Pashtriku.org, 31. 08. 2016: Me rastin e 18 vjetorit të Betejës së Lavdishme të UҪK’ës në Vërri të Prizrenit (1-4 shtator 1998) – me 1 shtator 2016 (të enjten) Radi Televizioni i Kosovës (RTK) transmeton-Dokumentarin “PISHTARI I LIRISË”, kushtuar DËSHMORIT TË KOMBIT XHEVAT BERISHA.
Dokumentari transmetohet në: – RTK4 në ora 20:00
***
Dokumentarin e përgatitën:
– Autor: Sheradin Berisha
– Tekstin e lexoi: Festim Kabashi
– Montazhi: Lendi Susuri
– Muzika: Mendim Elezkurtaj
– TV’OPINION, Prizren 2005… /sh.b/
***
PËRMBAJTJA E DOKUMENTARIT:
– Kush ishte Xhevat Berisha;
– Veprimtaria shumëplanëshe e Xhevat Berishës, në arsim, në organizimin e demonstratave të viteve 1989 – 90 në Prizren, aktiviteti i tij në Pajtimin e Gjaqeve, në Frontin e Rezistencës Kombëtare, etj…
– Si u themelua Njësiti i parë i UҪK’së në Prizren 1996…?
– Kush ishin anëtarët e Njësitit të UҪK’se në Prizren që mbanin lidhje me bashkëveprimtarët e tyre në Mërgim?
– Si u vunë kontaktet e para të Njësitit të UҪK’së në Prizren me anëtarët e SHP të UҪK’së që vepronin në Shqipëri?
– Në çfarë rrethanash u burgos drejtuesi i Njësitit të UҪK’së, Xhevat Berisha dhe shokët e tij (shkurt 1998)?
– Si u fuqizua UҪK’ja pas daljes se Xhevat Berishës (maj 1998) nga burgu dhe kthimit të bashkëveprimtarëve të tij nga Shqipëria dhe shtetet perëndimore?
– Si u themelua Shtabi Lokal i UҪK’së në Prizren me seli në Jeshkovë të Vërrinit dhe kush ishin anëtarët e këtij Shtabi?
– Ҫfarë pozite komanduese kishte Xhevat Berisha në Shtab, (i cili me vonë u shndërrua në Shtab të Brigadës 125 të ZO të Pashtrikut)?
– Cila ishte Zona e Lirë e UҪK’së në Prizren?
– Si u furnizua me armatim UҪK’ja në Prizren, nga pikat logjistike në Koretnik/Pikëllim dhe Pashtrik – gjatë verës 1998?
– Kush i mbante kontaktet me Shtabin Lokal të UҪK’së në Jeshkovë gjatë kohës së furnizimit me armatim?
– Kontaktet e Xhevat Berishës me SHP të UҪK’s – në Likoc të Drenicës;
– Si u përballuan ofenzivat e forcave ushtrake – policore serbe në korrik – gusht 1998 nga UҪK’ja në vërri të Prizrenit?
– Udhëtimi i Komandant Remzi Ademajt – Petritit, Xhevat Berishës ,… për në SHP të UҪK’së, beteja e përgjakshme e15 gushtit 1998 te udhëkryqi i Nashecit (afër Prizrenit), gjatë kthimit të tyre nga Drenica, dhe rënia e Komandant Petritit;
– Beteja e Lezit më 1 shtator 1998, dhe rënia dëshmorit të Kombit Xhevat Berisha me 13 bashkëluftëtarët e tij…
(…)
https://www.facebook.com/260746114106399/videos/607116706136003/?pnref=story.unseen-section