PËRPARIM DEMI: QAFTRASHËT E DEMOKRACISË

Bukuresht, 18. 06. 2014 – Përcaktuesi “ i/e trash” ka shumë përdorime në zhargonin e gjuhës sonë. Përveç qafës ka dhe pjesë të tjera të trupit të njeriut që ngjyrosen me të: kokëtrash, trutrashë, veshtrash etj. Të kesh qafën e trash nuk do të thotë se ajo mban patjetër një kokë të madhe, pasi mund të gjesh qaftrash dhe të ketë kokën e vogël sipër. Bile mund mos ketë kokë fare dhe vëndin e saj ta luaj rolin vetë qafa e trashë. Diku kam parë një qafë pa kokë, e cila ligjëronte për bukuri para mikrofonit. Me fjalë të tjera përdorimi i termit të qafës së trashë është domethënës dhe i shumllojshëm, sidomos në fushën e politikës aktuale, sipas variantit, gjë që varet shumë nga konteksti ku përdoret dhe nga përfaqsuesi që e përdor.
Desha të theksoi që në fillim se sipas meje, qafa s’ka fare implikim në këtë mes, ajo është e pafajshme. Ajo si pjesë e trupit ka vetëm një rol, të mbaj kokën mbi supe. Nuk e zgjodhi ajo vëndin që ka poshtë kokës. Megjithatë ky pozicion i saj nuk mund të anash kalohet pa u vënë re. Ndodh shpesh që njerëzit shpesh shfrejnë dufin ndaj pjesëve të pafajshme të trupit (në rastin konkret qafa), duke i shëmtuar imazhin edhe kur nuk është vëndi fare, pasi në të vërtet inatin e kanë me kokën që mban qafa respektive. Kështu u bihet nganjëherë dhe duarve në qafë, kur i drejtohemi dikujt me shprehjen “duar-tharë”, po kështu mund të përmënd dhe pjesë të tjera: “këmbë-shtremb”, “sy-dac”, vesh-derr”, “bark-derr”, “hund-derr” etj.

Epitetet më të shumta kuptohet i rreferohen kokës, pasi ajo e meriton këtë lluks. Për mendimin tim ajo i meriton të gjitha, si i thonë llafit: koka bën koka pëson. Presupozohet se sjelljet e njëriut vijnë prej kokës, më sakt prej ç’ka mban ajo brënda – trurit. Prandaj duke qënë se akuzohet herë me të drejtë e herë pa të drejtë, në situate të ndryshme dhe në çdo rast do e marrë se s’bën një nofkë. Kam dëgjuar gjithfarë lloj fantazish në zgjedhjen e nofkave që i vihen kokës: “kokë-qyp”, “kokë-dru”, “kokë-bosh”, “kokë-shkëmb”, “kokë-qoshe”, “kokë-derr”, “kokë-thumb”, e kështu me rradhë gjen lloj lloj, sipas krahinës apo qytetit ku aplikohen. Shpesh ndodh që prindërit, këto shprehje ja thonë fëmijve të padëgjuar dhe më tej femijët i përdorin midis tyre, kuptohet pa kontekstin në të cilin ata i kanë dëgjuar fillimisht nga prindërit e tyre. Aq shumë janë përhapur këto lloj emërtimesh sa në mjaft raste përdoren dhe për humor mes shokësh. Po tu shtosh këtyre dhe përdorimin e fyerjeve me sens seksual (mjaft të përhapura kohët e fundit), por që lidhen po me kokën, atëhere besoj se ky lloj vokabulari, mbush gati 80 % të manualit të gjuhës shqipe në përdorimin e përditëshëm sot. Meqënë se ky fenomen u shtri dhe në masmedia, TV, estrada, skeçe humoristike, në parlament apo në mbledhjet e qeverisë, atëhere mund ta konsiderojmë që ky zhargon po na e zëvëndëson gjuhën shqipe, të pastër dikur. Ai përdoret pa teklif në publik, pa e vrarë mëndjen kush për pasojat e tij dhe impaktin në shoqëri.
Të kthehemi tek titulli i shkrimit. Meqë peshku qelbet nga koka, dhe në shoqërinë shqipetare deformimet gjuhësore filluan nga ata që e drejtojnë shoqërinë tonë “demokratike”.
Pak histori: Degradimi i gjuhës filloi në ditët e përmbysjes historike të vendosjes së pluralizmit, nëpër ato mitingje, ku personazhe të ndryshëm (oratorë) mbulonin paaftësinë, injorancën e tyre me përdorimin e një zhargoni të ulët suburban. Kështu ata shpalleshin si kundërshtarë të regjimit duke e sharë atë dhe askujt nuk i shkoi mëndja se duhej të sillnin argumente dhe ti ofronin popullit një perspektive të qartë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror (këtu hyn patjetër dhe kultura). Maksimumin e tyre e arritën me shprehjen “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Të shkretët s’kishin as haberin se çfarë ishte ajo. Mesa duket (ky është opinion im) ne dhe sot, pas 25 vjetësh, ende se kemi të qartë ekzakt këtë, se çfarë fshihej pas këtij slogani aq të përhapur atëhere, i cili për nostalgji përmëndet dhe sot e këaj dite nëpër fushata. Kuptohet, kushdo që nuk ka se me se ta mbushi fjalimet e tij, nxjerr nga arkiva këtë slogan të zverdhur nga koha. Nga ana tjetër, tashmë e dimë se Europa nuk paskish qënë siç e dinim ne atëhere, ajo qënka e madhe dhe e larmishme, jo të gjithë janë njëlloj atje brënda. Pra nuk duhet marrë derri në thes. Nëse duam të zgjedhim një vënd si model për ta imituar, duhet të gërmojmë pak më tepër. Në Europë është dhe Greqia (e cila na premton se do na fusi në BE). Unë kurrë s’do e desha Shqipërinë si Greqia. Nesër në Europë do futet dhe Sërbia, si tja bëjmë hallit?
Kështu ata që morrën bajrakun e demokracisë atëhere, pasi e shanë mirë e mirë regjimin e vjetër (sa për sy e faqe, para turmës së eksituar), filluan luftën rivale për pushtet mes tyre. Fjalori i gjuhës shqipe filloi të pasurohej me shpejtësi. S’po e vazhdoj ta përshkruaj këtë periudhë tranzicioni (nga gjuha shqipe zyrtare në zhargon rrugësh të zyrtarizuar) pasi që të gjithë jemi dëshimtarë të këtij evolucioni “demokratik”. Besoj se është vendi të propozojmë, që instituti i gjuhësisë (nëse është gjallë akoma) të heqi dorë nga studimi i folklorit shqipetar dhe të fillojë të studiojë gjuhën e re parlamentare, apo qeveritare. Tani që vëndi ynë do bëhet kandidat, jam i sigurt se Brukseli nuk do ja kursej parat për projekte të tilla me vlerë europiane, për deformimin e përshkallzuar të gjuhës shqipe. Kjo do i përshtatet shumë orientimit globalist dhe perspektivës tonë. Pra a do bëhemi ne si gjithë Europa? Këtu më rri, kur do bëhemi? Një mëndje më thotë se deri atëhere do e kemi haruar fare shqipen tone, që na mësuan prindërit tanë. Humbje kolaterale thonë amerikanët. Ama ndërkohë do kemi mësuar greqisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht dhe mbi të gjitha anglisht. Kuptohet se nga shqipja sigurisht që nuk do heqim dorë fare, edhe sikur të duam nuk do e harojmë dot komplet, pasi sharjet që përdorin qafë-trashët e demokracisë sonë origjinale do i dëgjojmë përditë, kujdeset masmedia jonë për këtë pikë.
E kur të hyjmë në BE, e imagjinoj se si do fillojë një séancë plenare në kuvënd. I pari flet kryetari, qaf-trashi që hap mbljedhjen. Nga vëndi disa qaf-trashë të opozitës i thonë “fack you, morr kokë-m…”. Më tej dihet si vazhdon.
Kështu na i ka mbledh kënga popullore këta qaftrashët e Shqipërisë rreth zjarrit (rreth garumbllit të parave). Si në atë këngën e vjetër që këndonim dikur: lej të vdes Shqiperia, të na rroj Partia. Nejse, diçka e ngjashme me këtë, s’ja mbaj mënd mirë teksin si e këndonim atëhere, pasi ka kohë që se kam dëgjuar, që kur kam ikur prej andej në fakt. Do e kisha haruar fare, po erdhi një qaftrash i jonë këtej para ca kohësh dhe mu kujtua menjëherë. Plus kanë lënë një të vogël këtu për nishan. Ai i shkreti e ka qafën e hollë, se di pse i thonë qaftrash, besoj nga inati. Po ke parë ti që atij i pëlqen. Shejtani, qafën sa një gisht dhe hiqet si qaftrash. Si duket do me ja ndjell vetes, që ti trashet qafa kur të kthehet nga ka ardh. Më vjen ti them nganjëherë: morr kok-m…, nuk trashet qafa vet, se do ti. Ka zanat kjo punë. Plus duhet të kesh “cohones” (spanjisht), “dei testicoli” (italisht), “the balls” (anglisht),” testiko” (esperando), “Hoden” (gjermanisht), “яичко” (rusisht), “haya” (turqisht), “teelbal” (hollandeze), “çiv” (mongoleze), “isende “ (zulu), “trứng dáI” (vietnameze), për të apasionuarit po e jap dhe në kinezçe “睾丸”( Gāowán).
Varianti në vietnamezçe më pëlqeu fort, e rekomandoj për përdorim. Po s’ju pëlqeu mund ta përdorni me variantin zulu bashkë. Pra qafholli që të bëhet qaftrash i duhen isende-trứng dáI.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura