SKËNDER SADRI KAPITI: BIZNESET FITIMPRURËSE TË POLITIKANËVE SHQIPTARË!

Durrës, 4 Qershor 2019: Në Shqipëri e Kosovë politika dhe korrupsioni e hajdutëria e saj janë “bizneset” fitimprurëse më të madha.
Sapo bëhesh politikanë e pushtetar, prokuror e gjyqtar superpasuria të vjen menjëherë, dhe papritur bëhesh milioner.
Si aktivitete pasurore fitimprurëse cudibërëse dhe magjike të politikës janë: pushteti, drejtësia, ligji,shteti, demokracia dhe patriotizmi pasi në emër të tyre, dhe duke i shfrytëzuar, vjedhur, korruptuar e keqpërdorur ato: politikanët shqiptarë bëjnë pasurinë duke vjedhur e grabitur me ligj e paligj, duke nxjerr në ankand paranë publike, tenderat, pasuritë kombëtare, ligjin, ryshfetin, korrupsionin, trafikimin e kultivimin e drogës, ligjin dhe drejtësinë, lejet e ndërtimit etj.
Ky ankand gjigand korrupsioni, krimi e vjedhjeje zhvillohet në mënyrë të tillë që fitues i pushtetit për deputet, kryetar bashkie e kuvendar del ai i cili paguan më shumë.
Të drejtën e kultivimit, manipulimit dhe të trafikimit të drogës e fiton ai i cili ka mbështetje te bosët e politikës, të pushtetit, të drejtësisë dhe të policise, me ta ndahen paratë e drogës pasi ata janë bashkëpronar të këtij aktiviteti.
Të drejtën për të mos paguar taksa dhe për të bërë kontrabandën e kanë politika, pushteti, dhe politikanët e pushtetarët e tyre dhe të atyre afër, pranë dhe rreth tyre, miqtë ,miqtë e miqve dhe familiarët e tyre.
Politikanët, pushteti dhe drejtësia me të drejtën për të bërë kthimin dhe kompensimin e pronave qytetarëve shqiptarë, ata marrin dhe shpërblehen njëlloj, sikur ata të ishin trashëgimtarë dhe sikur pronat që ua kthejnë shqiptarëve të ishin prona dhe të drejta pronësore edhe të tyre. Në këmbim të kthimit e kompensimit të pronave ishpronarëve dhe në këmbim të kompensimit ligjor të tyre, pushteti e politika u kërkon atyre pjesë nga pasuria e tyre.
Politika e pushteti ndërhyn dhe nxjerr në ankand privatizimet, investimet dhe tenderimet, ku specifika e këtij ankandi është kjo: ato fitohen nga ata të cilët parapaguajnë ryshfetin më të lartë te organizatorët e ankandit, fitojnë ata që u paguajnë më shumë politikanëve, pushtetarëve të lartë të cilët urdhërojnë komisionet formale shteterore se kë, dhe cilin ata duhet ta shpallin fitues të ankandeve.
Politika dhe politikanët shqiptarë edhe demokracinë, edhe patriotizmin, edhe shtetin i trajtojnë si të drejta pronësore e pasurore të tyre.
Institucionet e drejtësisë ,edhe ato funksionojnë si agjensi ankandi e shitblerjeje të ligjit dhe të të drejtave, ku edhe atje te drejten dhe ligjin e bëjnë ryshfeti, krimi gjyqësor dhe korrupsioni politiko-gjyqësor
Me demokracinë dhe me patriotizmin politika e politikanët shqiptarë spekulojnë dhe manipulojnë, mashtrojnë e gënjejnë me falsitete, me hipokrizira dhe me retorika publikun, sa për t’i marrë e rrëmbyer atij votën, besimin dhe pushtetin.
Ky realitet spjegohet edhe me faktin se duke qenë të tilla politika, pushteti, politikanët, pushtetarët dhe drejtësia në Kosovë e në Shqipëri, dhe vetëm pse ata gjithcka e trajtojnë si prona të tyre dhe si biznese fitimprurëse si: shetin, si politikën, si ligjin, si drejtësinë, si paranë e pasuritë publike, prandaj edhe në të dy shtete shqiptare nuk ka as zhvillim, as demokraci, as mirëqënie, as punë, as siguri dhe as shtet funksional ligjor.
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura