L’AUBE (1946) / KRYEMINISTRI GREK PËR ENVER HOXHËN NË OKB: ‘JA ÇFARË KA DEKLARUAR NË GAZETËN “TOMORRI TË 12 PRILLIT 1940” PËR FASHIZMIN, VIKTOR-EMANUELIN III DHE DUÇEN!’

Francë, 25 Korrik 2019: “L’Aube” ka botuar, të premten e 23 gushtit 1946, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e kryeministrit grek ndaj Enver Hoxhës në OKB, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Me një qetësi të ftohtë, z. Tsaldaris e vuri Konferencën në gëzim. Ai foli për një kohë të gjatë. Argumentet e tij nuk ishin pa peshë (vlerë). Por ai filloi të citonte fjalimet e mbajtura në 1940, mbi lavdinë e fashizmit dhe të Musolinit, nga z. Hoxha i cili, asokohe nuk ishte Gjeneral – President i Shqipërisë.
Çfarë thoshte z. Hoxha ?
Sipas një gazete shqiptare, Tomorri, e datës 12 prill 1940, ai shprehte në terma ditirambike admirimin e tij për Viktor-Emanuelin III dhe Musolinin.
Ai (Enver Hoxha) deklaronte se fashizmi, dhe ai i vetëm, ishte i domosdoshëm për Shqipërinë dhe se vetëm ai do t’i jepte (siguronte) kufijtë e saj natyrorë.
Ky fjalim, i mbajtur për të festuar ditën kur Viktor
-Emanueli mori titullin Mbret i Shqipërisë, përfundoi me këto fjalë : “Rroftë Viktor-Emanueli ! Rroftë Duçja !”

Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
4
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KONSERVATORIZMI

KONSERVATORIZMI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 26 Maj 2022 Konservatorizmi është pikëpamje që vlerëson dhe që synon të ruajë…