

RKL, 10/11/2014

Për 15 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike: PDK, LDK, AAK, pastaj LDD, ORA, AKR, LVV dhe NISMA për Kosovën, gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale dhe debateve të shumta televizive, nuk kursenin fjalë, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme e boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar së më shumë elektoratin e varfër.

Shikuar nga ky prizëm, “lufta” për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe mjaftë ‘armiqësorë’ në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat (bosët) e tyre si: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj etj., bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të tyre, të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve apo të miqve të tyre, e të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj.

Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë politikanësh me strukturat e sajë kriminale i menaxhon të gjitha kazinot (bixhozet), bastoret etj., në Kosovë, se janë zhvatës të haraqit nga shërbimet e tyre, e përfitues nga kontrabanda me cigare, narkotikë, derivate të naftës etj., (duke bashkëpunuar edhe me bosat e politikës në Bruksel e gjetkë dhe të shteteve fqinje padyshim), dhe nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme – kanë bërë pasuri përrallore.

Për më tepër ky soj oligarkësh, duke shfrytëzuar fuqinë politike të pushtetit, ka ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, shtëpi shumëkatshe e villa superluskoze në vendet më atraktive të Kosovës.

Po t’i vizitoni lagjet e Prishtinës:

– Veternikun,

– Taslixhen,

– Arbërinë,

– Dardaninë, etj., apo

– Liqenin e Badofcit,

– Malet në grykën e Rugovës,

– Malet e Sharrit,

– Brezovicën,

– Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shihni sa mirë e rahatshëm bashkëjetojnë këta MASKA/renjë, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, jetojnë në varfëri dhe përballen çdo ditë me skamjen!

Kur bëhet fjalë për fuqinë politike të pushtetit të shefave partiakë, dua t’ju themë, se, fuqia e tyre politike nuk buron nga zgjedhjet (sepse tashmë dihet që votat vidhen e manipulohen) por buron nga bashkëpunimi dhe përkrahja që vjenë nga makro’bosat politikë e financiar me seli në Bruksel e gjetkë në botë!!

Gjatë këtyre viteve të pasluftës, kam mësuar mirëfilli se, politika dhe politikanët e kosovës s’kanë asgjë të përbashkët me moralin, ndërsa ata/o politikanë, që i përmbahen parimeve të moralit, kam vënë re se, nuk janë të përshtatshëm nga ky “sistem demokratik” kushtetues (sui generis), që u ndërtua mbi bazën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar me rezolutën 1244 dhe përfunduar me pakon e Ahtisaarit dhe 6 pikëshin e Ban Ki Munit!!!

Gjithashtu, kam mësuar se, një lider partiak që aspiron ta marrë pushtetin, duke përdorur fuqinë e fjalës (si retorik demagogjike) duhet të dijë të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret gjatë gjithë kohës para opinionit publik, se gjoja po punon për mirëqenjen e popullit dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Dhe ata që mashtrohen (nga demagogë e manipulatorë të tillë), janë kryesisht njerëzit e thjeshtë, të cilët fjalët e tyre i përceptojnë si vepra të përkryer, pa e “vrarë” mendjen shumë se po gënjehen vazhdimisht! Në këtë kontekst mund të themë se, morali, ndershmëria apo sinqeriteti, si cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e këtyre bosave maska /renjë, s’kanë asnjë vlerë!

Tashmë duket qartazi edhe për miopët, se me këtë “sistem demokratik” që ka prodhuar Kushtetuta e Ahtisaarit, (dhe me këtë ligj zgjedhor që kemi) partitë politike në Kosovë, janë shndërruar në kompani e firma biznesi, ndërsa liderët e tyre, janë bërë shefa e bosa të kësaj strukture, ndërkohë që populli “elektorati” është robotizuar në “bagëti të mirëdisiplinuar vetëm për të votuar”!

“Lufta” e egër për pushtet ka degraduar skajshmërisht inegritetin politik e moral të kësaj garniture mafioze politike, e cila synon “majën e Ajsbergut” (Qeverisjen) me çdo kusht. Megjithatë cilido prej “liderëve” që arrinë të jetë në krye të kësaj majeje si kryeministër (me vota apo me lojëra prapaskenash nga të fuqishmit e huaj), më shumë se për detyrat e shpisë do të punojnë për realizimin e agjendave të shumta ndërkombëtare, dhe më kryesoret prej tyre janë – DY:

1. dialogu – negociatat – marrëveshjet e reja (pa kushte) me Serbinë, dhe

2. koncesionimi – privatizimi – shitja e pasurisë (aseteve) jetike kombëtare, oligarkëve – bankierëve dhe makrovjedhësve të huaj!

Tashmë është bërë e qartë, për të gjithë ata që kanë sy e vesh se, këta liderë s’mund të jenë në krye të majës (kryeministër) nëse nuk i tradhtojnë interesat kombëtare, të pranojnë negociata të reja më Sebinë dhe t’i bëjnë “rrush e kumbulla” të gjitha asetet kombëtare, prej të cilave ka jetuar dhe jeton ky popull i stërvuajtur!

———–

SHERADIN BERISHA: KUSH JANË KËTA MASKARENJË TË POLITIKËS OLIGARKIKE?!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura