(KK I LPK-së, Maj 2012) – Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon. Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti.
Këshilli Kommbëtar i LPK-së – Deklaratë politike
Në takimin e radhës, Këshilli Kombëtar, analizoi situatën politike në trojet shqiptare dhe erdhi në konstatim:
• Terrorizmi shetëror sllavo serbo-maqedon, është duke thurrur komplote kundër çështjes së pasgjidhur shqiptare në ballkan.
• Ata duke sajuar konspiracione po përpiqen për ta komprimituar popullin shqiptar.
• Disa qindra kadet të shkolluar në Akademitë ushtarake të ish -RSFJ, me prejardhje nga shtetet e ish-Lëvizjes së mosinkuadrimit, të mbështetur nga Beogradi dhe Shkupi, po përgatiten për të përgjakur edhe njëherë Ballkanin.
• Vrasja makabre e pesë të rinjëve tek liqeni në Smillkovcë afër Shkupit, është vepër konspirative e Beogradit dhe Shkupit.
• “Rreshtimi” i Beogradit dhe Shkupit në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, duke i akuzuar shqiptarët për islamist radikal përmes inskenimeve konspirative është e patolerushme.
• Shqipëtarët në Ballkan, me tri fe, janë shembull më i mirë për tolerancë fetare.
• Cështja e pa zgjidhur shqiptare, nuk ështe çështje fetare, por çështje kombëtare e një populli të lashtë Ilir.
• Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon.
• Përkundrazi LPK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe koncepteve demokratike perëndimore.
• Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti.
Këshilli Kommbëtar i LPK-së
Shkup, 13 Maj 2012
Postime të Lidhura
DR.ABDULLA MEHMETI: FAKTE KUNDËR PROPOZIMEVE TË PADREJTA PËR NDRYSHIMIN E EMRIT KUSHTETUES TË MAQEDONISË
Tetovë, 18 shkurt 2018: (E vërteta është e shenjtë, prandaj duhet ta mbrojmë si sytë e ballit, që…
DR.NEXHAT ÇOÇAJ: TË VENDOSET SHTATORJA E SKËNDERBEUT NË SHADËRVAN TË PRIZRENIT
Prizren, 14 korrik 2018: (Propozim me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut) – Në vitin 2018,…
NATA E KRISTALTË
NATA E KRISTALTË Nga Xhelal Zejneli, Shkup 9 shtator 2021 Në vitet ’30 të shekullit XX shumë hebrenj…
SHEMSIJE ELSHANI: EGOIZMI ËSHTË SËMUNDJE – JO VLERË!
Bernn, 10. 04. 2016: Njëri prej instikteve më të fuqishme të njeriut, është ai i vetëmbrojtjes. Vetëm një…