LORITA ISMAILI: TAKIMI I KËSHILLIT TË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËS SHQIPE NË BAVARI DHE FORMIMI I KOMISIONEVE GRUPEVE PUNUESE

Mynih, 18 maj 2017: Më 14.05.2017, në Mynih të Gjermanisë Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari mbajti mbledhjen e parë të saj, që nga Kuvendi Themelues, me kryesinë e gjerë me këto pika të rendit të ditës:
-Njohja me detyrat e përcaktuara dhe plotësimi i nevojshëm.
-Formimi i komisioneve, apo i grupeve punuese.
-Hartimi i rregullores së punës dhe i programit për vitin shkollor 2017/18.
Hapjen e mbledhjes e bëri kryetari i Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, kryetari, z. prof. Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: ky është takimi i parë nga Kuvendi themelues, ku tash e tutje na presin detyra me një përgjegjësi të madhe, mbase edhe me një motivacion shtesë që e nderon bashkëkombësin është bashkimi i ndjenjave shpirtërore, me të gjitha viset e etnisë, që e përfaqësojnë kryesinë tonë. Andaj dhe jemi të obliguar që me përgjegjësi të përkushtuar t’i qasemi detyrave tona, për të cilat dhe i kemi pranuar, për ta realizuar synimin e projektit në fjalë.
Krasniqi tutje shtoi: se parimet e një principi të një pune të suksesit do t’i qojmë tutje, së bashku si kryesi, te çdo bashkëkombës ynë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të dy shteteve tona shqiptare. Ai tha se: do të jemi edhe zëri i arsyes së ngritjes së vetëdijes tek bashkëkombësi tanë se mësimi plotësues jo vetëm që është kombëtare, e ndërgjegjshme, po është edhe nevojë shpirtërore, për fëmitë tanë mërgimtar.
Pas fjalës së kryetarit, një zëri u aprovuan pikat e rendit të ditës, pa asnjë abstenim e kundërshtim. Gjatë shqyrtimit të pikave u propozuan disa komisione-grupet punuese, për të cilat u dhanë mendime konstruktive dhe në fund, me miratimin e të gjithë anëtarëve të kryesisë së KMPGJSH u aprovuan të gjitha komisionet-grupet punuese.

Ndër të tjera nënkryetarja, Donika Zonja, ishte e zëshme që sa më parë të fillohet me hapjen e klasave dhe sqarimin e pagës së mësimdhënësve, ku ndër të tjera u tha se presin të hapen diku mbi shtatë klasa në Mynih, dy në Holzkirchen, dy në Landshut, ku dhe janë në proces të hapjes në Passau dhe Ingolstat. Mëtej u raportua se të hënën do të fillon mësimin edhe klasa në Bad Aibling, kurse klasa funksionale kemi në: Dotingen, Landau, Rosenheim, Kolbermor e Haping.
Në këtë debat shumë të rëndësishëm u inkuadruan dhe: nënkryetari Tefik Jaha, arkatari Agron Ibrahimi, si dhe anëtarët tjerë: Jonuz Veliqi, Anila Xhani, Xhevahire Sylejmani, Sahit Bejta, Nerxhivane Qorolli, Valbona Roqi dhe Fadil Lumi dhe zëdhënësja Lorita Ismaili. Ndërsa Lorita Ismaili u ndal te pika e katërtë, që kishte të bënte më tepër te informacioni, se si duhet të veprojnë mësimdhënësit dhe K. Prindërve, ku kërkoi që te pjesa e përcaktimit në korikulë, te cikli i tret të mos jetë vetëm deri në klasën e nëntë po të shkohet tutje deri te klasa e dymbëdhjetë.
Në debat u cek edhe një pikë tjetër, që kishte të bënte me parashkollorët, me arsye që ata të mos jenë pjesë e klasave të rregullta, me që nga përvoja e disa mësueseve është e vështirë të zhvillohet ora e mësimit në pranin e parashkollorëve, natyrisht të cilët nuk e posedojnë nivelin e njohurisë sikur nxënësit tjerë.
Mbledhja përfundoi me këtë qëndrim: të gjitha komisionet, që nga pranimi i detyrave, të fillojnë detyrën me përgjegjësi dhe të raportojnë kryesinë e KMPGJSH për çdo punë dhe veprim të tyre. Ndërsa raportet e komisioneve të jenë të gatshme çdo tre muaj dhe transparente në faqen zyrtare të KMPGJSH (Zëdhënësja: Lorita Ismaili).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura