Francë, 2 shkurt 2018: Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të martën e 17 shkurtit 1925, në faqen numër 3, një shkrim në lidhje me interesat që ngjallte asokohe nafta shqiptare tek amerikanët, britanikët dhe italianët.
Dukej se britanikët ishin më të avancuar pranë qeverisë shqiptare mbi këtë çështje. Por amerikanët nuk kanë hezituar të reagojnë, sigurisht për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike. Reagimi amerikan ka nxitur edhe qeverinë italiane.
Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja:
“Londër, 16 shkurt (Dep. Petit Paris.)
Njoftohet në Washington nëpërmjet Exchange Telegraph-it se qeveria e amerikane i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit të dhënies së monopolit të një koncesioni nafte, nën kujdesin e Anglo Persian Oil Company, qeverisë britanike.
Z. Sinclair dhe Standard Oil Company pretendojnë se koncesioni në fjalë do t’i sigurojë Anglisë një monopol virtual në të gjitha fushat e naftës në Shqipëri. Shkresa amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Shqipërinë, ata këmbëngulën mbi parimin e “konkurrencës së barabartë” dhe pohon se ky parim u siguron Z. Sinclair dhe Standard Oil Company të drejta të barabarta me ato të Anglo Persian Oil Company.
Qeveria e Ahmet Zogut thuhet se i konfirmoi Anglo Persian Oil Company një koncesion të marrë nga ajo në 1921. Qeveria italiane ka protestuar në Tiranë duke kërkuar të drejtat prioritare në të njëjtën fushë dhe negociatat mbi këtë çështje janë angazhuar në Romë midis ambasadorit britanik dhe kabinetit.”
Postime të Lidhura
Dr.Qazim Namani: Luftërat ballkanike dhe pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912 (6)
Prishtinë, 2 Maj 2020: Serbia kurrë nuk u padit për krime lufte nga Shqipëria në Gjykatën Ndërkombëtare, por…
LE FIGARO (1914): DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT NË LIDHJE ME ITALINË, KOMISIONIN E KONTROLLIT, PRINC VIDIN DHE GREQINË
Francë, 9 Nëntor 2017: Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 28 janarit 1914, në faqen…
KUSH E BËRI LUFTËN NË VIJËN MËSYMËSE (SULMUESE) NË DT-3 GOROZHUP… GJATË OPERACIONIT TË UÇK-së “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO)
Në 23 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik KUSH E BËRI LUFTËN NË VIJËN MËSYMËSE (SULMUESE) NË DT-3…
SHERADIN BERISHA: QEVERIA AMERIKANE ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001! (FOTO+VIDEODËSHMI)
Pashtriku.org, 11. 09. 2015: (“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të…