Pashtriku.org, 9 prill 2018: Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar se “elita politike” shqiptare s’ka asgjë të përbashkët me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor. Madje jam bindur plotësisht, se kjo ‘specie’ si e tillë nuk i përketë fare këtij kodi etik e njerëzor, sepse po të jetë e kundërta (të përgjegjshëm dhe njerëzor), riciklimi i tyre në pushtet nuk do të ishte i qëndrueshëm as afatgjatë. Dhe mirëfilli kam kuptuar se, për të qenë i riciklueshëm në pushtet duhet të jesh, gënjeshtarë, manipulues, intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të shtiresh se po bën më të mirën e mundshme për qytetarët. Qytetarët (kjo ‘turmë’ e mashtruar) fjalët e politikanëve, me tone zotimi, premtimi e entuziazmi gjithmonë i kanë përceptuar si vepra të përkryer. Prandaj, kjo masë e njerëzve që nuk gjykonte me kokën e vet, vazhdimisht është kënaqur me fjalën e bukur të liderit, dhe rrallë kush prej tyre e ka vrarë mendjen se ai maskara po i mashtron e gënjen parreshtur! Prandaj kjo maskaradë duhet të marrë fund!
***
Në janar të vitit 2015, mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita po organizonte protesta nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!
Tani shtrohet pyetja:
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!
A e dini Pse?!
Sepse ky popull përveç pozitës, realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare!
Shpresa – thonë – vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t’ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur…!
***
Publicisti dhe disidenti i njohur kroat, Bruno Bushiq (1939 – 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllavë (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”
Dhe sot ka ardhur koha të mendojmë sinqerisht, se, si të shpëtojmë nga këta grabitçarët tanë të pangopshëm?
Postime të Lidhura
RKL: ÇËSHTJEN E KATEGORIVE TË LUFTËS NUK E ZGJIDH DOT PROKURORIA, GJYKATAT, AS KADRI VESELI, AJO DUHET FILLUAR NGA E PARA!
Prishtinë, 30 gusht 2017: Letra e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli drejtuar shoqatave të dala nga lufta e…
BARDHYL MAHMUTI: MOS KËRKONI FAJTORË ATY KU KA VETËM SHPIRT SPORTISTI!
Zvicër, 13. 6. 2016: (Ndeshja Shqipëri – Zvicër duhet të shihet si garë sportive jashtë cilësimeve politike) –…
EJUP AJDINI: SI NXORI KRYE TRADHTIA ‘MODERNE?!
Shkup, 24 janar 2019: Në të kaluarën tonë historike e kombëtare albanofobia ballkanike ka bërë një luftë të…
BEHXHET SHALA BAJGORA: VITI 2020, VITI I PASIGURISË, I FRIKËS, STRESIT, I KRIZAVE DHE I SHPRESËS SË RREJSHME, VITI 2021 NUK DO TË JETË I TILLË!
Prishtinë, 31 dhjetor 2020: 1. Vit i mbrapshtë për botën dhe Kosovën; COVID – 19: Këtë vit bota…