(KK I LPK-së, Maj 2012) – Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon. Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti.
Këshilli Kommbëtar i LPK-së – Deklaratë politike
Në takimin e radhës, Këshilli Kombëtar, analizoi situatën politike në trojet shqiptare dhe erdhi në konstatim:
• Terrorizmi shetëror sllavo serbo-maqedon, është duke thurrur komplote kundër çështjes së pasgjidhur shqiptare në ballkan.
• Ata duke sajuar konspiracione po përpiqen për ta komprimituar popullin shqiptar.
• Disa qindra kadet të shkolluar në Akademitë ushtarake të ish -RSFJ, me prejardhje nga shtetet e ish-Lëvizjes së mosinkuadrimit, të mbështetur nga Beogradi dhe Shkupi, po përgatiten për të përgjakur edhe njëherë Ballkanin.
• Vrasja makabre e pesë të rinjëve tek liqeni në Smillkovcë afër Shkupit, është vepër konspirative e Beogradit dhe Shkupit.
• “Rreshtimi” i Beogradit dhe Shkupit në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, duke i akuzuar shqiptarët për islamist radikal përmes inskenimeve konspirative është e patolerushme.
• Shqipëtarët në Ballkan, me tri fe, janë shembull më i mirë për tolerancë fetare.
• Cështja e pa zgjidhur shqiptare, nuk ështe çështje fetare, por çështje kombëtare e një populli të lashtë Ilir.
• Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon.
• Përkundrazi LPK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe koncepteve demokratike perëndimore.
• Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti.
Këshilli Kommbëtar i LPK-së
Shkup, 13 Maj 2012
Postime të Lidhura
DR.JAKUP KRASNIQI: KRIMINELI DIKOVIQ SHKON NË VENDIN E KRIMIT!
Prishtinë, 23. 11. 2105: – Kush është Dikoviqi? – Dikoviqi ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar të…
OFENSIVA E RE DIPLOMATIKE: ME KOSOVËN KUNDËR PUTINIT?
OFENSIVA E RE DIPLOMATIKE: ME KOSOVËN KUNDËR PUTINIT? Çfarë marrëveshjeje po ofrojnë Franca e Gjermania, që po përkrahen…
DR.ABDULLA MEHMETI: STRATEGJIA E TKURRJES SË HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAQEDONI!
Tetovë, 12 tetor 2017: Pjesëmarrja e LSDM me kandidatë të saj për kryetarë të komunave me shumicë dërmuese…
FATMIR BRAJSHORI: DEMONSTRATAT E VITIT 1981 (2)
Cyrih, 13 mars 2017: (E RASTIN E 25 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 19819 -Megjithëse herë pas herë…