Më 22 shkurt 2021
Një parashikim!
Lumir Abdixhiku në vend të Isa Mustafës, Vjosa Osmani presidente!
https://www.facebook.com/share/p/1Tm2HrhH99
LUMIR ABDIXHIKU DO TË ZGJIDHET KRYETAR I LDK-së!
Nga Sheradin Berisha
Në korrik – gusht 2018 Alex Sorosi (djali i filantropit miliarder, George Soros) gjatë rrugëtimit të tij në Ballkan dhe takimeve në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, atë të Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Edi Rama… ka pasur takime “informative” edhe me deputetët e partive politike në Kuvendin të Kosovës.
Më 25 gusht 2018 Aleks Soros në llogarinë e tij në Instagram, ka publikuar një foto ku shihet me deputetët e Kuvendit të Kosovës, si Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun, Abelard Tahirin, Visar Ymerin e Korab Sejdiun. Deputetët e Kuvendit këtë takim nuk e kanë bërë publike dhe kjo në vetvete flet shumë …
“Faleminderit “kfos@opendsocietyfoundations” që ka sjellur së bashku një grup kaq impresionues të liderëve të ardhshëm”, ka shkruar A.Soros në instagram.
Aktualisht Vjosa Osmani si “lidere e ardhshme”, është në rrugë për t’u bërë presidente, ndërsa Lumir Adixhiku (duke e ditur ndikimin e madh që ka SOROS në politikën shqiptare) shumë shpejt (deri kah mesi i muajit mars) do të zgjidhet Kryetar i LDK-së!

——————
SHERADIN BERISHA: LUMIR ABDIXHIKU DO TË ZGJIDHET KRYETAR I LDK-së (MË 22 SHKURT 2021)!