PROF.DR.LUFTULLA PEZA: KOSOVA FITOJË LUFTËN ME SERBINË, POR PO HUMB PAQEN!

Tiranë, 12. 03. 2015 – Kosova gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014 dhe deri në kohën e tanishme, po kalon periudhën e saj më të vështirë gjatë kohës së pas luftës të vitit 1999. Varfëria e ka mbytur në të gjitha skajet, por me klasë politike të kamur si asnjë herë më parë. Njerëzit humbën shpresën për një jetë më të mirë dhe kjo është një gjë themelore në jetën e një populli.
Ajo vazhdon të braktiset me turma të mëdha, sepse njerëzit e shohin të nesërmen më të errët se të sotmen. Atë që nuk arriti ta bëjnë as Çubriloviçi me akademinë serbe dhe as Milosheviçi dhe Shesheli me ushtrinë serbe, gjatë shekullit të kaluar, arritën ta gatuajnë politikanët shqiptarë të Kosovës dhe ja ku janë rezultatet e para. Humbja e shpresës së një populli është humbja e luftës.
Por edhe në planin politik Kosova vazhdon të jetë e turbullt. Situata e pas zgjedhjeve të qershorit 2014, ku grindjet politike e lanë vendin për një kohë të gjatë pa qeveri, i solli asaj dëm të madh në sferën e brendshme dhe të jashtme. Njeri donte me domosdo postin e kryeministrit dhe pranoi të dyfishoheshin deputetë nga pakica serbe, nga dhjetë që janë sot, vetëm që ti kishte mbështetës për këtë. Tjetri kërkonte me domosdo privilegje të pamerituara, deri edhe të udhëhiqte bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, duke mos pasur njohuritë fillestare në fushën e diplomacisë. Egoizmi shtazarak personal i politikanëve të këqij, po jep tani frutat e tij.

– Nënshtrimi…!!! –

Takimet e Brukselit nuk i sollën ndonjë përfitim të madh Kosovës, por forcuan mjaft pozitat e pakicës serbe dhe të Serbisë. Ato duhet të jenë të dobishme njësoj për të dy palët, sepse ndryshe nuk ka kuptim, që bëhen. Natyrisht nuk kam asgjë kundra serbëve, ata kanë të drejtat e tyre si pakicë në Kosovë dhe ne duhet ti respektojmë në të gjitha aspektet. Bile nga serbët duhet të mësojmë shumë, se ata janë më të organizuar dhe me politikanë më të përkushtuar për popullin e vet, jo si politikanët llafazanë shqiptarë. Këto janë gjëra mjaft të rëndësishme, që klasa politike e Kosovës duhet ti mësojë nga serbët. Në takimet e Brukselit pala shqiptare përbëhej nga drejtues dhe këshilltarë të paaftë dhe pa një plan të qartë të qeverisë, për të ngritur problemet themelore dhe preokupuese për popullin e Kosovës. Në takime përfaqësuesit e Kosovës i lanë dorë të lirë drejtueses së Bashkimit Europian Ashton dhe ajo bëri si deshi me Kosovën. Puthadorët e Kosovës në këto bisedime nuk i prunë Kosovës atë që pritej: të kthehen të humburit gjatë luftës, të paguhen pensionet e qytetarëve gjatë kohës që ka qenë nën Serbinë, tu kthehen qytetarëve kursimet që mbahen në bankat serbe etj.
Kosova në planin juridik vazhdon ende të jetë provincë e Serbisë. Në kushtetutën e Serbisë ende ruhen nenet e kohës së Milosheviçit, që e përcaktojnë Kosovën krahinë të Republikës së Serbisë. Këtë nuk e din as ish kryeministri Thaçi, që drejtoi vendin 8 vitet e fundit dhe bisedimet e Brukselit dhe as kryeministri Mustafa, që kryesoi bisedimet e Brukselit për palën kosovare. Ditët e fundit këtë e tha qartë në një deklaratë në shtyp lidhur me shkarkimin e ministrit serb në Kosovë, i ngarkuari për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
“Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e krahinës”, ka thënë Gjuriç. Këtë fakt e ka pohuar vitin e kaluar edhe kryeministri serb Vuçiç, kur i tha kryeministrit shqiptar Rama, se „Kosova është serbe“.
Kjo duhet të jetë pika e parë, që Mustafa duhet të kërkojë nga Serbia në Bruksel: heqja e të gjitha neneve nga kushtetuta serbe, që e përcaktojnë Kosovën ende provincë të Serbisë, megjithse ajo ka mjaft vite që është shtet i pavarus. Nga këta nene vuajnë qytetarët e Kosovës, sepse kur kalojnë nëpër Serbi duhet të pagujnë taksat për mallra që sjellin në Kosovë dhe në Kosovë paguajnë taksën e dytë. Nga këto nene edhe pakica serbe në Kosovë po përpiqet të dominojë mbi shumicën shqiptare, duke mos i lejuar shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre në rajonet veriore me shumicë serbe etj.
Thaçin dhe shokët e tij bashkqeverisës i pamë gjatë 8 vjetëve në krye të Kosovës, u përpoqën vetëm për interesat e veta dhe nga kjo Kosova u varfërua më tej, edhe ish ushtarët e UÇK dolën të lypin nëpër rrugët e vendit. Në zgjedhjet e fundit Thaçi premtoi ngritjen e pagave me 25%, por në fakt asgjë nuk po bën.
Në qoftë se kryeministri Mustafa donë të jetë i pastër me qytetarët e vendit dhe detyrën e ka marrë me seriozitetin më të madh, duhet të ndërrojë mënyrën e qeverisjes së vendit, të ulet gju më gju me popullin e vet, për të parë se ku i dhëmb atij dhe të fillojë të qetësojë gjendjn e vendit. Më pas do të marrë prej tyre respektin e pritur. Nga qeveria është marrë angazhimi i ngritjes së pagave 25%, kryeministri dhe ë e tij bashkë me sindikatat, duhet të bëjnë një plan, që kjo gjë të realizohet gjatë katër viteve të qeverisjes. Të rregullohet buxheti, që të paktën 10% e ngritje së premtuar të realizohet qysh këtë vit dhe tjetra të shpërndahet vitet e tjera. E kuptoj që Kosova nga keq qeverisja e djeshme, ka vështirësi të mëdhe ekonomike sot, por edhe qytetarët kërkojnë atë çka u është mohuar për vite dhe premtuar, sepse kanë nevoja të madhe.
Në planin e jashtëm kryeministri Mustafa duhet ti kërkojë Serbisë të heqë sa më shpejt nenet diskriminuese për Kosovën në kushtetutën e saj. Kjo heqje e neneve është propozuar edhe nga Gjermania. Pastaj të kërkojë prej Serbisë edhe kthimin e të humbërve të luftës, kthimin e penioneve dhe kthimin e kursimeve nga bankat serbe. Ai nuk duhet të kthehet në një puthadorë të ri në Bruksel.
Nëse Mustafa do të veprojë kështu, kam shpresë që edhe klasa politike e Kosovës duhet ta përkrahë pa mëdyshje.
Shqipëria nga ana e saj nuk duhet të rrijë indiferente në hallet e Kosovës. Me gjthëse ka problemet e veta, duhet ta ndihmojë Kosovën së pari të fitojë pavarësinë e plotë nga Serbia dhe nga ana ekonomike. Politikanë shqiptarë në takimet me politikanët serbë, duhet t’ua bëjnë të qartë atyre, se marëdhëniet shqiptaro-serbe varen nga sjellja e Serbisë ndaj Kosovës. Kjo është domosdoshmëri, sepse nga kjo varet shumë e ardhmja e kombit shqiptar dhe kanë përfitim të gjithë shqiptarët. U bë një takim i ministrive të jashtëm shqiptarë dhe serb në Romë dhe atje mendoj se ky problem duhet të ngrihej me forcë. Prandaj Shqipëria duhet të ketë një ministri që të kujdeset për të gjithë shqiptarët nëpër botë, dhe në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës.
Shqiptarët janë popull mjaft fisnik dhe paqëdashës, por paqa fitohet vetëm, duke u përgatitur për luftë. Pa luftë nuk fitohet asgjë, prandaj të jemi luftëtarë të paepur për të drejtat tona. Jemi populli më i lashtë i Ballkanit dhe Europës, me gjuhën pellazge/shqipe më të lashtë në botë. Kjo të na mbushë me frymëzim, por dhe të jemi më kërkues ndaj politikanëve, që na drejtojnë dhe ti ndëshkojmë me votë, kur ata ecin kundra nesh.
Kam besimin e plotë se vetëm kështu popullit të Kosovës do t’i kthehet qetësia dhe besimi për një jetë më të mirë në vendin e vet, dhe do të ndalohet vrulli i largimeve masive.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura