Francë, 25 Korrik 2019: “L’Aube” ka botuar, të premten e 23 gushtit 1946, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e kryeministrit grek ndaj Enver Hoxhës në OKB, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Me një qetësi të ftohtë, z. Tsaldaris e vuri Konferencën në gëzim. Ai foli për një kohë të gjatë. Argumentet e tij nuk ishin pa peshë (vlerë). Por ai filloi të citonte fjalimet e mbajtura në 1940, mbi lavdinë e fashizmit dhe të Musolinit, nga z. Hoxha i cili, asokohe nuk ishte Gjeneral – President i Shqipërisë.
Çfarë thoshte z. Hoxha ?
Sipas një gazete shqiptare, Tomorri, e datës 12 prill 1940, ai shprehte në terma ditirambike admirimin e tij për Viktor-Emanuelin III dhe Musolinin.
Ai (Enver Hoxha) deklaronte se fashizmi, dhe ai i vetëm, ishte i domosdoshëm për Shqipërinë dhe se vetëm ai do t’i jepte (siguronte) kufijtë e saj natyrorë.
Ky fjalim, i mbajtur për të festuar ditën kur Viktor-Emanueli mori titullin Mbret i Shqipërisë, përfundoi me këto fjalë : “Rroftë Viktor-Emanueli ! Rroftë Duçja !”
Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France