TAFIL DURAKU: DEMAGOGJIA E “PROCESEVE”

Burojë, 29. 08. 2015 – Kaluan gati shtatëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të popullit shqipta për liri dhe bashkim kombëtar të Shqipërisë shqiptare. Lufta për liri e për Shqipëri qe dhe mbeti ‘amanet’ fisnik i brezave shqiptarë! Lufta për bashkimin e trojeve të copëtuara Etnike, shqiptare, qe detyrë, parësore, prej të gjitha detyrave kombëtare e shtetërore për formimin e një shteti shqiptar, në Gadishullin Iliriko-Shqiptar, të pushtuar e të copëtuar nga fqinjët fashistë dhe dinakë, si serbët, bullgarët, grekët, etj., të cilët, qëllimet e tyre pushtuese i arritën me ndihmën e aleatëve të tyre si Rusia Cariste.
Dhe, merreni me mend, që prej viteve të ’90-ta, e, edhe më herët, dëgjojmë demagogji bezdisëse të anëtarëve e simpatizantëve “shqiptarë” të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, të Serbisë dhe të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, të katapultuar në LDK&Co dhe shohim demagogë të asaj “lidhjeje” (atyre lidhjeve) që i bien të njëjtës bori “patriotike” e “shqiptare” dhe janë shndërruar, me dije apo pa të, në borizanë kozmopolitanë e paci(t)fistë të antishqiptarizmës.
Ata e këta demagogë paci(t)fistë e kozmopolitanë, u (para)prijnë të gjitha “proceseve” dhe, edhe sot e kësaj dite, demagogjinë e tyre të “proceseve” e kanë shpënë përpara(!) dhe e kanë shtrirë deri në përmasa nënshtruese e poshtëruese për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ata e këta demagogë, e kanë shtrirë demagogjinë e tyre të “proceseve” “shtetërore” e “shtetformuese” të “Republikës së Kosovës”, deri në përmasa të çmendisë njerëzore e kombëtare. Dhe, atë demagogji të “proceseve” e kanë shtrirë në çdo “institucion” të “Republikës së Kosovës”, te çdo individ në pozitë e “opozitë”, që, për gjuhë zyrtare ka edhe gjuhën serbishte (Bah!)…

Pse u shpik dhe pse u sajua “Demagogjia e ‘proceseve'”? Kush e shpiku e kush e sajoi atë, dhe, pse? Paramendojeni, edhe sot thuhet, pa pikë turpi e fytyre se kinse “Republika e Kosovës është në proces të bashkimit me Shqipërinë”… Atëherë, pse u shkel Betimi i UÇK-së dhe pse nuk u thirr në përgjegjësi asnjëri që e shkeli atë betim, gjë që ka ndodhur dhe është bërë me dijeni të plotë të “udhëheqësve të Luftës”, të cilëve më shumë u ka interesuar përhapja e demagogjisë së “proceseve”, në proces e sipër, sesa realiteti për çka u organizua dhe u bë Lufta liritare dhe bashkimtare e shqiptarëve. Po, kush dhe cili prej atyre e këtyre “patriotëve” e “shqiptarëve” të mëdhenj e shpiku dhe e sajoi “procesin” për të ndodhur bashkimi kombëtar i shqiptarëve me shtetin e tyre Shqiptar, në Shqipërinë e shqiptarëve?…
Demagogjinë e “proceseve” e sajoi dhe zbatoi në jetë LDK-ja e shqiptaro-titistëve të njohur, sepse, qëllimi i tyre nuk qe as është bashkimi i shqiptarëve në një shtet të përbashkët shqiptar, konkretisht, me Shqipërinë, por, qëllimi i tyre qe dhe mbeti ruajtja e pushtetit që ua dhanë pushtuesit e trojeve të pushtuara shqiptare, dhe, thoshin, siç po thonë e po trumbetojnë edhe sot, se “Bashkimi me Shqipërinë, është në proces e sipër”(!), që ka mbetur dhe propagandohet pa pushim si e vetmja metodë e tyre demagogjike për ta zgjatur pushtetin e tyre “patriotik” dhe “shqiptar” e për t’i lënë në atë “pushtet” po larvat e veta “patriotike” e “shqiptare”(!)…
Pse po orvatet vazhdimisht të vihet në jetë demagogjia e “proceseve” dhe kush e cili po e propagandon atë nëpër nivele të ndryshme institucionesh dhe jashtë tyre, nëpër kafene e kuluare të Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Podgoricës, Preshevës e gjetkë, duke i mashtruar shqiptarët se bashkimi i shqiptarëve në një shtet është një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Atëherë, pyesin me të drejtë shqiptarët: Pse u bë lufta? Pse u derdh i gjithë ai gjak shqiptar? Për çka dhe për çfarë u dha Betimi i luftëtarëve të Shqipërisë? Kush e shkeli dhe kush e tradhëtoi atë betim dhe pse?… A duhet të përgjigjet dikush për këto tradhëti të marrëveshtura, “patriotike” e “shqiptare”?…
Pa e bërë ndonjë hulumtim të thellë e të gjatë, duke iu referuar realitetit të hidhur që ka mbërthyer shqiptarët dhe Shqipërinë, të ndodhur në Shqipëri dhe me të gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike, gjeoautoktone, mund të konkludojmë se shkaktarët kryesorë të të këqijave që u vinë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe luftës së tyre për liri e bashkim kombëtar janë demagogët e “proceseve”, të shpërndarë në LDK dhe tek simotrat e saj “patriotike” e “kombëtare”, që e sajuan demagogjinë e “proceseve”, si të vetmen metodë “shkencore” e “patriotike” për të mbetur në “pushtetin” e premtuar prej pushtuesve.
Për ta shembur përtokë këtë metodë “shkencore” të demagogëve të njohur dhe të kryedemagogut të tyre të “proceseve”, Dr. Ibrahim Rugova, po e marrim vetëm një shembull të gjermanëve, pas thyerjes së Murit të Berlinit. Gjermanët, si gjermanë që janë dhe populli i tyre i ngritur, sapo thyen atë mur fizik që i ndante, u bashkuan pa asnjë therrë në këmbë. U bashkuan, sepse, ata kishin vepruar me koncepte të qarta, për bashkimin e tyre njerëzor dhe kombëtar, gjë që nuk ndodhi me “patriotët” dhe “shqiptarët” e LDK-së&Co, të cilët e zbatonin dhe e zbatojnë demagogjinë e tyre të “proceseve”, me direktiva të Beogradit dhe të Prishtinës “patriotike” e “kombëtare” të defatoreve e të defaxhinjve të LDK-së&Co!…
Dhe, e keqja është dhe qëndron këtu, sepse, secili që “vjen” në pushtet i fryn një demagogjie të (para)caktuar të “proceseve” tona “patriotike” e “kombëtare”, që do të çojnë te bashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Madje, një demagogjie e “dijeje” të tillë të “proceseve” tona i është bashkangjitur, krahas LDK-së&Co, edhe një kategori e të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe një zot e di se ku do na shpjerë kjo demagogji “patriotike” dhe “shqiptare” e “proceseve”, që po trumbetohet edhe sot, në të gjitha nivelet “shtetërore”, që do të çojë te bashkimi i jonë kombëtar.
Fatkeqësisht, kjo gjendje e pakrye tregon qartë se trojet shqiptare, anekënd shtrirjes së tyre gjeoautoktone, i ka përfshirë injoranca e “komunistëve” të pandreqshëm shqiptaro-titistë e UDB-asho – KOS-istë dhe e larvave të tyre “komuniste” e “demokratike”, që ka gjetur një shtrirje të gjerë, horizontale e vertikale, dhe mashtron e injoron shqiptarët dhe Shqipërinë, duke e gëzuar vazhdimisht përkrahjen e parezervë të Beogradit antishqiptar dhe të Prishtinës “patriotike” e “kombëtare” të “Presidentit historik” të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova&Co dhe atë të miqve ndërkombëtarë të Beogradit dhe të Prishtinës shqiptaro-titiste, antishqiptare deri në çmendi, sidomos, me demagogjinë e “proceseve” që do të çojnë deri të “bashkimi kombëtar” i shqiptarëve, e cila u shërben vetëm për të qëndruar në pushtet, dhe, atë, në vendet kyçe të “proceseve” që do të shpiejnë te “bashkimi kombëtar” i Shqipërisë shqiptare(Bah!)…
Këto gjëra ndodhin për pasojë mospasjeje kreje dhe mendësh në të. Ndodhin kur nuk ke koncept të qartë veprimi që çon te një proces që e ke pikësynim arritjeje shekullore. Prandaj, kjo gjendje kaq “patriotike” e “shqiptare” të bën ta kuptosh komplet demagogjinë e “proceseve” , apo, demagogjinë në “proces” e sipër,që vazhdon të jetë sprovë dhe provë e “patriotizmit” dhe “shqiptarizmës” së Paritsë Komuniste të “Kosovës dhe Metohisë”, alias Lidhjes Demoktarike të Kosovës& Co (Sic!)…
Është për ta thënë, këtu e me këtë rast, se të gjithë shqiptarët gabohen rëndë nëse mendojnë apo u shkon mendja vetëm njëherë, a për një çast, se Rankoviçi, Titoja e Millosheviçi&Co e tyre i kanë mbajtur LDK-istët në pushtet (LKJ, LKK, LDK), për të mirën e shqiptarëve dhe të Shqiërisë, të cilët, tash, po e zhvillojnë dhe zbatojnë në jetë demagogjinë e tyre të “proceseve” për “bashkimin” e trojeve të copëtuara shqiptare, e cila demagogji quhet “Republika e Kosovës”!…
Prandaj, është koha që kjo demagogji e “proceseve”, që gradualisht do të çojë deri te “bashkimi kombëtar” të mos na mashtrojë më, sepse, është demagogji e kulluar antishqiptare dhe shërben për të mbetur në pushtet “komunistët shqiptarë” (tash “demokratë”) të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë e të Kosovës “shqiptare” të “Presidentit historik” të “Republikës së Kosovës”, si një ndër konceptet më të sofistikuara bashkëkohore antishqiptare, e përkrahuar nga të gjithë “miqtë” e shqiptarëve bashkërisht…
Është koha të mos mashtrohemi më me demagogjinë e “procesece” të ish-Lidhjes së Komunistëve të të Jugosllavisë dhe të “Kosovës dhe Metohisë” (LKJ-LKK), alias, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (si derivat i kulluar i tyre), nën dirigjimin e çfarëdo “udhëheqësi e patrioti shqiptar” si Ibrahim Rugova&Co!…
– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura