LETËRKËMBIMI ME ADMINISTRATAT TONA TË NAFTËS 

LETËRKËMBIMI ME ADMINISTRATAT TONA TË NAFTËS 

Nga Ing.Ahmet Ҫollaku, Tiranë 08. 10. 2022

Në vitet ’80 te shekullit të kaluar, studjuam zonën Dumre-Tiranë dhe e vlerësuam perspektivë për naftë mbajtje, gjë që na dha kurrajon të takojmë edhe Ministrin e asaj kohe, Lavdosh Ahmetaj. Bëhet fjalë për 40 vite më parë. Në fund të takimit i lamë edhe një material të shkruar që pa dyshim duhet të jetë në ndonjë sirtar, nëse nuk e kanë zhdukur.

Gjithashtu ne kemi qënë aktiv edhe në kohën demokratike, dhe me argumente kemi kundërshtuar sa kemi mundur, instalimin e konçesioneve të huaja. Ju drejtuam disa istitucioneve shqiptare, që kërkimet për naftë duhet të bëhen nga vetë specialistët shqiptarë se, vetëm ata kanë bërë rilevime gjeologjike-gjeofizike dhe kanë projektuar qindra puse të thellë.

Duhet të theksojmë se në Shqipëri, në kohën postë moniste, në industrinë e naftës u bënë shumë abuzime dhe s’ funksiojë asgjë morale. Katastofa më e madhe shekullore shqiptare e pa imagjinueshme. Ajo që thonë disa palaço se edhe ne duhej të bënim si bota, se, s’kishte rrugë tjetër, është mendim surrogat, parrullë për të vjedhur. Dhe vërtetë ata vodhën dhe shkatërruan sa deshën. Të gjithë këta rrufjanë janë të pasur dhe midis nesh.

Pa dyshim, në këtë autostradë abuzimesh, siç do të shikoni, bëjnë pjesë edhe  këta që u përgjigjen letrave të mia. Vini re sa e bastarduar është administrata jonë shtetërore. Konkretisht, në administratën e naftës në Tiranë janë dy fosile që kanë gati njëzetë e pesë vite pa lëvizur, se presin urtë e butë të dalin në pension si administrator të Vatikanit, me tituj shkencor dhe dekorime të larta, me aftësi të ngasin komjuterin,  të dizenjojnë gafike, të lëvizin mausin.

***

Po, le të futemi në temë.

Më 3 korrik të vitit 2008 i kam drejtuar një letër Genc Rulit, ish Ministër i Energjisë, dhe ish k/ministrit Sali Berisha. Ky i fundit, nëpërmjet zyrës së “Marrëdhënieve me Publikun”, me shkresën nr.17/585 Prot.Tiranë më 9/12/2008, i drejton këtë letër Genc Rulit:

“I nderuar z. Ministër, me porosi të  K/ministrit z. Sali Berisha,  ju dërgojmë për ndjekje letrën qe i ka drejtuar  z. Ahmet Collaku. Porosia e K/ministrit është që nga ana juaj të ndiqet rasti. Për çfarë do të konkludohet lutemi të sqarohet edhe i interesuari mbreda afateve që parashikohet në Ligjin nr. 8485 date 12.05 1999.

Elham Sharra

***

Me letren nr. 10774/3 prot. Tiranë 30.12. 2008 marrim këtë letër nga Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, nga drejtori Adrian Asimi:

“Me porosi të zt. Kryeminister, trajtuam letrën tuaj, që ju kishit drejtuar, edhe me istitucionet përgjegjëse të sektorit hidrokarbur në Shqipëri. Duke e vlerësuar shqetësimin dhe propozimet Tuaja shprehemi si më poshtë. Duke filluar nga viti 1990 shteti shqiptar filloi të heq dorë për kërkimin e naftës dhe të gazit në territorin Shqiptar. Kjo është realizuar në mbështetje të ligiit nr.7746 datë 29.07.1993 “Për hidrokarburet (Kërkim-Prodhim)”, duke ja kaluar këtë të drejtë kompanive investiture të huaja me anën e lincesimit dhe lidhjes së Marrëveshjeve Hidrokarbure. Një gjë e tillë është bërë pasi kërkimi për naftë dhe gaz kërkon investime të konsiderueshme, nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë një risk shumë të lartë, dhe nuk ishte e mundur angazhimi i vlerave të tilla financiare. Madje as nga shoqëria publike e naftës ALBPETROL. SH. A., të cilës i ishte dhënë  e drejta për kryerjen e kërkimeve në 4 blloqe,  nuk ka qenë e mundur realizimi i kërkimeve nga fondet e saj dhe për këtë shkak mbas vitit 2006  Albpetrol Sh. A. hoqi dorë nga kërkimi në 3 zona. Ndërkohë praktika të tilla aplikohen në shumë vende të tjera të botës së zhvilluar.

Eksperienca 18 vjeçare e kërkimeve në naftë dhe gas ka konfirmuar faktin se kjo praktikë e ndjekur ka qenë e drejtë, sepse pavarësisht se nga shoqëritë e huaja janë realizuar investime të konsiderueshme, ende nuk është dbërë ndonjë zbulim i rendësishëm komercial. Një gjë e tillë ka ndodhur jo sepse territori i Rebublikës së Shqipërisë nuk ka potencialisht vendburime të reja nafte dhe gazi të mundshëm për tu zbuluar, por sepse gjeologjia e Shqipërisë është shumë e ndërlikuar dhe duhen investime të konsiderueshme që të paraprijnë vërtetimin e tyre. Ky është edhe opinion i përgjithshëm i kërkuesëve, kjo vërtetohet edhe nga fakti se interesi për kërkime në Shqipëri vazhdon të tregohet nga kompanitë e huaja.

Në letrën tuaj ju propozoni që të shpohen dy puse kërkimi me thellësi 1500m dhe 4300m në një zonë që në pjesën më të madhe të saj përfshihet në bllokun E. të kërkimit. Ju informojmë se në këtë zonë është lincesuar për të kryer operacione hidrokarbure kërkimi dhe prodhimi një shoqëri e huaj. Ndërkaq Ju mund ti paraqisni idetë tuaja kësaj kompanie dhe nëse është e nevojshme ne mund t’ju vëmë në kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie, madje dhe tu krijojmë mundësi për prezantimin e studimeve dhe ideve tuaja.

DREJTORI, Adrian ASIMI

***

Një letër të tillë, i kemi drejtuar edhe AKBN e cila me shkresën nr. 7501/1 prot., me 08.09.2014, na kthen këtë pergjigje: Me vëmendje lexuam letrën Tuaj drejtuar AKBN me 25 Gusht 2014. Ne vlerësojmë njohurite tuja kërkimore e shkencore në fushën e hidrokarbureve dhe mirëpresim sugjerimet tuaja në fushen hidrokarbure. Aktualisht Blloqet e kërkimit për naftë e gaz në vendin tonë administrohen nga Albpetroli, kurse AKBN ndjek zbatimin e Marrëveshjeve të lidhura. AKBN, nuk është kompani operatore të bëjë studime e projktime për naftë dhe gaz, prandaj do ju sugjerojmë që të merrni kontakt drejpërdrejtë me kompanitë që kanë interes për zonat ku juve keni projekte të gatshme studimore. Me respekt, 

Dael Dervish. Drejtor Ekzekutiv

***

Burokracia në Shqipëri nuk mbaron as në administratën e z. Rama.

Me letrën nr. 5957 prot. Dt. 3/10/2014 ata përgjigjen kështu:

I ndreruar,

Në lidhje me letrën që i keni drejtuar me pare K/Ministrit z. Edi Rama, jeni njoftuar se iu dërgua për ndjekje Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Nga ana e këtij istituconi jemi informuar nëpërmjetë shkresës nr. 5251/1, datë 29.09.2014 fokopjen e së cilës do ta gjeni bashkelidhur.

Falemnderit për mirëkuptimin.

Drejtor i Marredhenieve me Qytetaret. Ana Rafti

***

Kryeministria me datën 2.9. 2014 me shkresën nr. 5957-15 prot. më dërgon letrën e më poshtme:

I nderuar z. Ministër,

Bashkëlidhur ju dërgojmë letrën që z. Ahmet Çollaku i ka drejtuar K/Ministrit, z. Eidi Rama.

Lutemi pasi të shqyrtohet rasti nga ana e istitucionit tuaj, për konkluzionet e arritura të na informoni. Njëkohësisht të sqarohet edhe z. Çollaku, brenda afateve ligore. Falendeminderit për bashkëpunimin

Me respekt.

Drejtor i Marredhënieve me qytetarët. Ana Rafti

***

Mnistria e Energjisë dhe Industrisë, me shkresën nr. 5251/1prot., datë 29.9.2014 na çon këtë letër:

“MEI e shqyrtoi me kujdes letrën dhe materialin bashkengjitur kësaj letre e cila paraqet një propozim për mundsinë e zbulimit të hidrokarbureve në katër objekte. Objektet e mundshme për zbulimin e hidrokarbureve janë dhënë në trajtën skematike dhe shumë të thjeshtuara, duke mos dhënë informacione për pozicionin gjeografik të tyre. Megjithatë propozimet e dhana nga autori i cili ka një experiencë të gjatë në kërkimet që janë zhvilluar për një periudhë të gjatë në territorin Shqiptarë duken interesante. Referuar sa me lart por edhe përcaktimet e ligjit 7746, dt. 28.7.1993 “Për hidrokaburet (kërkimi dhe prodhim)”, të ndryshuar, për kushtet dhe procedurat duhet të plotesohen për kryerjen e operacioneve hidrokarbure, sikundër është edhe propozimi i paraqitur, për të trajtuar kërkesën e bërë nga autori i kësaj letre, që esencialisht lidhet me dhënien e një oferte për  kryerjen e operacioneve hidrokarbure për zbulimin e naftës dhe gazit në territorin e Republikës së Shqipërisë e kemi të domodoshme propozimin gjeografik të këtyre puseve, për  të bërë  mëtej korrespondencën me blloqet e kërkimit.

Në këto kushte do të mundësojmë komunikimin me z. Ahmet Çollaku për të bërë saktësime të kërkuara.

Faleminderit për bashkepunimin.

Sekretari i pergjithshem.

KOLI BIBE

***

Kundërshtimet tona për keq manazhimin e naftës kanë qënë të vazhdueshme. Fatkeqësisht pranë digastereve qeveritare ndodhet një produkt punonjësish administrative pa moral që e bëjnë Ramën mafioz dhe injorant në njohuritë dhe problemet e naftës shqiptare… Dalja e Ramës në SHELL në Shpirag të Beratit, ka shpif. Ai gënjen dhe mashtron. Të mos harrojmë një gjë themelore: të gjitha votimet në Shqipëri kanë energjinë e naftës, përtej asaj të zbuluar në Shpirag…

_____________________

GJENERAL, NA VODHËN NAFTËN!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura