LA FRANCE (1942) / PREMTIMI I SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT, Z. CORDELL HULL, PËR SHQIPËRINË DHE LUFTËTARËT E SAJ GUXIMTARË

Francë, 14 shtator 2020: 2020: “La France” ka botuar, të shtunën e 12 dhjetorit 1942, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me premtimin askokohe të Sekretarit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria
Uashington, 11 dhjetor. – Z. Cordell Hull i ka premtuar popullit të Shqipërisë që Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë dhe do ta dëbojnë pushtuesin nga toka e tij.
Pasi tha se Amerika e njihte qëndrimin heroik të popullit shqiptar dhe të luftëtarëve të saj, ai deklaroi:
“Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara po mendojnë ditën kur një ndihmë efektive do të mund t’u jepet këtyre njerëzve guximtarë që po dëbojnë pushtuesin nga shtëpitë e tyre.” – (sipas Reuter-it.)

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura