MBSHTJELLËSI I JASHTËM MASHTRUES KUQ E ZI, BRENDIA E VËRTETË, ZI E MË ZI!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Deeskalizimi i eskalimit të pordhëzuar

Situata në Veri të Kosovës u përshkallëzua pas zgjedhjeve lokale me ç’rast, si kryetarë të komunave u “zgjodhën“ tre shqiptarë, dy të PDK-së, një i VV-së si dhe një boshnjak, gjithashtu i VV-së, me një të kaluar jo fort të lavdishme politike, nëse i referohemi njohësve që kanë jetuar dhe jetojnë atje. Pikërisht ky Atiqi u tregua më ambiciozi duke premtuar ndryshime dhe projekte që nuk do t’i realizonte as një kyretar me mandat të plotë e lëre më një kryetar që është si një fluskë sapuni apo një flutur, sa i përket kohëzgjatjes së jetës politike si kryetar. Pas takimit me ambasadorët e shteteve që vrajnë e kthjellin në Kosovë por jo edhe në Serbi, kandidatët e PDK-ë vazhduan punën e tyre në lokacione jashtë objekteve komunale, përkatësisht në “bahqe të Babës“, Atiqi nuk e di se ku ndërsa Hetemi u ngujua në “kullën e barotit“ si dikur Oso Kuka në Kullën e Vraninës ku komunkonte me miset dhe deklaronte se po jeton sikur në hotel, po ha dhe po pi sa ka dëshirë dhe se po fle brenda komunës. Jashtë kishte protestues serbë, policë të Kosovës dhe pastaj ushtarë të KFOR-it. Nuk e besoj se  në historinë e re të Kosovës apo të ndonjë vendi të Evropës të  jet ruajtur dikush  më shumë se kryetari i Leposaviqit me 1.5 % vota të fituara  i cili, deri më sot nuk e ka lëshuar “vijën e frontit“. Së shpejti ai do të largohet në ndonjë objekt tjetër deri në kohën kur do të mbahen zgjedhjet tjera lokale dhe, pa asnjë dyshim duhet t’i nënshtrohet trajtimit të postraumës duke u dërguar, ta themi në  banjën “Nëna Naile“. Është fat i mirë që nuk e pati fundin e Oso Kukës. Ndërkombëtarët e futën në kurth Albin Kurtin me zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës, ia pranuan ato si legjitime pastaj, po me këtë “legjitimitet“ e luftuan Albinin duke i futur edhe sanksione. E lavduan madje se zgjedhjet u mbajtën pa incidente, duke e hipnotizuar deri në kohën që i thanë se kjo situatë dhe këta kryetarë janë shumë të përkohshëm. Për t’i poshtëruar skajshëm, Eskobari, Lajçaku dhe Rrahman Morina i Katalonjës deklaruan se këta “kryetarë” mund të punojnë nga ndonjë objekt tjetër, deri në zgjedhjet tjera! Çfarë poshtërimi! Faraoni i qeverisë së Kosovës që është edhe ministër shkonte te Oso Kuka i ngujuar për ta vizituar dhe kordinuar aktivitetet për të mirën e qytetarëve , 98 % që nuk i pranonin këto shërbime . Çfarë injorance! Sa rritej presioni i ndërkombëtarëve, rritej edhe “vendosmëria“ e Kurtit për të vendosur rend dhe ligj me zotime se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu i Kosovës. Realisht ishte dhe është blerje e kohës, asgjë tjetër në kohën kur qytetarët e Kosovës u përballën me një situatë sikur të ishte gjendje lufte. Besoj se ishte një “eskalim i pordhëzuar“ dhe i menaxhuar mirë për arritje të qëllimeve politike dhe përdorim të brendshëm . Ky “pordhëzim i ekalimit“ përbënë një kubëz me rëndësi në mozaikun e mbajtjes së pushtetit dhe zhvendosjes së vëmendjes së  dështimeve  të brendshme , si për Kurtin ashtu edhe për Vuçiqin. Me koordinim apo pa koordinim ! Besnik Bislimi është një dash kurban i Albin Kurtit që nga fiilimi i vazhdimit të bisedimeve me Serbinë. Pa të kaluar politike , kombëtare , si njohës i mirë i tabelës së shumëzimit , fleksibil ndaj Kurtit deri në nënshtrim , analfabet funksional në bisedime , në takim me Lajçakun e Beogradit i pranoi të gjitha pikat e ndërkombëtarëve për depërshkallëzim që “ fuqishëm “ i kundërshtonte padroni i Besnikut , kryeministri Kurti. Bislimi është i mjerë , për gjynah , luan siç i thojnë dhe hanë çdo gjë që i vendosin në pjatë , testim për ta ngrënë pastaj Kurti .  Pasi Bislimi e “ hëngri “ në Bratisllavë , Kurti e noterizoi në Prishtinë , u ulë afër Hovenierit dhe është një pritje të një telefonate nga Sekretari i shtetit Blinken për të dëshmuar se nuk është antiamerikan . Naivi Blinken ( sipas Kurtit ) edhe e telefonon , jo shkaku i Kurtit por se do ta përmbyllë këtë proces politik .  Realisht  pikat për depërshkallëzim që fillimisht u refuzuan e tash u pranuan pa asnjë kusht , pozitën e Kosovës e ulin edhe më poshtë se që e kishte më parë . Policinë e Kosovës e defaktorizojnë shumë . Përralla janë se do të zvogëlohet numri i policëve vetëm për 25 % swiç përrallisnin në një konferencë shtypi vartësit e Kurtit . Për intervenime në veri të Kosovës më nuk do të vendosë drejtori i Policisë , Xhelal Sfeqla por komandanti i KFOR-it. Pa lejen e komandantit të KFOR-it , policët e Kosovës nuk do të kenë të drejtë t’i vizitojnë as dajat e tezet , nëse i kanë , në veri të Kosovës. Kjo parashihet me marrëveshjen për depërshkallëzim . Pastaj , Rrahman Morina i Katalonjës i quajtur Joseph Borrell , në mes të tjerash tha se pretë që Kosova përveç pranimit të pikave të depërshkallëzimit , do të ndërmerrë edhe veprime tjera . E pikërisht këto veprime tjera do të jenë më të rënda se derërshkallëzimi i eskalimit të pordhëzuar me të cilën po krenohet kryeministri Kurti dhe ndjekësit e tij !

Mata Hari dhe Mimoza Kulari

Margareta Gertruide Zele ishte një holandeze për të cilën askush nuk do të interesohej po të mos e kishte një emër “ artistik “ Mata Hari që e bëri të njohur në tërë botën edhe pasi u ekzekutua në vitin 1917 si spiune e gjermanëve . Si e re u martua me një oficer holandez në Indonezi dhe mori mbiemrin Mek Leod dhe jetonte në Javë të Indonezisë ndërsa te gjermanët e kishte emrin  e koduar H21.

Mimoza Kusari është një kosovare me prejardhje shqiptare dhe ka lindur në Gjakovë. Nuk dihet nëse ka emër “ artistik” por se ish – kolegu i saj , Haki Abazi i ka lënë një emër “ Çadra e Gadafit “ që për mua nuk paraqet ndonjë vlerë artistike , si emër. Deri më tani nuk dihet nëse ka ndonjë emër të koduar përveç numrit të Valës apo të Ipkos me të cilin i ka dhënë informata Sllavko Simiqit dhe Radonçiqit për kundërshtarët politikë , të gjithë shqiptarë që i portretizon më keq se që do ta bënin edhe vet serbët .

Mata Hari dhe Mimoza Kulari i kanë disa pika të përbashkëta që iu kanë ndihmuar në ndërtimin e karrierës ; e para si spiune kurse e dyta si politikane. Mata Hari e nisi karrierën si spiune si valltare ekzotike në Javë të Indonezisë kurse Mimoza Kusari si valltare joekzotike në Bab el Azizia të Tripolit në Libi para Moamer el Gadafit .

Mata Hari ishte një balerinë tunduese dhe turbulluese që pa asnjë kompleks apo ndjenjë turpi përdorte vallëzimin për qëllime të saja kurse Mimoza Kusari ishte një valltare serioze , e turpshme , e ndrojtur sa që , ndonëse i printe valles me mindil në dorë , në asnjë çast nuk e shikoi Gadafin në sy . Mata Hari nuk e kishte patriotizmin si motiv ndërsa Mimoza Kusari patriotizmin e kishte kusht të domosdoshëm dhe të vetëm për çdo veprim të sajin. Si dëshmi e patriotizmin ekstrem ajo deklaroi se as me Simiqin e as me  Radojçiqin nuk ka folur serbisht por në gjuhën kombëtare shqipe , deri të formohet gjuha kosovare . Edhe Mata Hari si dhe Mimoza Kusari kishin aftësi të pagabueshme në zgjedhjen e burrave dhe personaliteteve të pasura dhe të fuqishme për arritjen e qëllimeve të tyre , Mata Hari si spiune profesioniste , Mimoza Kusari si spiune politikane.

Mata Hari ishte spiune e klasit të parë emri i së cilës do të përmendet për aq kohë sa do të ekzistojë bota dhe njerëzimi kurse Mimoza Kusari është një denoncuese – spiune e rangut të ulët , rangut zhglë të cilën , pas një kohe nuk do ta përmend as mëhalla ku jeton.

Mata Hari siguronte informata që e përcaktonin fatin e Luftës së Parë Botërore duke joshur nivele më të larta shtetërore dhe ushtarake kurse Mimoza Kusari denonconte ultësisht ish dhe kolegët e tashëm pikërisht aty ku nuk duhej nëse do të respektoheshin standardet minimale morale ; te Simiqi dhe Radojçiqi që janë dorë e zgjatur e kriminelit të luftës , Aleksandar Vuçiqi , kryetar i Serbisë. Cili ka qenë motivi denoncues i Mimoza Kusarit që informatat se kush i ka fryer listat e veteranëve të UÇK-së ( përmenden Ramush Haradinaj dhe PDK –ë ) t’ua jepë Simiqit dhe Radojçiqit kur është një proces gjyqësor për këtë , cili është motivi që para Simiqit dhe Radojçiqit ta gogolizojë ish ushtarin dhe eprorin e UÇK-së , Bekim Haxhiu apo ta diagnostikojë si idiot patetik Uran Ismailin që është njëqindmijë herë më njeri dhe më kombëtar se Mimoza Kusari ,  apo se sa qenka vlera e orës së Abelard Tahirit në kohën kur pikërisht kjo denoncuese vite më parë ishte përfolur se një personi që nuk e kishte as farë e as fis i kishte bërë ose pranuar si dhuratë një orë dore mbi 70.000 euro . Pse është dashur të koordinohet me Simiqin , Radojçiqin dhe LS –e për ta pamundësuar tërheqjen e kursimeve nga Trusti kur ishin më se të nevojshme për qytetarët e Kosovës ?! E kuptoj të kishin biseduar ekskluzivisht për çështje që ua përcakton mandati si deputetë të Kuvendit të Kosovës ( Kusari dhe Simiq ) por të lëshohet në një nivel aq të ulët denoncues , nuk po e kuptoj se ku është qëllimi ! As e kësaj e as e atyre që po e mbrojnë !

Mbrojtja dhe fundi i Mata Harit

Në qelinë nr.12 , në katin e dytë të burgut të grave Saint – Lazare të Parisit , e braktisur nga të gjithë e sidomos nga ata që iu kishte shërbyer – gjermanët , Mata Hari priste vendimin e Presidentit të Republikës nëse do t’i falte jetën pasi ishte dënuar me vdekje . Me te mbeti vetëm avokati  Klynet që e shoqëroi deri në çastin kur u ekzekutua me pushkatim nga togu prej 12 zuavëve në mëngjesin e 15 tetorit të vitit 1917. Pasi u shtri për toke , togeri i togut të pushkatimit e qëlli me një plumb në kokë pas së cilës kumtoi se : “ Mata Hari vdiq “. Thuhet se shkoi drejt vdekjes e veshur si zonjë dhe se ua dorëzoi një pliko – testament për vajzën e saj dhe se nuk pranoi që t’i lidheshin as duart e as sytë. Si e dënuar me vdekje , trupi iu hodhë në një varrezë të përbashkët kurse , sipas zakoneve të kohës  koka iu dorëzua përfaqësuesve të qeverisë për tu ruajtur për shumë vite në Muzeun e Anatomisë “ Demlas – Orfila – Rouviere “ , në “ Rue des Saint – Peres “ në Paris para se të zhukej në një datë të panjohur.  Zhdukja u  konstatua në vitin 2000. Është paradoksale por edhe mësim jetësor se akuzusei kryesor i Mata Harit  , kapiteni Ladu , më 19 tetor 1917 ( vetëm katër ditë pasi ajo u ekzekutua ) ishte burgosur dhe akuzuar për tradhëti dhe bashkëpunim me gjermanët .  Kapiteni Ladu u lirua një vit pas përfundimit të luftës në vitin 1919 mirëpo deri në vdekje ishte i dyshuar si agjent i dyfishtë. Pastaj , prokurori i përgjithshëm , Andre Morne , njëri ndër përgjegjësit kryesorë të dënimit me vdekje të Mata Harit që e akuzonte se detyra e saj ka qenë që sa më shumë koka të ushtarëve francezë t’ua dorëzonte në duar gjermanëve , në vitin 1947 në një intervistë me gazetarin dhe shkrimtarin Paul Guimard rrëfeu se gjyqi ndaj Mata Harit ishte bazuar në deduktime , hamendësime dhe supozime , në mungesë të fakteve bindëse dhe të pakundërshtueshme për të përfunduar me fjalët : “ Me sinqeritet , provat ishin aq qesharake , sa nuk mjaftonin për të dënuar as edhe një mace …”. Fjalët e fundit të Mata Harit ishin se ajo ishte e pafajshme për ate që ishte dënuar dhe se këtë porosi ia dërgonta vajzës së saj me kërkesë që t’i mos besonte askujt përveç nënës së saj , Mata Harit .

Mbrojtja dhe epilogu i mundshëm i Mimoza Kularit

Mimoza Kusari nuk është akuzuar sipas asnjë ligji në fuqi . Nuk është arrestuar me burg , nuk është dënuar dhe nuk ka kërcënim nga askush për sigurinë e saj . Po jeton shumë mirë falë luftës dhe sakrificës së atyre që panjerëzishëm i ka denoncuar te Simiqi dhe Radonjiçi. Po ndjehet si mbretëreshë në Kuvendin e Kosovës  dhe nuk ua lëshon dyert e mediave sikur të kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe dhe Moral . Pastaj , po ato media i denoncon si media antikosovë , të financuara nga Soros dhe burimet serbe dhe ruse . Nuk ka asnjë avokat mbrojtës , as të angazhuar personalisht e as sipas detyrës zyrtare . Ndjehet e pastër prandaj as që e paramendon dorëheqjen as si akt moral . Të jepet dorëheqja si akt moral nënkupton se duhet të ketë moral , përgjegjësi , parime , standarde minimale të moralit . Kur ato mungojnë , nuk ka dorëheqje ! Mimoza Kusarin po e mbronë i tërë pushteti , që nga kryeministri , Qeveria , Kuvendi dhe Presidenca . Këta po ia bëjnë mbrojtjen më të keqe të mundshme duke mbrojtur diçka që nuk mbrohet . Mimoza Kusari duhet me urgjencë të shkarkohet nga kryeministri Kurti e jo t’i mundësohet të dorëhiqet . Mimoza Kusari po e vë në sprovë shoqërinë kosovare ; veteranët e së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës , dëshmorët e luftës , ish të burgosrit politikë , patriotët dhe sakrifikuesit për këtë liri që e kemi , qytetarët e Kosovës që po luftojnë për mbijetesë dhe vet subjektin politik , shef i Grupit Parlamentar që është dhe që me asgjë nuk e lidhë me Vetëvendosjen burimore . Për deklarata më të vogla dhe më beninje , kryeministri Kurti më parë ka shkarkuar këshilltarë dhe partnerë gjatë mandatit të parë e që nuk po ndodhë gjatë mandatit të dytë . Shembuj konkret mosshkarkimi i paramilitarit Murati , Donika Katran Gërrvallës , ministrit Çeko , Rozetës , Spirihuncës dhe tash Mimozës. Kjo , pa asnjë dyshim do t’i kthehet si bumerang kryeministrit Kurti . Si ndjehen ish të burgosurit politikë në VV –ë që kanë kaluar tortura të tmerrshme në burgjet serbe dhe jugosllave për t’i mos denoncuar dhe tradhëtuar shokët kurse tani e durojnë një hiçmosgjë t’i denoncojë shokët dhe bashkëluftëtarët e tyre ! Është koha e fundit që Albin Kurti të kthjellet . Në të kundërtën , protestat janë të pashmangshme , të nevojshme dhe të domosdoshme . Është në situatë ; lëre këtë ose merre !

“ Shkatërruesit e shtetit “

Ditë më parë doli një dokument i LVV –së me udhëzime se si duhet të merret pushteti , me të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mjetet , të pamoralshme dhe abuzive , kryesisht . Ky dokumant është një vëlla siamez i “ Protokolleve të të Mençurve Sionistë “ nga janë kopijuar materialet e VV-së. Kush i ka lexuar Protokollet dhe Dokumentin e VV-së do të hasë në një ngjashmëri në nivelin e  copy paste. Ishin disa parulla mobilizuese kundër atyre që e bënë luftën ; e para se i kanë rënë bakllavasë dhe , e dyta se , edhe nëse do të kishin shtet , do ta zhbënin atë! Po këta që e bënë luftën , e lexuan Deklaratën e Pavarësisë , e bënë shtetin , siguruan mbi 100 njohje ndërkombëtare , një pjesë e të cilëve , Hashim Thaçi , President , Jakup Krasniqi , kryetar i Kuvendit , Kadri Veseli , kryetar i Kuvendit , Rexhep Selimi , Shef i GP të LVV –së dhe luftëtarët e mëdhenj si Nasim Haradinaj , Hysni Gucati , Salih Mustafa dhe Pjetër Shala edhe sot kur po mbehen si pengje në Gjykatën Raciste në Hagë , pa asnjë moral dhe kriter po sulmohen nga pushteti aktual . Këta , bashkë me Ushtrinë e Lavdishme Çlirimtare të Kosovës e bënë shtetin si pikënisje për bashkim kombëtar prandaj është e pamoralshme të baltosen në kohën kur nuk kanë asnjë mundësi të mbrohen . Nuk është as e njerëzishme e as e moralshme ! Qeveria Kurti 2 për më shumë se dy vite qeverisje nuk e ka siguruar edhe as një njohje ndërkombëtare të vetme , nuk ka siguruar as mirëqenien minimale materiale për qytetarët e saj , nuk ka rritur asnjë pension duke i sjellur pensionistët në situatë të vdesin shkaku i pamundësisë së mjekimit dhe blerjes së barërave , ka kapur të gjitha bordet dhe institucionet  duke larguar punëtorë dhe duke i zëvendësuar me militantë partiakë dhe shumë të tjera . Të gjitha këto ndërkombëtarët i shohin por nuk reagojnë për faktin se duan ta përmbyllin marrëveshjen me Serbinë e cila , ashtu si po duket nuk do të jetë e mirë për Kosovën duke e ulur statusin e saj nën nivelin e vitit 2008 kur “ shkatërruesit e shtetit “ e shpallën pavarësinë . Albin Kurti do të përballet me të gjitha këto kur të përfundojë rrugëtimi , nëse ai e mbijeton këtë . Ashtu si e përdorën ndërkombëtarët legjitimitetin e zgjedhjeve lokale në Veri për t’i bërë presion pastaj duke pranuar depërshkallëzimin e eskalimit të pordhëzuar , të njëjtën do ta bëjnë pastaj duke ia listuar të gjitha këto . Duhet të jeshë shumë i marrë e të besosh se Mimoza Kulari ka biseduar me Simiqin dhe Radojçiqin kokë më vete në kohën kur edhe as një pordhë të vetme nuk mund ta bëjnë pa lejen e Albinit . Albini po i grumbullon faturat dhe gabimin po e bënë se të gjitha vezët po i mbanë në një shportë ! Aq i sigurt e ndjen veten.

Në fund , a do ta ketë Albin Kurti fatin e kapitenit Ladu , akuzuesit kryesor të Mata Harit për tradhëti dhe bashkëpunim me gjermanët , nga akuzuesi u bë vet i akuzuar. A do të përfundojë Albin Kurti edhe vet i akuzuar për shkatërrim të shtetit pasi i akuzoi për këtë themeluesit e shtetit . Mundësitë janë shumë të mëdha!

13 korrik 2023 Prishtinë  Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, MBËSHTJELLËSI I JASHTËM MASHREUES KUQ E ZI A, BRENDIA E VËRTETË, ZI E MË ZI!” EU, PËSHTJELLËSI VRAZHDËM LASHTËKRRUS TRUQEGRI E GERRDIA
    PËRJETË GRI MË GRI! NJË REFUGJATI PJESËMARRËSI PËR LUFTËN ÇLIRIMTARE
    TË UÇK-SË GJERË KAH FUNDI O TUNDI LUFTËS SI FUTËS ME DHUNË, PËRDHUNË
    NA PËRZUNË NGA TROJET TONA SHEKULLORE, TEMPULLORE A NGA KAMPET E
    PËRQENDRIMIT N’MAQEDONI, PASI NA I KALLEN SHTËPI, TROJE TIM DHE FLAKË
    NGA SHTRIGA MË LIGA PLAKË; NE, U DETYRUAM EDHE EMIGUAM REUGJATË TË
    LUFTËS NË USA ME TRI FAMILJE ME 9 FËMIJË T’VEGJEL, VETËM SI KUJDASTAR
    NJËRI BABA I SHTYER NË MOSHË; NDËRSA TË RRITURIT NA KISHIN MBETUR NË
    FRONTE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE NEPËR MALET BJESHKËVE LEGJENDARE KRYE
    ME UÇK ÇLIRIMTARE OU, ADEM KRYLEGJENDARIN!! PAS 3 VITE DHAMË U BËMË
    SHTETAS TË USA DHE KUR PRANUAM PASHAPORTIN USA QË N’TË SHKRUANTE:
    VJEN SI REFUGJAT LUFTË NGA “SERBO JUGOSLLAVIA!” A NE TË NERVOZUAR QË
    UA KTHYEM PASAPORTËN A, NA THIRRËN ME TELEFON TEK PO NA PYET: E PSE
    KENI KTHYER PASHAPORTËN USA?! NE, U PËRGJIGJEM: JU FALEMNDERIT Q’NA
    NDIHMUAT PËR ÇLIRIM NGA OKUPATORI RUSO SERBO JUGOSLALVË; PO NE, MË
    NUK JEMI SERBO JUGOSLLAVË?! NA KTHYEN PËRGJIGJEN: NE ENDE NUK KEMI
    NJOHUR PAVARSINË E KOSOVËS!” ATËHERË SHKRANI SHTETAS SHQIPËRIE APO
    SHETETAS SHQIPTARIE?! JU NUK JENI FARË T’BASHKUAR ME NENËN SHQIPËRI”
    PORSE A PO NA TREGONI CILA ËSHTË VENDLINDJA E JUAJ!” UNË PËRGJIGJEM:
    VENDILNDJA IME ËSHTË DRENICA! ATËHERË THEKSONE GERMË PËR GERMË QË
    E THEKSOVA!” ATA MU FALENDERUAN! PAS CA DITE NA ERDHËN PASHAPORTAT
    KU SHKRANTE; SHTETAS I SHTETIT TË DRENICËS!” KUR ATË VIT E VIZITOVA PËR
    HERË TË PARË VENDIN TIM O, KOSOVËN MARTIRE LEGJENDARE, N’AEROPORTIN
    PRISHTINA ENDË KISHTE QENË NJË RUS DHE, KUR VREJTI PASHAPORTËN E PO
    MË PYET NERVOZUAR: KUR USA E KA NJOHUR PAVARËSINË E DRENICES SHTET
    I PAVARUR?!” UNË DUKE BUZËQESHUR PO I PËRGJIGJËM: PO, MU PËR HIR O, TË
    KRYELEGJENDËS ADEM KRYLEGJENDARIT, USA SËPARI KANË NJOHUR PAVARË-
    SINË E DRENICËS; FRIKË KANË ME NJOHUR PAVARËSINË E KOSOVËS, EDHE PËR
    FUND, NËSE DIJMË DHE KËRKOJMË, KANË ME NA NJOHUR EDHE RIBASHIMIN O
    RIATDHESIMIN GJITHA TROJET SHQIPTARISË MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!
    TË FALA NGA REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSOSERBË, MË
    TËRBIM PËR MERGIM PA KTHIM GJERË AMSHIM, NGA BOTËKOTA BIZARE A NA,
    GOLGOTA SHQIPFARE, PËRSERI O, KRYELEGJENDA+HYEREGJENDA SHQIPTARE!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura