SHERADIN BERISHA: LUMIR ABDIXHIKU DO TË ZGJIDHET KRYETAR I LDK-së (MË 22 SHKURT 2021)!

Pashtriku, 14 mars 2021: Sot në Prishtinë u mbajt Kuvendi i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të Ri të partisë. Lumir Abdixhiku (me 190 vota nga 328 delegatë) u zgjodhë kryetar i Ri i LDK-së!
Për mua ky ishte një “vendim” i pritshëm, për faktin sepse qysh më 22 shkurt 2021 e kam parashikuar, zgjedhjen e z.Abdixhiku në krye të LDK-së!

Ju ftojë ta lexoni analizën time (nga arkivi i FB., më 22.02.2021):
***
Abdixhiku në vend të Mustafës!
LUMIR ABDIXHIKU DO TË ZGJIDHET KRYETAR I LDK-së!
Nga Sheradin Berisha

Në korrik – gusht 2018 Alex Sorosi (djali i filantropit miliarder, George Soros) gjatë rrugëtimit të tij në Ballkan dhe takimeve në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, atë të Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Edi Rama… ka pasur takime “informative” edhe me deputetët e partive politike në Kuvendin të Kosovës.
Më 25 gusht 2018 Aleks Soros në llogarinë e tij në Instagram, ka publikuar një foto ku shihet me deputetët e Kuvendit të Kosovës, si Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun, Abelard Tahirin, Visar Ymerin e Korab Sejdiun. Deputetët e Kuvendit këtë takim nuk e kanë bërë publike dhe kjo në vetvete flet shumë …
“Faleminderit “kfos@opendsocietyfoundations” që ka sjellur së bashku një grup kaq impresionues të liderëve të ardhshëm”, ka shkruar A.Soros në instagram.
Aktualisht Vjosa Osmani si “lidere e ardhshme”, është në rrugë për t’u bërë presidente, ndërsa Lumir Adixhiku (duke e ditur ndikimin e madh që ka SOROS në politikën shqiptare) shumë shpejt (deri kah mesi i muajit mars) do të zgjidhet Kryetar i LDK-së!
—————————-
Nga arkivi i FB, më 22 shkurt 2021
Abdixhiku në vend të Mustafës!
LUMIR ABDIXHIKU DO TË ZGJIDHET KRYETAR I LDK-së!
/ Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218534837018578&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura