MAGNETIZIMI I TRUPIT NGA VAKSINAT MODERNA
Japonia urdhëroi ndalimin e përdorimit në qendrat e vaksinimit të 1.63 milionë vaksinave Moderna!!!
Sipas gazetës prestigjioze Reuters, “Agjencia Europiane e Barnave EMA dhe ekspertët e Ministrisë japoneze të Shëndetit po hetojnë për vdekjen e dy djemve rreth të 30-ave në Japoni në fillim të këtij muaji, të cilët dyshohet se humbën jetën pas injektimit të dozave të firmës Moderna të prodhuara në Spanjë.
Televizioni publik japonez NHK citon burime pranë ekipit të hetuesve në këtë vend, të cilët thonë se dozat e përdorura përmbajnë pjesëza të imëta metalike që gjatë analizave, reaguan ndaj magnetit.
Ministria japoneze e Shëndetësisë urdhëroi ndalimin e përdorimit në qendrat e vaksinimit të 1.63 milionë dozave të Moderna-s. Vaksinat u përkasin linjave të prodhimit me 3 kode të ndryshme.
Ato janë importuar nga firma farmaceutike japoneze Takeda, të prodhuara në fabrikat e gjigantit spanjoll Rovi që ka kontratë me kompaninë amerikane Moderna për prodhimin e dozave të saj për tregun jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara. Moderna ka kontratë për furnizimin e vendeve të BE-së me 460 milionë doza.
Agjencia Europiane e Barnave, megjithatë nuk ka urdhëruar pezullimin e prodhimit në fabrikën spanjolle deri në përfundimin e hetimeve.
Moderna prodhon vaksina të së njëjtës metodologji inovative të krijimit të imunitetit, përmes lajmëtarit të ARN-së, që përdoret edhe nga firma tjetër amerikane Pfizer.” /Reuters/
***
Kliko e lexo shkrimin:
Japan suspends 1.6 mln doses of Moderna shot after contamination reports