MARGARITA STOJA: ‘SI NJË VULLKAN, BRENDA MEJE VLONTE LLAVA E POEZISË, KRIJIMTARISË LETRARE…’

Tiranë, 10. 12. 2015: (Bisedë me poeten e shkrimtaren, Margarita Stoja) –
1. Përshëndetje mike krijuese, Margarita Stoja! Kam kënaqësi, që u lidhëm bashkë e u njohëm, sadopak, përmes Internetit…Shpresoj që një ditë të shihemi nga afër, këtu në Shqipëri, në vendlindjen tënde, me të cilën edhe pse jeton larg, në emigracion, pra në Itali, mban lidhje të vazhdueshme dhe ke mall të natyrshëm. E them ketë gjë, pasi edhe pesë librat e tu, janë botuar në Tiranë, dy nga të cilët janë përuruar po këtu…Lidhur me këtë pyetje, a mund t’u tregosh lexuesve diçka, për jetën tende?

– Po, me dëshirë…Kam lindur nè qytetin e Burrelit dhe jam rritur nè qytetin e Laçit,pas trasferimit tè prindèrve tè mi, nga Jugu i Shqipërisë. Kam mbarur gjimnazin “Ismail Qemali”, po nè Laç dhe pedagogjiken “17Nèntori”, nè Tiranè. Kam punuar mèsuese e ciklit tè ulèt, nè fshatrat afër qytetit të Laçit, deri sa u largova nga Shqipèria. Gjatë këtyre viteve, kam jetuar 15 vjet nè qytetin e Firences, ku jam gjèndur mjaft mirë, nè tè gjitha aspektet. Për këtë gjë, më ndihmoi edhe gjuha italiane, të cilën e njihja dhe e kisha mësuar, që nè rininè time, madje, dhe kur ishte e ndaluar.
2.Si të lindi dëshira për të shkruar krijime letrare dhe kur nise t’i botoje ato?
-Tani, mè mungojnè ato dorèshkrimet e para,kur isha ende njomèshtake. Ishte koha, kur rrija orë e orë mbi shkrimet e mia dhe.jam tepèr e lènduar, qè nuk i gjej dot ato! Mendoni, kam filluar tè shkruaj, nè prozè, kur isha vetèm 16-vjeçare. Kam praktikuar, pèrveç skicès e tregimeve,edhe njè novelè… O Zot, kujtoj edhe subjektin: Jeta e vèshtirè e qytetarève tè vendbanimit tim, pasi ishte njè lagje, qè nuk kishte ujè brènda,edhe pse tubacionet nuk mungonin… Sa tmerr! Ujin e mbanin me enè tè mèdha, edhe moshataret e mia, Mua mè kujtojnè vetèm me dy shishe në duar,kètè gjë e mbaj mend edhe unè. Pra, isha njè adoleshente, qè trajtoja njè problem shoqëror të kohës, nè njè novelè. Ndèrsa sot, adoleshentet…? Ah, jo, mè mirè mos tè flas!…. Ndèrsa romanin e kam shkruar pas 10-vjetèsh, pasi ishte maturuar brènda meje, ashtu siç ndodh me njè nènè, e cila lindë fèmijèn e saj.Eshtè njè rrèfim i vèrtetè, ngjarjen e kam marrë nga Firence…

Shkrimtarja dhe poetja Margarita Stoja.

Pra, siç e tregova me lart, kam filluar tè shkruaj nè moshën e adoleshencës, tè lexoj ende mè shpejt.Kujtoj këtu, se, pèr herè tè pare, kam lexuar nè moshèn 9-vjeçare ,njè novelè tè Agim Cergès, “Duke kèrkuar lumturinè…”. Si tani, e mbaj mend pasditen, kur shkova nè biblotekèn e qytetit dhe e kèrkova kètè libèr. Punonjësi, qè shèrbente nè biblotekè, u habit se si njè njomèshtake e kèrkonte kètè libër, me titull tè madh! Mè pyeti pèr moshèn dhe, pasi mori pèrgjigjen,serish m’u drejtua: “A e dinë prindèrit, qè ti lexon libra të tillë?” Nuk e mbaj mend përgjigjen time, po, kur e mora atë libër, e shtrèngoja fort, si tè mbaja diçka tè fshehtè dhe askush nuk duhej ta dinte, qè unè po mbaja ashtu lumturinè e njè novele. Kèshtu, ky libèr shènoi pèr mua fillimin e leximit fshehurazi prindèrve, pra që nuk ishin pèr moshèn time. I vendosja ata nè mes tè librit tè historisë dhe, ashtu, dukesha sikur po mësoja!? (ha,ha). Nè lidhje me kètë, gjithmonè u jam drejtuar prindèrve tè kontrollojnè atè, çka lexojnè fèmijèt edhe pse sot ata janè mè tè lidhur me tè rejat e teknologjisè elektronike, sesa me leximin…
Fèmijërinè time e kujtoj me shumè kënaqësi, por edhe me dhimbje. E theksoj kètè gjë, sespse ajo periudhè, pèr mua, ishte mjaft delikate. Nè vènd qè tè rritesha ngadalè, me kullullat dhe lodrat e njè fèmije ndër duar, rritesha me shpejtèsi marramèndèse, nga shqetësimet e kohës. Mendoj që fèmijëria èshtè njè etapè shumè e rèndèsishme nè jetèn e individit.
Realiteti, ku jetoja, mè dukej i papèrshtatshèm, ndrydhës. Ai nuk mè la që ta shijoja fëmijërinë, siç duhej. Por, njëkohësisht, ma zhvilloi fantazinè e u rrita shpejt edhe nè psikologji. Nè moshèn 18-vjeçare, i mblodha tè gjitha dorèshkrimet dhe i çova te kryeredaktori i gazetës “Drita”, i vetmi rrjet artistik, nè atè kohè.Shkrimet e para i pata tè gjitha nè prozè.
Si sot e kujtoj atè pasmesnatè tè vonè,kur u ngrita nga gjumi dhe u ula që ta shkruaja skicèn e parë, me titullin “Ajo ndihej e lumtur”. E pasova me krijime të tjerë, pra me tregime dhe novela, por asnjèri prej tyre nuk e pa dritèn e botimit! Në rastin, që përmenda më lart, kryeredaktori i gazetës në fjalë mè tha se ishte tepèr shpejt që t’i botonin krijimet e mia,ndonèse i kishte lexuar dhe pèlqyer.Si pèr ironi, mè tha se Balzaku i kishte botuar krijimet e tij, vetëm pas 100 shkrimeve! Por nuk e di, nëse ai e kuptonte që, ashtu, po e ndrydhte penèn time tè brishtè, duke ma vrarè èndrrèn, por jo pasionin, dhuntinè për të krijuar e shkruar…

Ballinat e dy librave të autores Margarita Stoja…

3.Më lart, më fole për krijimet tua…Po cilët janë librat e publikuar, deri tani, sipas viteve të botimit?
– Faleminderit për interesimin! Po ua tregoj ata, duke përmendur dhe shtëpitë botuese, në Tiranë, të cilat i falënderoj për bashkëpunimin e ndihmën e dhënë:
Librat, që janè publikuar ose në proces botimi:
-“Fshehur pas yjeve”, vëllim me poezi, ShB “Milosao”, Tiranë, nëntor 2013;
-“Dashuritë e mia”, prozè poetike, ShB “Ada”, Tiranë, 2014;
-“Nata e një lamtumire”, tregime dhe novela, ShB “Ada”, Tiranë, 2014;
-“Rrëfmet e një gruaje bionde”, roman, ShB “Toena”, Tiranë, dhjetor 2014;
-“Mbulomë me qiell”, poezi dhe aforizma, ShB “Ada”, Tiranë, 2015.
4. Sigurisht, ke dhe krijime tjera, në dorëshkrim ose në proces botimi…
-Duke vazhduar në gjininë e romanit, e cila tani më rrëmben, kam në proces botimi “Edhe ëndrrat shuhen një ditë”. Gjithashtu, është në proces botimi një libër me poezi, në gjuhën italiane, përkthyer në shqip. Titulli i tij është, “Le onde della fantasia” (Valët e fantazisë).
5. A është organizuar përurimi i ndonjërit nga këta libra?
-Kam bèrè pèrurimin e librit tè parë, “Fshehur pas yjeve”, në mjediset e Biblotekës Kombètare, në bashkëpunim me P.Koçin. Pèrurimin tjetèr, pra të librit “Nata e një lamtumire”, e kam bèrè në tetor 2014, te Qendra e Biznesit, në “Rruga e Kavajès” së kryeqytetit.
6. Një pyetje paksa larg krijimtarisë…Po profesionin e mësueses, a e ushtrove ndonjëherë?
-E detyruar, nga sa thashë më sipër, e ndèrpreva përkohësisht krijimtarinë, duke iu pèrkushtuar njè profesioni tè bukur, të cilin e kam dashuruar, pra mësuesinë. Por, megjithëse i ndèpreva shkrimet, si njè vullkan brènda meje vlonte llava e poezisè, krijimtarisè letrare…. Ndërkaq, shpejt kuptova se unè adhuroja e kisha po tè njèjtin pasion edhe pèr interpretimin. Kështu, realizova nè “Radio-Tirana” CD-në, “Frymë dashurie”. Atë e ruaj, si një diçka mjaft të çmuar nga jeta ime…
7. Dëshirojmë të dimë edhe sa e si është vlerësuar kjo punë e përkushtuar, në udhën e krijimtarisë letrare?
– Jam pjesëmarrëse në një antologji poetike, me autorë shqiptarë, publikuar nga Shtèpia Botuese “Muzgu”. Jam fituese e konkursit “Amazon”, organizuar nga Shtèpia Botuese “Pagine”, Romè, me drejtues Elio Pecora. Kam marrë pjesè nè kolanën poetike “Riflessi”. Botoj, pandërprerje, nè Revistën kulturore tè pèrmuajshme “Dituria”, nè Itali, me drejtor gazetarin dhe redaktorin G.Paraggio, i cili èshtè edhe redaktor i librit tim me poezi, në italisht…
8. Duke qenë larg vendlindjes, pra në emigracion, besoj ke mbajtur lidhje me bashkatdhetarët tanë…
– Sidomos nè fillim, kam ndjekur disa veprimtari në bashkësinë shqiptare të qytetit, ku banoja. Ndërsa mè vonè “i humba” lidhjet e mëparshme! Gjithashtu, duke jetuar larg, nuk kam patur mundèsi që tè bèj çdo pèrurim libri të ri. Nè Itali kam lidhje me studiuesin e çështjeve historike, shkrimtarin, gazetarin dhe drejtorin e revistès “Dituria”, G.Paraggio. Bashkè do tè organizojmè pèrurimin e librit tim me poezi, në italisht, “Le onde della fantazia”(“Valët e fantazisë”).
– Të përshëndesim dhe të falanderojmë përzemërsisht, mike Margarita Stoja, për përgjigjet tua të sakta dhe, pse jo, interesante, gjatë kësaj bisede të përbashkët! Me këtë rast, urojmë që të keshë: shëndet të plotë, krijimtari sa më të suksesshme dhe gjitha të mirat, në jetën e përditëshme!
Tiranë, 10 dhjetor 2015
Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura