MA.SC. PEDAGOGE ARGJIRA UKIMERI: PRIZRENI DHE KROJET SHUMË SHEKULLORE

Prizren, 10 shtator 2020:
KROI DHE XHAMIA E TERZI MAHALLËS

Xhamia e TERZI MAHALLËS është ndër xhamitë më të vjetra në Prizren. Është ndërtuar në vitin 1721. Gjindet në lagjen e Terzive në Prizren, gjegjësisht në kryqëzimin e rrugës kryesore dhe rrugës anësore, në pjesën ballore xhamia është e orientuar kah veriperëndimi. Duke u bazuar në faktet historike, në fillim kjo xhami kishte 3 emërtime: Xhamia e Terzi Memit, Xhamia e Terzi Memishit dhe Xhamia e Mehmet Mehmet Beut. Ndërsa sot në popull njihet me emrin XHAMIA E TERZI MËHALLËS. Krahas xhamisë, është ndërtuar edhe knjë krua. KROI I TERZI MËHALLËS, shërbente për ritualet e fetare të banorëve të lagjes (për pastrimin e trupave të të vdekurve, për ritual të ndryshme fetare). Mbishkrimi në gjuhën arabe mbi këtë krua, ruhet në Muzeun arkeologjik të Prizrenit. Kroi së bashkuë me xhaminë, sot paraqesin vlerat më të mëdha historike, kulturore, religjioze në vend.

KROJET TOPOKLI – 6 KROJET
6 Krojet janë ndër objektet kulturore më me rëndësi në Prizren. Këto kroje gjinden në hyrje të lagjes së Marashit, përballë shtëpisë së Ymer QysesëGjithësej ka gjashtë cepa të punuar në bronz, dhe një vaskë prej guri. Nuk dihet saktësisht, se kur është ndërtuar, por mendohet që egziston para ardhjes së Perandorisë Osmane në trojet tona. Këto kroje vizitohen nga shumë njerëz, madje edhe uji që rrjedhë aty, ëshë shumë shërues. Qytetarë të asaj lagje thonë s uji i 6 krojeve shëron shumë sëmundje: dhimbjet e koës, sëmundjet reumatologjike etj. Në vitin 1994, janë restauruar këtokroje, duke e kthyer këtë pjesë të vendit në një vend mahnitës për shumë vizitoë
KROI I ESMA HANËMIT
Në bazë të dhënave historike dhe gojëdhënave të ndryshme, tregohet se Esma Hanëm ishte donatore kryesore e këtij kroi, dhe si i tillë e mori edhe emrin e saj. Kroi i Esma Hasëmit, u ndërtua në gjysëmn e shekullit të XIX. Vend-ndodhja e këtij kroi ishte në shehshin Çlirimi i Popullit. Mirëpo, me qëllim të punimeve infrstrukturore, është zhvendosur në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, në vitin 1975. Për periudhën e ndërtimit nuk ka të dhëna të saktë. Deri në vitin1975 (viti kur u largua prej vendit paraprak), ky krua ka shërbyer për nevoja të qytetarëve dhe nevoja higjienik. Ndërsa, sot është një Kura dhe një eksponant shuëm i rëndësishëm për kulturën e Prizrenit. Është i punuar me gurë gëlqerorq të gdhendur me madhësi të ndryshme. Kurse pllanimetria e tij është katrore që përfundon me një kurorë të profiluar thjeshtë, mbi të cilin është mbulesa (turbani) e punuar prej dy pjesëve në formë piramidale të punuar me gurë të gdhendur të profiluar. Në maje të kulmit është vendosur një gjyle metalike. Pjesa e ballores është gdhendur në formë të një kornize të profiluar brenda së cilët gjendet nisha, ku duhet të kishte qenë e vendosur pllaka e mbishkrimit. Vaska është një pjesëshe prej guri gëlqeror. Gjatë kohës së zhvendosjes së kroit në vendin actual, është ndryshuar lartësia e saj origjinale dhe në vend të tri hapjeve për depërtim të ujit është bërë vetëm një.
KROI I BIMBASHIT
Zona historike e Prizrenit, është pjesa më e bukur dhe më e ndjeshme e qytetit. Në të zënë vend një numër i madh i objekteve kulturore dhe fetare. Përmes këtyre objekteve, tregojet dhe njëherë që Prizreni është qytet multikulturor. Në mesin e objekteve kulturore është edhe Kroi i Bimbashit. Kroi i Bimbashit, gjindet në pjesën perëndimore të zonës historike të Prizrenit, gjegjësisht mes xhamisë së Iljaz Kukës dhe ish ndërtesës Beledye. Ky krua u ndërtua nga një officer i lartë shqiptar, që ishte pjesë e Perandorië Osmane. Të dhënat historike na tregojnë që na paraqiten përmes një mbishkrimi nq gjuhën e vjetër Osmane, tregojnë për një donacion që e ka bërë një officer i lartë ushtarak me emër Bimbash, në vitin 1902. Dhe në bazë të këtij kontributi të dhënë, quhet KROI I BIMBASHIT. Si të gjitha krojet që janë publike, edhe ky krua ka të njëjtin epitet. Poashtu, edhe ky shërben për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve për ujë të pijshëm dhe higjienë mentale. Kroi i Bimbashit, është punuar me gurë gëlqerorë të gdhendur në formë drejtkëndëshi. Planimetria e tij është katrore që përfundon me një kurorë të profiluar thjeshtë, mbi të cilin është mbulesa (turbani) e përbërë prej tri pjesëve në formë piramidale, të punuar me gurë të gdhendur të profiluar. Pjesa e ballores e këtij kroi është gdhendur në formë të një kornize të profiluar brenda të cilit gjenden dy nisha. E para ka formë të hapjes me hark të thepisur dhe shërben për vendosjen e sapunit, kurse e dyta ka formë drejtkëndëshe ku ka qenë i vendosur mbishkrimi. Mbishkrimi është larguar nga kroi gjatë viteve ’70 dhe tani gjendet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më tani, kroi ka mbetur në vendin fillestar me disa adaptime të ambientit përreth. Gjatë restaurimit të kroit në vitin 2014 janë gjetur gypat prej qeramike origjinale prej nga ka rrjedhë uji nga përrenjtë që degëzoheshin nga lumi Lumbardhi. Ky krua është i vendosur në veri të Xhamisë “Iljaz Kuka”. Ndërsa në trotuar, ku bëhet kryqëzimi i dy rrugëve, rruga: “Shuaip Spahiu” dhe rruga “Iljaz Kuka”. Kroi i Bimbashit takon tipit të krojeve të mbështetura të cilat janë ndërtuar pranë ndërtesave të vendosura në kënd të rrugëve. Planimetria është pothuajse katrore me dimensione 98 x 90 cm. Të gjitha karakteristikat e krojeve publike të ndërtuara gjatë shek. XIX i përmbajnë këto elemente: trupin me bazë katrore të punuar nga gurë të gdhendur gëlqerorë, kurorën me përfundim (turban) në pjesën e epërme në formë piramidale, të ndarë në tri breza horizontale, vendi ku ka qenë i vendosur mbishkrimi, nisha për vendosjen e sapunit, rubineti prej nga rrjedh uji dhe vaska me planimetri katrore nga guri i mermerit të bardhë.
PASHA ÇEZMA
Pasha Çeshmja është një krua që gjindet në një kodër afër Kalasë së Prizrenit. Ky krua (çezmë), ka qenë pjesë e burgut në periudhën e Perandorisë Osmane. Poashtu, mendohet se çezma në fjalë ishte burgu për eprorë dhe jeniçerë, që dënoheshin me ferman Nga Perandoria Otomane. Në vendin tonë kjo njihet edhe si Çezma e Pashës. Për këtë çezme ka gojëdhëna dhe të ndyshme si: Ndihmon në zgjidhjen e halleve dhe problemeve të ndryshme, mendime të ndryshme! Në atë kohë, mendohet se Uji Pasha Çeshmes, ishte nxitës për dashuri, dhe shumë nga të burgosurit e pinin atë, dhe binin në dashuri. Një gojëdhënë tjetër shpjegon se ujit i këtij kroi lidhej ngushtë edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte të bënte me ripërtëritjen e natyrës dhe bimësisë Një tjetër gojëdhënë mbi Çezmen e Pashës, ishte edhe Lisi i Pashës. Sipas pleqërisë në atë kohë, rridhte ujë porsi qumësht, që shërbente për shërimin e fëmijëve që kishin problem në të pamur, Gratë që nuk lindnin (U ndihmonte që të bëheshin Nënë), mbylljen e plagëve të ndryshme etj. etj. Karakteristikë e këtij Kroi të Pashës, sipas banorëve të Prizrenit, shërben për shërimin e sëmundjes “IBRET”. Të gjitha familjet për të patur suksese në jetën e tyre, familje dhe shoqëri, merrnin enët e tyre me vete për të mbushur ujë në këtë krua. Shumë njerëz në Prizren (Pleqë dhe të rinjë), këtë krua e konsidrojnë të Shenjtë – si dhuratë nga Zoti. Vlen të përmendet se Pasha Çeshme ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në kohën kur është ndërtuar Kalaja e Prizrenit dhe Kalaja e Cucave, dhe si e tillë ka shëbryer me pozitivitet. Një histori për këtë krua tregohet kështu: Një udhëheqës i lartë turk (Në Perandorinë Osmane), ishte dënuar me burg. Pasi e kishte përfunduar burgun, ishte liruar dhe dërguar në Turqi, në një detyrë të re. , Por udhëheqësi pas 3 muajsh, kishte dëshirë që të pinte përsëri në këtë krua. Më vonë ai mori Fermanin (Urdhërin), që nuk mund të vizitonte edhe njëherë Prizrenin, ai (udhëheqësi) vrau veten. Pas përfunfimit të Luftës së Dytë botërore, në Pasha Çezmë ka patur një vend-banim. Kryesisht banorët ishin nga Luma e Shqipërisë, për shkak të kulltoavë dhe uji i shëndetshëm që ishte.
KROI I QORR AGËS
I ndërtuar në zonën historike të Prizrenit, KROI I QORR AGËS gjindet në kuadër të xhamisë së Haxhi Ramadanit – në lagjen JENI MËHALLA 9LAGJA E RE). I ndërtuar afër xhamisë dhe me një mur të rrethues të xhamisë, në popull njihet si Kroi i Qorr Agës. Bazuar në analogjinë e krojeve publike në Prizren, forma, material dhe teknikat e ndërtimit na tregojnë se ky Krua u ndërtua në fund të vitit të XIX. Nga koha e ndërtimit, e deri në ditët e sotme, KROI I QORR AGËS, shërben si krua i lagjes, për furnizimin me ujë të banorëve të kësaj lagje, dhe për nevojat e mirëmbajtjes së higjienës për besimtarët që shfrytëzojnë xhaminë. Planimetria e Kroit është drejtëkëndëshe që përfundon me një kurorë të profiluar thjeshtë, në formë piramidale dhe të punuar me gurë të gdhendur dhe me gurq gëlqerorë. Në pjesën ballore ka një përpunim-gdhendje të cektë në formë kornize me harqe të shkallëzuara, të profiluara, me gjerësi rreth 7.5 cm. Në mes të kësaj balline gjendet nisha për vendosjen e sapunit, derisa mbishkrimi nuk ekziston dhe nuk kemi informatë se a ka ekzistuar ndonjëherë. Që nga fillimi i ndërtimit, KROI I QORR AGËS është aty, dmth nuk iu është lëvizur vendi asnjëherë. Poashtu, Kroi ka përfunduar me një kurorë të punuar me katër rende tullash prej argjilës së pjekur dhe me një rend gurësh shpuzë, dhe në fund është vendosur një rend tjegulla të luguara. Gjatë një studimi që është bërë para disa viteve, është vërtetiar se kurora që ka tani kroi, nuk është origjinale. Në restaurimet e bëra në vitim 2014, është vërtetuar që kurora origjinale është ndërtuar në shekullin e XIX. Kjo kurorë përbëhej prej 3 pjesëve, pa ndonjë trajtim dekorativ. Por me kalimin e kohës, kurora është tjetërsuar. Vitet e fundit janë rindërtuar pjesët e deëmtuara të këtij kroi. Sikur të gjitha korjet tjera edhe ky është monument culture dhe i përdorueshëm për nevojat e të gjithë qytetarëve.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura