Nga Xhafer Durmishi – Skenderi
30. DY(2)-shet E VËRTETUARA NGA JUSUF GËRVALLA
GJATË PERIUDHËS – JANAR 1980 – JANAR 1982
Nga diskutimi për temën të cilën jemi duke e shtjelluar po i konkretizoj me disa skema të thjeshta që e lehtësojnë pamjen, dhe e lehtësojnë demaskimin e djallëzive, e bëjnë shumë të tejdukshëm planin e djallëzive.
Ibrahim Kelmendi e ndonjë tjetër, janë munduar me të gjitha gënjeshtrat për të krijuar e mbjellë iluzionin se ka ekzistue TRESHI:
Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka-Ibrahim Kelmendi
Se ky tresh ka vepruar në Evropë dhe ka kryer punë të përbashkët e të organizuar me variacione, në periudhën
Janar 1980 —- Janar 1982
Kjo është një gënjeshtër dhe një iluzion për njerëzit që nuk duan të lodhen për me mendua.
-Treshi i lartpërmendur, në periudhën Janar 1980-Janar 1982, nuk ka ekzistua as për një sekondë të vetme.
-Në periudhën Janar 1980-Janar 1981, (me ndërprerje të gjata) mund të thuhet se ka ekzistua vetëm dhe vetëm DY-shi:
Jusuf-Ibrahim
1=============05/06============12/1980-1/1981=== ∞
Pamja grafike e raportit Jusuf Gërvalla-Ibrahim Kelmendi
Nga paraqitja grafike e mësipërme lehtësohet kuptimi i raporteve/ndihmës së Jusufit për Ibrahim Kelmendin dhe ndërprerjes së ndihmës e bashkëpunimit.
Ngjyra e gjelbër (gjysma e dytë e janarit-maj 1980 dhe gjysma e dytë e dhjetorit 1980-gjysma e parë e janarit 1981) paraqet kohën kur Jusufi i ndihmon Ibrahimit.
Ngjyra e kuqe (qershor 1980-gjysma e parë e dhjetorit 1980 dhe gjysma e dytë e janarit 1981- pakufi ∞) paraqet kohën kur ndihma e bashkëpunimi i Jusufit me Ibrahimin nuk ekziston.
Për konstruktimin e kësaj pamje grafike jam bazuar në një letër të Ibrahim Kelmendit dërguar Hysen Gegës më 4 qershor 1980, RAPORTIN e Jusufit për LNÇKVSHJ më 31 korrik 1981, kohën time pran Jusufit dhe letrat e deklaratat e Suzana Gërvallës.
Gjatë kësaj periudhe nuk ekziston asnjë fjalë e vetme se Kadri Zeka apo OMLK kanë pasur ndonjë ndikim a veprim me këtë DY-sh: JG-IK.
Në janar 1981, si pasojë e dërgimit të Hysen Gegës me Sadik Blakajn, nga ana e IK,
DY-shi; Lidhja
Jusuf-Ibrahim
prishet për t’u mos u ndrequr kurrë, prishet përjetësisht.
Në prill 1981 kemi fakte me shkrim, të publikuara, të Jusufit se krijohet lidhja e DY-shi:
Jusuf G-Kadri Z.
Ky DY-sh krijohet dhe prishet pa asnjë lidhje të vetme dhe ndikim të Ibrahim Kelmendit.
Kjo lidhje; Jusuf-Kadri, krijohet (në bazë të fakteve) në prill 1981 dhe prishet më 17 tetor 1981 në Frankfurt.
Prill 1981==================================17-10-1981==== ∞
Grafiku i ndihmës së Jusufit për OMLK dhe i bashkëpunimit me Kadri Zekën.
Më 17 tetor 1981 lidhja Jusuf-Kadri prishet përjetësisht për të mos u ndrequr kurrë.
Prej krijimit të lidhjes Jusuf-Kadri, deri më 17 tetor 1981, Jusufi në mënyrën më të pakursyer e ndihmon OMLK, duke e pasur për bazë idenë e tij se me këtë po i kontribuon një bashkimi që do të bëhej më vonë.
Për Jusufin gjatë kësaj periudhe (prill-17 tetor 1981) të punës së organizuar ekziston vetëm NJË LIDHJE, lidhja DY-she: Jusuf-Kadri, pa asnjë lidhje të vetme, pa asnjë koordinim, pa asnjë konsultim dhe informim me Ibrahim Kelmendin.
Jusufi kurrë nuk merr leje dhe nuk e informon IK për asnjë punë të vetme që ai e bënë për OMLK-në.
Për Kadri Zekën puna qëndron më ndryshe. Hydajet Hyseni ka vendos kontakte me Ibrahim Kelmendin, sipas shkrimeve të Ibrahimit qysh në fund të vjeshtës së vitit 1979.
Fund-Vjeshtë 1979===============================∞
Grafiku që përmban; kontaktet, unitetin në mendime dhe bashkimin e OMLK me FKP
Ibrahim Kelmendi: ”Në fund të vjeshtës 1979 befasohem nga vizita e diplomatëve Simon Qirici e Sazan Beu. (…)
Nuk më kujtohet saktësisht, nëse Hydajet Hyseni i OMLK-së me befasoi me vizitë para apo prapa diplomatëve. Ai erdhi drejtë e në dhomë. Me përshëndeti duke më mashtruar se kisha përshëndetje nga Vëllau Zenel. Nuk prezantoi identitetin e tij, si delirant që ishte! Pat kërkuar të bënim bisedë me rëndësi, mundësisht në dhomë të ndonjë shoku, sepse dhoma ime përgjohej, siç më tha ai. Imitonte misionarin komunist Ali Kelmendi apo ndonjë të ngjashëm. Më mbajti ligjeratë, duke ma përkthel sedrën me lavdërime për kontributin tim revolucionar. ” (Pseudoenverizmi kosovar)”
Për ne në këtë pikë paraqet rëndësi koha: Janar 1981 – Janar 1982.
Për Kadri Zekën, në periudhën
Prill 1981-17 tetor 1981,
Ekzistojnë DY lidhje-DY-she (të pavaruara);
1.Lidhja Kadri-Jusuf dhe
2.Lidhja Kadri-Ibrahim
Lidhje që janë 100% të pamvaruna prej njëra tjetrës.
Jusufi nuk interesohet kurrë të dij nga afër se çfarë raportesh të brendshme mund të ketë Kadri Zeka me Ibrahim Kelmendin.
Nuk ka asnjë fjalë të vetme se KZ e informon Jusufin për ndonjë çështje që ka të bëjë me IK.
Kadri Zeka nuk e informon I.K. për asnjë punë që JG e bënë për OMLK-në në periudhën prill 1981-17 tetor 1981.
Është e qartë se OMLK në këtë periudhë (prill-tetor 1981) ka jashtëzakonisht më shumë dobi prej Lidhjes me Jusufin se sa prej Lidhjes me IK.
Prej momentit të prishjes së përjetshme të Lidhjes Kadri – Jusuf, më 17 tetor 1981, përnjëherë, automatikisht për OMLK-në Lidhja Kadri – Ibrahim kalon në plan të parë, merr një rëndësi që nuk e ka pasur më herët. OMLK-ja humbjen e Jusufit mundohet me e kompenzua me forcimin e Lidhjes Kadri-Ibrahim.
Kjo Lidhje, organizativisht i paraqitet Jusufit më 17 tetor 1981, si e kryer, si bashkim i KZ (OMLK) me IK (Frontin e K.). Ky bashkim është bërë para 17 tetorit 1981.
Kulmi i kësaj afërsie e i këtij bashkimi është java e Kadri Zekës në Duseldorf nga 12 janar-16 janar 1982.
Nga kjo që u paraqitë dhe që është dokumentuar
-në imtësi nga ana e Jusufit,
-u vërtetua se në Evropë,
-për asnjë sekondë të vetme nuk ka ekzistua
njëkohësisht një TRE-sh organizativ me emrat
-Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi.
Në bazë të letrave të Jusufit,
-Ky TRE-sh formlisht nuk ka ekzistua
1-me qëllim të bashkëpunimit,
sepse kemi bashkëpunime të ndara;
-bashkëpunim të Jusufit vetëm përmes Kadri Zekës
(gjatë vitit 1981)- me Ibrahim Kelmendin
2-me qëllim të bashkimit,
-sepse kemi bisedime të ndara për bashkim.
Lëvizja nacionalçlirimtare-LNÇKVSHJ zhvillon,
-bisedime për bashkim vetëm me OMLK të cilat dështojnë, ku qëndrimet e Jusufit ndaj Frontit të Kuq Popullor e Ibrahim Kelmendit janë të njohura, të hapura.
Taktika e OMLK-së dhe Kadri Zekës është
-të zhvilloj vetëm bisedime të ndara,
-dypalëshe, sekrete, me Ibrahim Kelmendin–Frontin e Kuq Popullor,
-pa ia dhënë asnjë informatë të vetme Jusufit në këtë drejtim,
-të zhvilloj vetëm bisedime të ndara,
-dypalëshe, sekrete, me LNÇKVSHJ
-pa ia dhënë asnjë informatë
të vetme Ibrahim Kelmendit në këtë drejtim,
Bisedimet e Kadri Zekës-OMLK-së me Ibrahim Kelmendin-FKP përfundojnë me sukses
-një kohë të mirë PARA takimit të Stambollit (të mesit të tetorit 1981,
në mes Kadri Zekës e Sabri Novosellës dhe Bardhosh Gërvallës),
Bisedimet e Kadri Zekës-OMLK-së me LNÇKVSHJ dështojnë.
Nga kjo që u paraqitë dhe që është dokumentuar në imtësi nga ana e Jusufit, u vërtetua se në Evropë, për asnjë sekondë të vetme nuk ka ekzistua njëkohësisht një TRE-sh organizativ me emrat Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi. Si rrjedhim i moskzistimit as në formë 1.bashkëpunuese e as në atë 2.bashkuese prej janari 1980-janar 1982, do të thotë nuk ka ekzistua dhe nuk është krijuar për asnjë sekondë as më 17 janar 1982.
Fjalë të shkruara nga Jusufi, që janë dhënë në këtë libër.
Shoku Shpend ka ardhur dhe është vendosur te ne.
Jam i kënaqur nga takimi me të.
21 korrik 1981
====================
- Jusuf Gërvalla (Sokoli), Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Bardhosh Gërvalla (Bardhi)
Dje mora dy letra në një zarf ë mbante datën e nisjes 23. 07.
Njëra ishte për mua, e tjetra e përbashkët, për mua, Shpendin e Bardhin.
Menjëherë pas dite me Bardhin shkuam te Shpendi dhe i lexuam bashkë të dy letrat.
Leximi i letrave të tua nga unë, Shpendi e Bardhi,
u shndërrua në një takim të mbarë,
ku shqyrtuam në hollësi çështjet e shtruara prej teje,
sqaruam (unë e Bardhi-shën. ynë) Shpendin për disa hollësi të punëve (këtu) në të kaluarën,
dhe morëm disa vendime.
Që të TRE (unë, Shpendi e Bardhi-shën. ynë) jemi të mendimit se
„Zëri i Kosovës“ duhet të dalë sa më parë e sa më mirë
dhe për këtë jemi duke punuar sa po mundemi.
NE (unë, Shpendi e Bardhi-shën ynë) konstatuam së bashku që,
ndonëse deri më tash nuk është formuar këtu dega konkrete e Lëvizjes,
me komitetin e vet, veprimtaria është bërë si të kish qenë kjo degë.
sipas mendimit tonë (Sokolit, Shpendit e Bardhit–shën. ynë)
E përfundoj këtë letër, duke ju përcjellë të fala vëllazërore e revolucionare
ty e shokëve – nga Sokoli, Shpendi, Bardhi e shokët e tjerë këndej.
31 korrik 1981
==========
Për pjesën e tyre më të madhe, e unë, Shpendi e Besniku jemi të kënaqur.
Unë, Shpendi e Besniku,
-duke analizuar anët e mira dhe virtytet e këtij njeriu,
-kemi vendosur se do të kish qenë mirë ta bënim
-menjëherë anëtarë të Komitetit të degës së këtushme.
20 gusht 1980
====================
Është e tepërt të thuhet se
-do t’i çojmë në vend këshillat,
-sugjerimet dhe
-urdhrat që do të na vijnë nga ana juaj.
-Këtë mendim e kanë plotësisht edhe Shpendi e Besniku.
Pres propozime e sugjerime edhe për tema të tjera, me realizimin e të cilave do të rrekeshim unë, Shpendi e Besniku.
5 nëntor 1981
====================
Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit dhe timen në KQ. (KQ=Komitetin Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimtare -LNÇKVSHJ-shën. ynë)
14 janar 1982
====================
====================
Libra nga Xhafer Durmishi – Skenderi i Shtutgartit, për Rilindasit e Shtutgartit
01-26. Protesta e Aspirata – 2006
02-26. Lëvizja e Jusuf Gërvallës-2011
03-26. Zëri i popullit dhe Zëri i Jusuf Gërvallës-2011
04-26. Të fala s’po na çojnë asnjëherë-2011
05-26. Nuk pyesin për çmimin e lirisë-2012
06-26. Pa taktizime-2012
07-26. Në rrethin e Shtutgartit-2012
08-26. Fakte për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës-2012
09-26. Luga dhe Lugina-2012
10-26. Filharmonia e Jusuf Gërvallës-2013
11-26. Shokët dhe Jusuf Gërvalla-2013
12-26. Fjalori i Lëvizjes së Jusuf Gërvallës-2013
13-26. Argatët agresiv-2013
14-26. Pa trazime-2013
15-26. Skena-2013
16-26. Emër që u bë traditë-2013
17-26. Jusuf Gërvalla dhe Liria-2013
18-26. Testamenti-2013
19-26. Ilustrime-2014
20-26. Vepra e Jusuf Gërvallës-2014
21-26. Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit-2019
22-26. Lufta për liri në letrat e Jusuf Gërvallës, janar 1980-janar 1982, 2024
23-26. Letra të zgjedhura 1994-2024
24-26. Qendra Jusuf Gërvalla-2023
25-26. Forma të Lëvizjes së Jusuf Gërvallës I-2023
26-26. Forma të Lëvizjes së Jusuf Gërvallës II-2023
Jusuf Gërvalla: “Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Skenderit-shën im) dhe timen në Komitetin Qendror.” (14 janar 1981)
Shaban Muharremi: ”Xhafer Durmishi është vlerë dhe krenari kombëtare e veçantë, është yll që do t’u shndris brezave! Edhe 26 veprat e tij për ngjarjet në Shtutgart dhe më gjerë, janë dëshmi e pakontestuar dhe e pastër si loti që ai po ia le historisë tonë. Personaliteti i tij kalon baladën për Gjergj Elez Alinë, ndërsa pena e tij, është penë e Marin Barletit të kohës moderne.”
_______________
Shënime për autorin
Xhafer Durmishi-Skenderi ka lindur në maj 1958 në fshatin Stanoc të poshtëm të komunës së Vushtrrisë. Nga arsimtarët e vetë të shkollës fillore angazhohet në organizatën “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi”. Në vitet 1977-1981 ka studiuar në Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë, në degën e Teknologjisë. Nga korriku 1981 gjendet pranë Vëllezërve Gërvalla në Shtutgart. Pas atentatit të 17 Janarit 1982, në mars 1982, falë dhuntive të natyrës, diturive dhe cilësive të ndërgjegjes e tij, me kërkesën e rrethit të Jusuf Gërvallës vazhdon redaktimin e asaj gazete që më parë e kishte redaktuar Jusuf Gërvalla. Fillimisht në redaktimin e plotë dhe në përgatitjen teknike të gazetës kryesore të Lëvizjes për Republikë punon gjer në mars 1983. Pas një qëndrimi prej 100 ditësh në Paris, në korrik 1984 vendoset në Suedi. Në korrik 1985 shërbimet e tij për çështjen apo në emër të çështjes shqiptare, nga rrethi që i kishte qëndruar afër, nuk konsiderohen të nevojshme dhe lirohet nga detyrimet e obligimet e organizuara politike. Vepra e tij pas vitit 1985 e ka bazën në detyrimet e ndërgjegjes. Është përkthyesi i parë i autorizuar për përkthime në mes suedishtes e shqipes. Merret me përkthime. Është njohës i tetëmbëdhjetë gjuhëve të huaja.
=========
XHAFER DURMISHI-SKENDERI – Mars 2024
(F U N D)
© Pashtriku.org
***********************
Kthehu në fillim të librit:
LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS, Janar 1980 – Janar 1982 (I)
Nga Xhafer Durmishi – Skenderi