LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS, Janar 1980 – Janar 1982 (I)

LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS

Janar 1980 – Janar 1982 (I)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi, 17 mars 2024

   Ky libër përmban analizat e letrave të Jusuf Gërvallës, si ideologu dhe drejtuesi i Lëvizjes Nacionalçlirimtare – LNÇKVSHJ. Por me këtë rast dua të potencoj se librin QENDRA Jusuf Gërvalla (Janar 2023), e konsideroj librin tim të fundit, fjalën time të fundit gjer më tani, dhe të cilin do ta ribotoj me disa plotësime të rëndësishme që më kanë ardhur gjatë viteve 2023 e 2024.

   Argumentet që kam paraqitur në të gjithë librat më duken shumë solide dhe janë treguar solide sidomos prej vitit 2006 e gjer më sot. Për çështje të shtjelluara që 100% kanë marrë përgjigjen e tyre, nuk inkuadrohem në debate e tema të internetit që hapin personat e ndryshëm, dhe nuk ndiej asnjë obligim t’u përgjigjem provokatorëve të ndryshëm.

   Personave të cilët, pos të tjerëve, e kanë përcjellur punën time më parë nga afër, dhe çështjeve të reja që dalin, e që nuk janë trajtuar më parë, ju kam përgjegj, dhe në bazë të njohurive të mia e respektit për lexuesit do t’u përgjigjem gjithë jetën.

   Shkaku pse nuk u përgjigjem temave të shtjelluara dhe përfundimisht të zgjedhura është se në asnjë mënyrë nuk pranoj t’i devalvoj argumentet në libra, prej të parit e deri në të fundit, prej fillimit e deri në kapitujt e fundit të librit QENDRA Jusuf Gërvalla.

   Unë nuk pranoj në asnjë mënyrë që të provoj që argumentet e më se 50 librave për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës t’i reduktoj në 15 fjali, për t’ia plotësuar teket ndonjë provokatori që ndien nevojë me u argëtua një pasdite a mbrëmje.

   Këtë libër nuk e kam pasur të planifikuar, pasi këto analiza të letrave të Jusuf Gërvallës i kam pasur gati në thelb dhe i kam përdor gjatë shkrimit të librave tjerë. Por disa shokë që i kanë parë këto shënime dhe metodologjinë time, kanë insistuar t’i sistemoj e përmbledhi, sepse lexuesit kanë nevojë për këto sqarime, duke më thënë, se këto sqarime shumë herë nuk janë aq të vetëkuptueshme sa të duken ty.

   Në këtë përmbledhje gjenden 29 letra. Faridin Tafallari i ka botuar për herë të parë 27 letra, ndërsa 2 letra i kam marrë nga faqja pashtriku.org gjatë këtij viti.

   Letrat i kanë dy karakteristika.

   Një grup kanë të bëjnë vetëm me Lëvizjen Nacionalçlirimtare – LNÇKVSHJ dhe çështje të saj të brendshme. Ky grup letrash nuk ka qenë e nevojshme të analizohen dhe unë shpesh për këtë pjesë jam mjaftuar me nënvizime.

   Grupi tjetër është ai ku bëhet fjalët për Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe raportet me organizata dhe persona të organizatave tjera. Këtë grup e kam analizuar në hollësi.

   Vendosja e numrave në letrat e Jusufit (copëtimi i tekstit) është bërë prej meje me qëllim të lehtësimit të analizave. Ka raste ku vetë Jusufi në disa letra i rendit disa çështje në formë numerike. Në ato raste unë tregoj se cila është renditja ime dhe cila e Jusufit.

   Të gjitha nënvizimet janë të miat. Titujt e kapitujve (1-30) janë të caktuar prej meje.

   Të gjitha fjalët e Jusufit dhe citatet e të tjerëve janë vetëm e vetëm me germa të shtypit.

   Të gjitha fjalët e mia janë vetëm dhe vetëm me shkronja kursive.

   Nëse mbahet mend ky princip, ky dallim, leximi dha dallimi i atyre që flasin është i lehtë.

1. Letër për Ibrahim Kelmendin, fillim viti 1980

2. Letër për Nazmi Selmanajn, prill 1980

3. Letër Enver Hoxhës, prill 1980

4. Letër Enver Hoxhës, 19 gusht 1980

5. Nanë e dashtun!

6. Letër për Ibrahim Kelmendin, tetor 1980

7. Letër për Nuhi Sylejmanin, janar 1981

8. Letër për Nuhi Sylejmanin, kah fundi i janarit 1981

9. Letër për Nuhi Sylejmanin, 10 shkurt 1981

10. Letër për Nuhi Sylejmanin, mesi i marsit 1981

11. Letër e Bardhoshit për Nijazi Strajën, 4 prill 1981

12. Letër për Sabri Novosellën, 14 prill 1981

13. Letër për Sabri Novosellën, 13 maj 1981

14. Letër për Faridin Tafallarin, verë 1981

15. Letër për Faridin Tafallarin, verë 1981

16. Letër për Faridin Tafallarin, verë 1981

17. Letër Sabri Novosellës, 16 qershor 1981

18. Letër për Sabri Novosellën, 21 korrik 1981

19. Letër për Sabri Novosellën, 31 korrik 1981

20. Raport për degën Hasan Prishtina, 31 korrik 1981

21. Letër Sabri Novosellës, 20 gusht 1981

22. Letër për Sabri Novosellën, 5 nëntor 1981

23. Letër për Sabri Novosellën, 14 nëntor 1981

24. Letër për Sabri Novosellën, 16 nëntor 1981

25. Letër për Kadri Zekën, 7 dhjetor 1981

26. Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982

27. Letër Imer Baqajt në kampin Latina në Itali, 14 janar 1982

28. Letër për Ibrahim Kelmendin, 15 janar 1982

29. Letër Kadri Zekës, 15 janar 1982

30. DY (2)-shet E VËRTETUARA NGA JUSUF GËRVALLA

GJATË PERIUDHËS JANAR 1980-JANAR 1982

Sokoli-Shpendi-Bardhi

_________________

1. Letër për Ibrahim Kelmendin, nga fillim viti 1980

      14 ditë letrat rekomandë presin para se të kthehen

                        Ludwigsburg, RFGJ

                        (fillimviti 1980)

      I dashur shok,

      1.Letra me materialet që të pata dërguar

m’u kthye prapa,

-për shkak se

-e kisha pasur adresën gabim.

 Jusufi, i dërgon tri letra Ibrahim Kelmendit;

      2 letra më 1980

      0 letra më 1981

      1 letër më 1982

   Nga 3 letra, 2 prej tyre i kthehen prapë Jusufit. Letra e parë (që e kemi në shqyrtim) dhe letra e fundit, më 15 janar 1982. E shprehur në përqindje kjo do të thotë:

      -Nga letrat që Jusufi ia dërgon Ibrahim Kelmendit

      -67% i kthehen prapa.

   Është vështirë të besojmë se kjo është rastësi.

   Për kthimin e letrës së parë Jusufi e përmend adresën e gabuar.

   Për kthimin e letrës së fundit, të 15 janarit 1982, Ibrahim Kelmendi thotë se letra i është kthyer Familjes Gërvalla, sepse letra ka qenë rekomandë, e pasi ai nuk ka qenë në shtëpi, letra është kthyer.

    Është rregull e postave që letrat rekomandë nuk kthehen menjëherë, nëse i adresuari nuk është në shtëpi, por në atë rast në kutin e postës i epet njoftimi se e ka një letër rekomandë e cila në lokalet e postës pret të paktën 14 ditë.

   Ibrahim Kelmendi, si një shpifës por edhe vetë demaskues, ka shkruar se edhe letra e Jusufit dërguar Kadri Zekës më 15 janar 1982 ka qenë rekomandë.

   Si është e mundur që vetëm letra dërguar Ibrahim Kelmendit iu kthye dhe jo ajo dërguar Kadri Zekës, pasi as Kadri Zeka i vrarë, nuk ka pasur mundësi ta pranojë nga posta letrën rekomandë.

   Në bazë të ligjeve të logjikës, mund të themi, se, Jusufit, gjatë vitit 1980, i janë dhënë adresa të rrejshme nga Ibrahim Kelmendi, e kjo është reflektuar në kthime, si në letrën e parë (fillimviti 1980) ashtu edhe në të fundit – më 15 janar 1982.

   Dhe, u bë më mirë, sepse m’u dha rasti që njërin prej atyre materialeve, të fundmin, atë lidhur me “Zërin e popullit”, ta marr  edhe një herë në dorë dhe ta përpunoj më mirë. Tash, prej tij i bëra dy materiale (i dyti është ai që lidhet me deklaratat e Brezhnjevit), të cilat kur të vijë puna të botohen, të lutem t’i vësh pranë njëri tjetrit, për shkak të tematikës së tyre.

2.Jam mirënjohës që të bie ndër mend edhe të më shkruash letër.

    Nga fjalia e mësipërme rrjedhë se Ibrahim Kelmendi me iniciativën e tij fillon t’i shkruaj e të kërkoj kontakte me Jusufin, dhe jo Jusufi me te.

3.Unë sa për letra jam shumë dembel. Mirëpo, në letrën e fundit ti kërkon ndonjë mendim prej meje lidhur me vargjet që ke shkruar. Prandaj, më duhet të të përgjigjem patjetër.

      Kjo letër e Jusufit është përgjigje në kërkesën e I.K. për t’ia vlerësuar vargjet.

      S’ka dyshim se, sikur të mos kisha diktuar tek ti një shpirt që energjinë e vet mund ta zbrazë përsë mbari duke shkruar vargje (kjo është një nga mënyrat më fisnike të shfrytëzimit të energjisë së njeriut në përgjithësi), do t’i bija shkurt dhe të të thosha të mos lodhesh më. Po realiteti, fatbardhësisht, po flet ndryshe: me një përkushtim më të madh dhe me konsultim pak më të ngulmët edhe të teorisë së artit, për sa kam arritur unë të vërej, ti mund të na dhurosh vjersha shumë të qëlluara.

      Ja se, pse i zura ngoje angazhimin më të madh dhe konsultimin e teorisë.

4.Së pari, në art, gjatë procesit të krijimit, është e domosdoshme që, pos të tjerash, të kemi një besim të madh në vete dhe një bindje të fortë, një sugjestion se jemi duke bërë punë shumë fisnike.

   Ibrahim Kelmendi: ‘Obligimi im moral është që të testoj opinionin…’ (Gazeta Express, 11 mars 2007).  Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,… …edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman…’) (Republika, prill 2007

5.Më duket se te ti kemi diçka tjetër: një provë që, krahas punëve të tjera, të merresh edhe me diçka joserioze!

   Ibrahim  Kelmendi: “Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,… …edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman…”) (Salih Kabashi, Republika, Prill 2007

6.Ky është një mëkat ndaj artit dhe deri sa të mbash qëndrim të tillë ndaj tij, edhe ai do të mbajë qëndrim adekuat ndaj teje, do të të përbuzë, dhe kështu mendimi i vërtetë artistik kurrë nuk do të zhveshet i tëri përpara teje në gjithë bukurinë e vet të fuqishme.

   Ibrahim  Kelmendi: “Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,… …edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen roman…”) (Salih Kabashi, Republika, Prill 2007

      E dyta: mbi çdo varg tëndin vërehet influenca e madhe e poetëve tendenciozë revolucionarë, sidomos e atyre gjermanë, (shpresoj se tendencën artistike në këtë rast nuk e identifikon me tendencën e thjeshtë praktike.) Thjeshtësia dhe fuqia e vargut të poetëve si Brehti me shokë, do ta pranojnë edhe teoricienët më të përçudnuar, ka një funksion fisnik në jetë. Mirëpo, i pajisur me një subtilitet, ta zëmë agollian, dhe me një subtilitet e refleks kadarean, vargu i tillë, duhet ta pranojmë unë dhe ti, bëhet varg i vërtetë letrar dhe nuk humb asgjë nga tendenca për t’i shërbyer një populli a një epoke. Përkundrazi, ashtu  mishërohet edhe më shumë me njeriun, me indet e tij më të fshehta e më vitale, me asociacionet e tij më të pambërrijshme, dhe bëhet njëherë e përgjithmonë pasuri e njeriut.

      Konsultimin e teorisë së artit letrar ta sugjeroj edhe për një arsye të fortë: në vargun më subtil në botë mund të bëjë vend fjala më e vrazhdë në botë, pa i marrë gjë butësisë, veçse duke e shquar atë. Mirëpo, për ta arritur këtë gjë, duhet t’i kemi të qarta ligjet e kontekstit artistik, e me këto ligje nuk lindim por i mësojmë nga leximi dhe i absorbojmë bashkë me invencën jetësore e artistike.

      Më në fund, meqë nuk më doli kohë të prek gjësend  konkretisht në vjershat që më dërgove ti, këtë punë po e lëmë për herën tjetër.

Të fala të përzemërta,

      Jusufi

P.S.

    Ne të gjithë jemi mirë, dëshirojmë që edhe ti të jesh mirë, bashkë me shokët dhe dashamirët.

(VIJON)

© Pashtriku.org

——————————————-

LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS

Janar 1980 – Janar 1982 (II)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura