NAFI ÇEGRANI: KUSH I PËRÇAN SHQIPTARËT? (Ose: Ura e Siratit (3)

Shkup, 7 mars 2020: (Shekspiri ka thënë: ,,Jini të lumtur dhe buzëqeshni…Para se të vdisni jetoni,,! Por, unë them njëkohësisht: O shqiptarë, jetoni me ndërgjegje të pastër, të moralshëm dhe me shpirt human dhe njerëzor, sepse një ditë duhet të kaloni Urën e Siratit …!)
…Pas rrënies së sistemit komunist dhe shembjes së Jugosllavisë, popujt të cilët jetonin në këto troje, si sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët, maqedonasit, serbët etj. me dekada jetuan të zhgënjyer dhe të mashtruar me parullën e ,,Vëllazërim bashkimit,, . Veçmas në Kosovë, ku me ardhjen e satrapit të Ballkanin , Millosheviqit në pushtet, institucionet në gjithë Kosovën ishin vënë nën masa të dhunshme ose edhe qenë mbyllur fare. Kosova po kalonte një fazë të rëndë të jetës së saj institucionale, fazën e përpjekjeve për mbijetesë, që zgjati plot dhjetë vjet (1989-1999), ishte rrugë ferri dhe dreqi ku kalonin shtigje plotë me therra e gjemba…
Shqipëria, ndërkaq, shteti shqiptar, po kalonte edhe një vit të mbrapshtë në historinë e tij, vitin 1997! Kishin dështuar firmat piramidale dhe populli ishte çuar në protesta e, më vonë, edhe në kryengritje për të rrëzuar ata që kishin lejuar grabitjen e pasurisë së tyre. Aq më shumë që askush nga pushtetarët e kohës nuk e shihte të udhës të merrte qoftë edhe një grimë përgjegjësie mbi vete, duke dhënë, ashtu siç ndodh në krejt botën e qytetëruar në raste të tilla: dorëheqje. Një gjë e tillë po ndodh me vite e dekada edhe këtu, në Maqedoni. Shqiptarët bëhen gjithmonë edhe më të përçarë! Dalin në /zgjedhje/ dhe votime, populli i ngratë dhe i vuajtur, i përcjellë nga munafika e dreqa, nga disa ,,bajraktar,, dhe kapadahinj të klaneve të ndryshme dhe të krimit nga dias parti të vogla dhe të mëdha, me sagën e tyre të së keqes, sidomos të atyre që janë treguar si më të ,,fortit,, dhe kanë zënë kulltuqe në pushtet. Autorër e kontingjenteve të drogës, vrasjeve, vjedhjeve dhe kidnapimit e plaçkitjeve me vite e vite nuk kanë të ndalur. Populli paguan fatura e taksa, e keqja dhe shtypja nuk i hiqet qafe. Pse kështu , vallë?
Kush i përçanë shqiptarët në këtë cep të Ballkanit?
Mjerisht , ky është një fakt i rëndë! Po, por kujt t’i them se…?
Populli dhe Vendi dridhen bashkë nga pasojat, nga e krimi dhe zhgënjimet… ( ose, nëse mundem të parafrazoj vargjet e poezisë së famshme të Nolit, ,,Shpell’ e Dragobisë,, kushtuar Bajram Currit: “Vendi dridhej, ay mbeti/ Se s’tronditej nga tërmeti” ! Po këtu ndosh, vitet e fundit me shqiptarë në Maqedoni, e që i ka kapluar halli. Të rinjtë ikën meridianeve të gurbetit kah Perëndimi…Burrat që kan ikur moti për kafshatën e gojës, nuk kanë ndërmend të këthehen dot në vatrat e tyre. Shtëpitë ia kanë mbyllur, dikudh duke lë pleq të molisur, e dikush portave ua ka vë drynin…Në vend kanë mbet lirshëm vetë grupe klanesh dhe ,,politikanë hajrambasha,, të cilët për interese personale dhe karierizma, ua ka ëndja vetëm lekun dhe ,,funksionin,, në pushtet, dhe janë në gjendje të spiunojë edhe vllaun e vetë, fqiun ose mikun, ose ( bie fjala, kam disa në Çegranin tim që i njoh personalisht për surrati), si të tillë venë e vijnë vërdallë madje shesin edhe bubicat e tyre që i kanë të mallëzuara! A burrëri i thonë kësaj, kur burri i ngjyros edhe flokët me kënë graishtesh? Zoti na ruajt…! Ose madje, kemi një tabor tjetër, të afërt me klikën e tyre si ata të parët, dëshirojnë që shpirti t’u shkon në parajs, por nuk duhet të vdesin nga frika e mëkateve. Mirë bëjnë tipat e tillë sadopak të ,,vrasin,, mendjen dhe të mendojnë se si do ta kalojnë URËN E SIRATIT kur të dalin në Ditën e kijametit. Kjo është e thënë nga adise dhe ajete kuranore. Dhe këtu nuk ka lojë politikanësh të cilët veprojnë si masha të ndryshkura, si dikur kur kanë shërbyer në rradhët e spiunimit dhe agjenturave të UDB-së famkeqe, qofshin se ishin edhe profesora, akademikë, mjek e doktora ose gazetar të redaksive të ndryshme dhe tv të kohës komuniste, priftërinj kishash apo hoxhallarë si imama në ndonjë xhami fshati ose qyteti, myftini, ligjërues fakulteti apo medreseje etj. kanë qënë masha të ndryshkura si informatorë të Organeve ndjekëse të sistemit të shkuar famësi, e që sot, mjerisht, shiten si ,,patriota,, !I di dhe i njoh me emra dhe mbiemra…

Në ato kushte, sponsorizimi, nocion që pat hyrë në përdorim ndër ne pas vitit 1990, ishte pothuajse e vetmja mënyrë e publikimit të librit shqip. Libri shqip, sin ë Maqedoni njashtu edhe në Kosovë, mund të shihte dritën e botimit vetëm falë donatorëve të ndryshëm nga vendi a bota e jashtme: nga diaspora shqiptare në veçanti.
Përpjekjet e mia si autori këtij shkrimi i cili asokohe, po them, siç kam theksuar edhe në shkrimin TESTAMENTI IM , se mjerisht që punova si zyrtar i Shërbimit Inteligjent që në popull njihet me emrin: UDB, por ndjehem krenar për Unin tim dhe që jam ky që jam, se aty pata rastin të mësoja shumë gjëra nga ato sekrete zyrtare që si shqiptar nuk do t’i dija kurrë në jetë! Aty mësova edhe për spiunët dhe informatorët volunterë dhe të paguar me ,,honorare,, të majme, varësisht nga aktiviteti i tij në grumbullimin e informacioneve relevante dhe që ishin lojal ndaj UDB-së ose KOS-it ushtarak, apo aq më keq, nëse kishin miqësi familjare me kryeshefa të SJB si Zhivko Mitevski, spiunin e keq Haki Fejzulin të Dobërdollit, komandir Zdravo , Zhivko Bogtanovski në Gostivar të cilët i yshqenin me mish të fresket peshku që kapnin nga uji i mullirit, e sot bëhen ,,patriota,,!Ose si ata të Dervenit e , Karshiakës , Sarajt e Shkupit, kur mbanin jarani me kriminelin udbashian Sllave Vasovskin, Sllobodan Stankoviqin, Nikolla Ilievskin, komandir Dimitrien e Gjorqes, apo Rauf Qazimin e Mateqit, Saqip Kollarin antishqiptar etj etj. Dhe të mos flas për ata të Kërçovës, Dibrës e Strugës, ose të mos flas edhe për ata në Kosovë,të cilë edhe sot janë të mbuluar nga krimet dhe me punëve të urrithit…
Dua të themi, sidomos për lexuesit e rinj dhe gjeneratat, se unë, edhe si autori i disa librave nga sferat delicate të fenomenit të spiunimit dhe të keqës së disa gjenratave nga e kaluara,duket se gjeni i të tillëve na përsëritet edhe sot: ata të cilët dje i shërbenin Zdravkut, Dimitries, Sllaves, Stojçes, Evzi Mehmedit, Aqif Osmanit e Gradecit, prokurorin e dikurshëm komunist i cili akuzonte shqiptarët dhe mbanin burgje, ose ,,Koles,, Zhifkut, Vangjelit e tj. ( nga Kumanova e gjer në Strugë, bile edhe në Kosovë), ke plotë spiuna-tradhtar, e të cilët, shumica prej tyre janë rradhitë edhe në Kryesi Partishë ose janë inkuadruar në institucione të ndryshme të pushtetit, fund e krye të korumtuar! Disa prej tyre akoma kanë nostalgji për sistemin e rrënuar dhe flokët I ngjyrosin me kënë grashë, siç përmenda më lartë…Madje duken si Sanço Panço me Mullinjt e Erës !
Unë me vite e vite kam vuajtur në burgje, jo se kisha bërë ndonjë krim, por në saje të akuzave të kurdisura dhe Proces të montuar me plan dhe urdhër nga krerët e nëntokës kriminale të UDB-së të cilët ishin force e madhe dhe shtet mbi shtet dhe mashave të tyre të ndryshkura! Pas daljes nga burgu kam hesht, me shpresë dhe dëshirë që partitë dhe shqiptarët t’i çojnë mbarë punët në interese të popullit dhe kauzës kombëtare. Nuk jam përfshirë në asnjë parti, edhepse personalisht kam njohur edhe (fillimisht) Nevzat Halilin, Abdurrahman Halitin, Mersel Bilallin e djallëzuar, Rufi Osmanin e dështuar dhe të kamufluar, Arben Xhaferin, Menduh Thaçin, Ali Ahmetin (dhe shumë të tjerë të cilët duken si ,,uqër të përhimtë, si persona negative që sillen rreth e rrotull, por ka edhe të mirë), duke dëshiruar dhe me shpresë që të trasojnë në saje të reales, aftësive intelektuale e patriotike, shtigjet e duhura dhe në mbrojtje e dinjitetit të popullit. Por kjo nuk ndodhëte, aspak fare , ose në linja ndryshe , punë dhe angazhime për interese personale dhe kariaerizëm…
… Nuk di shkakun dhe motivet, arsyet dhe preokupimet e tyre, por ata ende vzhdojnë rrugën e përçarrjes mes shqiptarëve me avazet e vjetra dhe me sagën e tyre të madhe ose të vogël, me çka duhet dhe do të merret historia.
Dinjiteti shqiptarë përballë intrigave ndjellakeqe dhe përçarrjes!
Gjithashtu duhet të ceki se shqiptarët si Komb, në përgjithësi, po kalonin, si shumë herë të tjera gjatë historisë, për të mos thënë gjithmonë, nëpër një periudhë që mund të karakterizohej me togfjalëshin: “mes intrigës dhe dinjitetit”. Dinjiti, sipas mendimin tim, është vetëndjenja dhe krenaria e popullit si komb trim, heroik i cili në shekuj vazhdon betejat si Kurban Ballkani, mbi ballin e të cilit, në kohë dhe hapësirë, janë vërsulur stuhi e murlane, fortuna e kreshta të tërbuara, më shumë nga vetë Trungu i tij, duke vazhduar madje edhe përmes fenomeneve të ndarjes dhe përçarrjes mes vejti, ku shkaktarë janë ,,Kolona e pestë,, dhe ,,tajfa,, kriminale që gjenden brenda Partive ose në rradhët e Kryesive të tyre dhe të qenies së tyre individuale … E shtypja, e keqja dhe presioni si prej kamxhiku ose dajaku edhe nga dora e shtetit në jetën e përditshme mbi ta nuk ka pas të ndalur!
Kisha shpresë se Partitë dhe populli do të gjenin mirëkuptim mes vejti dhe te bashkëvendësit e mi në Çegran ( apo edhe te mërgimtarët e kësaj ane ), të cilët vejnë e vijnë si tufat e qyqeve, në muajt e verës, kur ata vijnë për pushim në vendlindje, duan të shohin se punët e partive dhe shtetit shkojnë mirë. Ende më mban shpresa se nuk do të ndodh si ajo që ndodhi para disa vitesh në ditën e votimit, disa ,,bylykbasha,, me emra të kryqëzuar si ,,Mile,, Milan ,,apo ,,Sllave,, e ,,Zhivko,, nuk do të mashtrojnë të rinjt e fshatit tim që me kallasha të zenin pusi pas murit të varreve, dhe të derdhej gjaku aty ku mbusheshin kutiat. Këtë gjë e mbajtën si fshehtësi në fshat, por që gjithë e dijnë dhe e flasin vesh më vesh në besim me njëri-tjetrin, të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktoheshin nga ai rast, kur dikush, qëllimisht përdori mënyrat e intrigues dhe mashtrimit, që e mbajnë mend edhe sot. Por këtë dhe autorët e asaj bande të organizuar nuk duhet harruar. Kjo ordi, si duket edhe sot bën përçarrje tek fshatarët e vuajtur dhe me halle të cilët me dinjiteti i tyre përballen me intrigat e ndjellakëqinjëve që nuk kanë as rrënjë as Trung.
E di, dhe koha, si peshore më e mirë , më e saktë dhe e dëshmuar, na tregon qartë se as për së afërmi nuk u dolën parashikimet as të ,,Miles,, as të dreqit.U shkuan kot edhe paratë!
Ishte tepër zhgënjyes kur ata bënin dhe akoma vazhdojnë të bëjnë shpenzime, duke jetuar me standard të larata jete, me vetura luksoze dhe shtëpi e banesa konfore, madje
shpenzime enorme për dasma e zijafete, duke i detyruar edhe shumë gurbetqarë të derdhin në buxhetet e Partive, në xhirollogaritë dhe xhepat e tyre privat dhjetëra mijëra euro e dollarë si dikur në adresë të Abdurrahman Halitit, Imer Imerit, Vasil Tupurkovskit, Branko Crvenkovskit, Vllado Boshkovskit Rufi Osmanit dhe për projekte të tyre të qëna e të pa qëna, por të dyshuara.
Bile, në këtë drejtim, përmes disa kanaleve dhe linjave konspirative edhe Lobi shqiptar në Amerikë kishte ngritur iniciativën për botimin e një libri reprezentativ me shkrime të elitës intelektuale shqiptare për çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, projekt ky të cilin e kishin mbështetur materialisht dy biznesmenë shqiptarë në SHBA: Dino Asanaj dhe Bruno Selimaj. Në këtë libër: KOMBI. Rrugët e bashkimit kombëtar, që doli një vit pas në botim të Shtëpisë Botuese “Onufri” nga Tirana, qenë marrë mendimet e 25 intelektualëve shqiptarë, nga e gjithë hapësira etnike shqiptare dhe nga diaspora, përkitazi me zgjidhjen e çështjes kombëtare, në mesin e të cilëve kanë qënë edhe Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Ali Aliu, Agim Vinca, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Kristo Frashëri, Mahmut Bakalli, Mark Krasniqi, Mehmet Kraja, Avni Spahiu, Pajazit Nushi, Rexhep Qosja, Sabri Godo, Sabri Hamiti, Servet Pëllumbi, Shkëlzen Maliqi,(i biri i udbashit Mehmet Maliqit), Zekeria Cana e të tjerë.
Këtu u botuan edhe disa libra të tjerë ku ngrihen në piedestal emra personash, të cilët nuk kanë as vlerë ose merita kombëtare, u botua edhe libri i Avni Spahiut, një ,,autori,, tjetër disa shkaravina të vobegëta rreth politikave në Maqedoni ose për ,,kornizat,, e Marrëveshjes së Ohrit, ku nuk kuptohet se çfarë shkruhet. Dhe shumë libra të tjera të kësaj kategorie dhe të rrugëve të dyshimta të botimit…nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, bile siç kemi shembull edhe librin e Shkelzen Maliqit fatzi!
Partitë politike shqiptare në Maqedoni, janë pothuajse po ato, disa më të mëdha e disa më të vogla (ka bile edhe parti të reja, të cilat nuk ishin para dy dekadash), por edhe nëse kanë lindur si këpurdhat pas shiut me emra dhe liderë të ndryshëm, as tani bile, nuk kanë një mobilizim dhe concept kreativ në analet filozofisë politike ose, sëpaku të kenë një platform të denjë dhe relevante me baza të shëndosh të filosofisë së interest të popullit dhe kauzës kombëtare, pos asaj që është filozofi e manipulimit, përfitimit nga pushteti ose pushtetmbajtësit të cilët i mbajnë në kualicion jo për inereset shqiptare por për hire dhe huqe të tyre perfide… Inteligjencia jonë vazhdon të jetë, si gjithmonë, e heshtur, pasive dhe e frikësuar përballë zhvillimeve të kohës, kurse një pjesë jo e vogël e saj servile ndaj politikës së ditës, shkojnë me vrraplinkthin e tyre të pangopur në përqafim me atë/ato që nuk na duan.
***
…Një demokraci apo një shtet demokratik, funksionon në bazë të një mirëqenie të lartë, gjithëpërfshirëse ekonomike, e jo ku një grup i vogël që gllabëron pasurinë e vendin dhe ku shumica e popullatës jeton në skamje kjo s’është demokraci dhe ai shtet më se paku mund të cilësohet si anarhi.
Një shtet, mund të quhet demokratik, kur politika i shërben sovranit (popullit) dhe të mirës së përgjithshme, e assesi një grupimi oligarkik. Demokracia funksionon në bazë të ekonomisë së tregut, zhvillimit ekonomik e social, në të cilin çdo qytetar është i barabartë para ligjit dhe ku mundësit janë të barabarta për të gjithë njësoj, e jo ku privilegjet i gëzon vetëm një rreth i ngushtë klanor. Në një shtet stabil, demokratik baza e një shoqërie, është shtresa e mesme, pra shtetit i prin elitat intelektuale, por kontrollohen nga shtresat e gjera, e të cilat dominohen nga shtresa të mesme me mirëqenie stabile ekonomiko-sociale, e assesi jo kur shumica e popullatës jeton në një varfëri te skajshme. Nuk është demokraci ajo kur pretendohet të formohet një shtresë e aristokracisë pa traditë dhe pa të kaluar të pastër, por përmes hajnisë dhe krimit, duke përligjur para të pista.
Nuk është demokraci ajo ku nuk ka kulturë edukimi, ku plagjiaturat janë pjese vitale e punimeve “shkencore” në të gjitha nivelet. Nuk është demokraci ajo kur shtëpitë e mediave qofshin ato publike apo private, nuk janë assesi në shërbim të një informimi të drejtë dhe objektiv, por gjithnjë me tendenca në shërbim të po kësaj politike të korruptuar, interesave ekonomike, dhe e cila tashme është bërë rob i politikes qoftë asaj të pozitës apo opozitës.
Nuk është demokraci dhe as qe i shërben asaj e aq me pak një shteti që pretendon të jetë demokratik kur në mënyrë sistematike nëpër debate të ndryshme qarkullojnë të ashtuquajtur “analist politik” të (gjithëdijshmit), të cilët në shumicën e rasteve, në mënyrën më të butë mund të cilësohen si militant dhe oborrtarë, pjesëtar të klaneve politike, të cilët i shërbejnë propagandës, e në disa raste ekstreme edhe shërbëtorë të kauzës armiqësore ndaj vendit dhe kombit, duke plasuar idetë ndër më të çmendura në kurriz të popullit të vuajtur dhe hallexhinj, duke nëpërkëmbur intereset e kombit.

Jemi në kohë të vështira dhe jetë me shumë halle e brenga, të rrthuar në qarqet ose pranë qarqeve të dhunshme politike të kohës. Me siguri ata nuk e dinin se kushti i parë i artit dhe filosofisë strategjike në politikë është kapërcimi i vetvetes.
Vetveten shumica e tyre si tipat e XH.A. apo M. Xha. B.B. etj. kaherë i kanë lëshuar me sagën e tyre në favor të nji identiteti individual, dhe si pjesë e atij kolektiv që mban elemente të antarit të partisë. Ata ende nuk e kanë gjet, ose me sjelljet e tyre arogante apo kriminale nuk arrijnë ta gjejnë dot zgjedhen në rrugët e artit të politikës dhe të formimit të personalitetit me fenomenin e ndëgjegjes së pastër dhe asaj që është veti njerëzore: ose, konkretisht, janë fut në politikë si fat të vështirë, të shikuar vetëm me prizemen e ,,biznesit modern,, dhe përfitimit. Po përmendi , këti me këtë rast si shembull: Ovidin! Njeriun i cili e ngrysi jetën në internim dhe kurr nuk u ndie hero, e që braktisi Parisin dhe shkoi e jetoi mes kasolleve prej balte në Taiti…Kurse personat të rradhëve nga partite shqiptare, që i përmenda lartë, ndoshta do kërkojnë populli t’u ,,ngrit,, edhe ,,përmendore,,!
Sa keq
Janë këto vetëm disa nga problemet, me të cilat preokupohet vendi ynë dhe shoqëria shqiptare sin ë Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut … Historia është një shans për popujt që të mësojnë nga e kaluara nga gabimet e bëra dhe ajo të mos harrohen kurrë, në mënyrë qe të mos përsëriten. Ndërsa ne, kemi problem edhe me historinë tonë, të cilën shumë shqiptarë e kontestojnë ngase ajo i fyen sipas tyre kombet tjera, të cilat shekuj me radhë na robëruan e shkatërruan. E, në ketë rast, nëse këtë mendim e do ta përfaqësonte shumica atëherë vajhalli për ne…
Me fjalë tjera do të thotë të mbrosh Millosheviçin…!? Sepse pikërisht këta dy e mbronin haptas këtë kasap të njerezimit në hapësirën ballkanike. Të mbrosh kryeçetnikun e të gjitha kohërave, sot, do të thotë nga një “mal i madh” të kthehesh ne një “kodër e vogël” që në shkuret e saja strehon gjynahqarë…
Vetvetiu shtrohet pyetja se kujt i shërben një mbrojtje, perkrahje apo qoftë dhe “shpjegim i drejtë”, i tillë… Kujt, ”kauzes apo antikauzes”…? Ose edhe më dukshëm e më shkoqur të themi… – o do ketë pësuar mendja ndonjë tronditje… ose vreri i zemres ka shperthyer si vullkan pa e pyetur malin që e mbante në gjirin e vet..?!
Personalitete të rëndësishme të SHBA-ve dhe NATO-s, por edhe kombit gjerman, njëkohësishtë, kanë bërë shumë për të mirën e shqiptarëve në përgjithësi, veçmas për Kosovë, por edhe për kulturën, historinë, folklorin dhe gjuhën e kombit shqiptar. Për ne, sot e tërë ditën, nuk është koha, që energjia e jonë e dijes, politikës dhe shkencës të kthehet, nga vetë ne, kundra nesh! Gjë që në shumën e rasteve po ndodh, dhe kjo është një apsurditet. Ne nuk mund të shndërrohemi në erën që do lëvizte krahët e mullinjve të huaj, të armiqëve tanë, sepse ajo u duhet mullinjve të shqiptarëve të cilët vuajnë me dinjitetin e tyre përballë stuhive dhe murlaneve të intrigave që edhe sot fryjnë me acare akulli mbi ballin plotë rrudha e kreshta të thinjura, të bardha në trojet tona !
NË KTHETRAT E PRONTOMAFISË!
(NJË MESAZH PËR ,,GJENERALËT,, TANË TË POLITIKËS)!

Kur Gjeneralit Kroat Ante Gotovina, disa parti politike i ofruan pozita në parti, ai nuk pranoi dhe thotë: “Si Gjeneral i luftës jam hero dhe idealist, i përkas të gjithë popullit liridashës kroat. Si politikan nuk mund t’i përkas të gjithëve dhe përfundoj një palaço i zhytur me premtime të rreme duke zhgënjyer edhe varret e plagët e dëshmorëve dhe shokëve. Më mirë një hero lufte, se sa një deputet a ministër apo edhe president e kryeministër zuzar”!
Pas këtij abuzimi të parë, erdhën të tjerat. Loja me emrat, pseudonimet e ish-spiunëve, dalja e tyre në gazeta, së fundi, shantazhet, që me siguri njëri krah i politikës i bënte tjetrit. Politika shqiptare njohu befas një shije të re, të panjohur, të rrezikshme: përdorimin e dosjeve të ish-spiunëve, për dobi të vet. Shantazhi ka qenë mekanizmi kryesor me të cilin ka funksionuar çdo mafie e çdo zhgan banditësh. Kjo vegël e diktaturës tregonte se klasa politike shqiptare sado të shpallej liberale, zemrën e kishte në diktaturë.
Kështu shpjegohet që çështja e hapjes ose jo të arkivave të fshehta, nga një trazim i sinqertë, u kthye në një biznes të turpshëm politik. Me anë të kurthit të dosjeve, secila palë mbante në zap jo vetëm njerëzit e vet, por edhe një pjesë të palës tjetër. Kështu shpjegohen çuditë e pashpjegueshme, enigmat, thënë shkurt, qyfyret e politikës shqiptare. Kështu shpjegohet paradoksi i madh që ka zyrtarë të së djathtës, që janë po aq të zellshëm për të mbuluar krimet e komunizmit, njëlloj si të ishin të majtë. Kështu shpjegohet që diskutimi për arkivat dhe dosjet hyri në një zonë të mjegullt, në një muzg të qëllimshëm: gjersa u arrit te epilogu i turpshëm i Kuvendit Shqiptar, madje edhe atij në Kosovë dhe Maqedoni.
A krijon probleme hapja e bodrumeve të errëta (arkiva, dosje etj.) dhe lustrimi i plotë, transparent dhe i drejtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni?
Natyrisht që krijon. Sepse ata të cilët nuk e kanë ndërgjegjen e pastër dhe kanë shërbyer Shërbimeve antipopullor të Sigurimit kominternist dhatë kohës komuniste, dhe nuk duan hapjen e dosjeve secrete, duan që ato fshehtësi ti marrin me vete në varr.
Ky është një problem i rëndë, serioz, me shumë peshë e përgjegjësi. Ndaj askujt nuk i lejohet që pozitën e tij “superiore” (thënë ndryshe “pa dosje”) ta përdorë në mënyrë abuzive, për të terrorizuar si prokuror “inferiorët” (thënë ndryshe “me dosje”), ose të shese mend në popull duke u treguar si ,,patriot,,!.
Në të gjitha problemet, sado dramatike qofshin, qasja njerëzore është ajo që më shumë se çdo tjetër, shmang gabimet e rënda. Mund të ketë qasje njerëzore për çështjen e errët të ish-spiunëve? Natyrisht që ka. S’duhet harruar kurrë se kjo ushtri e trishtuar e ka dramën e saj të brendshme. Sado që e ka humbur të drejtën e fjalës, sado që çdo përpjekje për t’u shpjeguar mund të kthehet kundër saj, kjo s’do të thotë se bota duhet të jetë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj ferrit të brendshëm të saj. Është rekrutuar kjo ushtri me mënyrat më çnjerëzore që mund të përfytyrohen. Është kapur shumica e saj në gracka nga më makabret.
Qasja njerëzore është ajo kur, sa më shumë të ndjeshëm ne të jemi ndaj kësaj katastrofe të ndërgjegjes, aq më të pandjeshëm na lejohet të jemi ndaj atyre që e kryen këtë punë me zell, e aq më të ashpër ndaj atyre që e kryen të njëjtën punë pa i detyruar kush. Sa për ata që e krijuan këtë mjerim dantesk, ata që përbënin kupolën e nomenklaturës së kuqe, ata s’ka pse të presin mirëkuptim.
Për shkak të veçantive të vendit tonë (një traditë shekullore hakmarrjeje, pezmatimet e mërive të gjata, përftimi i veçantë i fisit, familjes e nderit, raportet atë-bir si raporte detyrimi e shkarkimi), këto e të tjera si këto, na çojnë natyrshëm drejt kërkimit të një zgjidhjeje që mund të ishte e veçantë.
Nisur nga kjo, e nisur gjithashtu nga orientimi njerëzor që u përmend më lart, mendoj se do të ishte, ndoshta, e arsyeshme që, për shumicën e popullsisë shqiptare, për njerëzit e thjeshtë e të rëndomtë, për ata që s’kanë patur e s’mund të kenë asnjë rol në jetën politike, morale e administrative të shtetit e të shoqërisë, dosjet mund të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Së paku për aq kohë sa do të mund të vendosë në një formë referendare populli shqiptar.
E kundërta duhet të ndodhë me ish-nomenklaturën dhe me gjithë ata që, për ironi të fatit, u quajtën “elitë” e vendit dhe që luajtën një rol të ndjeshëm në jetën e tij. Sa më i lartë ka qenë posti, aq më i madh bëhet faji, për të arritur gjer te maja e kupolës. Në Shqipëri duhet të shkulet njëherë e përgjithmonë ideja e gabuar se, ishin si ishin udhëheqësit, punët e pista i bënin vetëm spiunët profesionistë. E vërteta është fare ndryshe. Mbi të ashtuquajturit udhëheqës, jo vetëm rëndon krimi madhor, ai i krijimit të kësaj murtaje, por edhe në një rrafsh të rrokshëm, kjo e ashtuquajtur “elitë” i ka bërë gjithmonë punët e pista të spiunimit. Qysh më 1941, në lindjen e partisë, krerët e saj, u mësuan të denonconin njëri-tjetrin te Stalini, te Titoja, te jugosllavët, te rusët. Ndaj më pas spiunimi u bë diçka familjare për ta, gjersa u kthye në një sistem zotërues.
Për fat të keq, në polemikën e hapur këto dy vitet e fundit është përzier, rastësisht ose jo, çështja e dosjeve me atë të arkivave të fshehta. Ndërsa për të parën kanë qenë disi të kuptueshme lëkundjet, hapja e arkivave është jashtë çdo diskutimi. Mëdyshja për këto nuk mund të cilësohet veç barbare. Për fat të keq, ka ndodhur pikërisht ajo: barbaria.
Në të vërtetë , me gjithë vonesën e saj në këtë problem kaq dramatik, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë ose edhe të Sllovenisë rreth hapjes së dosjeve , sepse nuk është fjala për dosje të rëndomta spiunësh e as për denoncime të vogla të lagjes, por për makinën kryesore të përgjimit e të terrorit ku ishte një popull I tërë nën survejim, i spiunuar. Është fjala për zyra të Komitetit Qendror, të LKM dhe asaj Jugosllave me qendër në Beograd, për anëtarë të tij, për anëtarë të Byrosë Politike në Tiranë, për kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, Institutit Albanologjik dhe Historik në Kosovë, atyre në Maqedoni dhe Shkup, dhe për atë mal dosiesh dhe denoncimesh kryesore.
Me sa duket, pikërisht kjo kapje për brirësh e problemit, ky vizion nga lart, që nuk i lë mundësi nomenklaturës të fshihet pas spiunëve të thjeshtë, ka qenë një nga arsyet e reagimit të keq. Në këtë libër nomenklatura e lartë, qoftë politike, qoftë kulturore del lakuriq. Zyrtarët e lartë nuk mund të përdorin më legjendën aq shumë të përhapur se ushtruan terror ngaqë ishin të keqinformuar. Nga ana e tyre, drejtuesit e institucioneve kryesore të terrorit intelektual, nuk mund të justifikohen se ishin të detyruar nga lart të bënin ato që kanë bërë. Të dy palët janë të përlyera gjer në grykë, të pleksura në një aleancë monstruoze, rrallëherë të ndeshur në histori.
Këtë vizion të qartë të tablosë nuk mund ta japë veçse bota e dokumentacionit. Ndaj reagimi i ashpër kundër librit është njëherësh reagim kundër dokumentacionit në përgjithësi. Gati-gati u ndien haptas thirrjet histerike: nuk duam dokumente!
Natyrisht që një botë e ngritur mbi mashtrim dhe mjegull mbuluese më fort se çdo gjëje i trembet dokumentacionit. Oraliteti ballkanik, aq shumë joshës në rrafshin e artit epik të poezisë, është armiku i parë i së vërtetës në rrafshin e jetës shoqërore moderne. Libri i drejtorit të arkivave vuri ballë për ballë oralitetin dhe dokumentet. Në këtë ndeshje oralitetit (thënë ndryshe mjegullës mashtruese) nuk i mbetet veç humbja. Ky është edhe shkaku i panikut Brenda për Brenda tek shqiptarët.
Njëqind e tridhjetë vjet më parë, në romanin e tij “Djajtë”, Dostojevski profetizoi makinën e ardhshme të terrorit komunist. Në këtë roman tregohet se si katër revolucionarë rusë mbytin të pestin, shokun e tyre, për t’u lidhur kështu me anë të të fshehtës së krimit. Sipas Dostojevskit, kështu do të punonin këtej e tutje “qelizat e revolucionit”, ato që do të mbytnin botën me gjak. Ne ballkanasit e kuptojmë mirë se ç’është kjo lidhje nëpërmjet njollave të gjakut. Gjatë luftës civile në Shqipëri ajo u përdor gjerësisht e po ashtu pas fitores së komunistëve.
Çdo shoqëri e pajisur me njëfarë ngrehe morale, kur gjendet përpara një prove ku vihen ballë për ballë moraliteti me të kundërtën e vet, në mënyrë të vetvetishme rreshtohet në anën e moralitetit. Për një pjesë të popullsisë shqiptare, për fat të keq, ndodh e kundërta. Kjo pjesë, me shpërfillje bën sehir të keqen. Nga dokumentet ajo merr vesh se dikush ka kallëzuar, ka marrë më qafë, ka dashur të hedhë në humnerë dikënd, e megjithatë vazhdon të vështrojë me sytë e saj të pajetë (sytë e saj prej peshku, siç përfytyrohet shpërfillja në filmat e Felinit), pa dashur të vihet në mbrojtje të askujt.
Por kjo është gjysma e së keqes. E keqja më e madhe është kur kori i solidaritetit, ai që, jo vetëm është shpërfillës ndaj viktimës, haptas bëhet kundër saj, duke marrë në mbrojtje shtypësit. Merret me mend se nga ç’njerëz përbëhet ky kor. Së pari, janë bashkëpunëtorët në krim, ata që, sipas profecisë së Dostojevskit i lidh e fshehta e denoncimit. Me ta bashkohen një tufë zyrtarësh të mesëm e të lartë, ata që dje ishin buka dhe kripa e diktaturës, e që ende sot i gjen aty-këtu në jetën e sotme politike, deputetë të majtë e të djathtë, kryetarë partish, anëtarë të qeverisë, diplomatë, shefa, mbishefa e nënshefa pa fund.
Një shoqëri me ndërgjegje të gjymtuar, siç është sot një pjesë e shoqërisë shqiptare, gjëja e parë që bën kur dikush i vë përpara pasqyrën për të parë vetveten, është refuzimi i pamjes. Një reagim i dytë, edhe më i keq, është përpjekja për ta thyer pasqyrën.
…Surrogatët e të vërtetës, janë persona që mbajnë mjetin e vjetër, i përdorur shumë herë në periudha pastiranike. Thelbi i tij, mbulimi i krimeve, shfaqet e kryhet me forma nga më të larmishmet. Mbulimi i drejtpërdrejtë, zhdukja, djegia e dokumenteve, është pa dyshim mënyra më e ngutshme, e kryer shpesh në rrethana paniku. Një tjetër formë është transferimi i krimit. Kjo është një mënyrë dredharake që përzien qëllimisht krimin e mirëfilltë me sofizmat për të, ose kriminelët e mirëfilltë me kinse burimet teorike të tij. Kështu, në rastin e holokaustit, vënia e emrit të Hitlerit, midis emrash filozofësh e shkrimtarësh të njohur, që, për fat të keq, janë përzier në mëkatin kundër hebrenjve, ngjan gati-gati si një përpjekje lehtësimi për kryekriminelin nazist. Të natyrës së përafërt janë raportet e krahasimit të intelektualëve shqiptarë me Enver Hoxhën. Zërat e avokatëve të këtij të fundit, se tirani s’paska bërë ndonjë krim më tepër se një pjesë e intelektualëve është gjithashtu përpjekje e mjerë për të shfajësuar diktatorin.
Një ndër alibitë me tingëllim kinse filozofik, siç janë shpesh ato që ndërtohen me ndihmën e konceptit “kohë”, është shfajësimi “ashtu ishte koha”. Është e tepërt të zgjatemi këtu, për të kuptuar se në historinë e njerëzimit ka patur disa akte që nuk kanë patur kurrë kohën e tyre. Bota ka ndërruar epoka, rende e sisteme të menduari, por disa vepra, ndër të cilat kallëzimi i pabesë, nuk janë pranuar nga asnjë kohë. Denoncimin që 2000 vite më parë e degdisi në internim poetin e Romës, Ovidin, shteti romak e mbajti në shekuj të fshehtë, sepse ai kallëzim ka qenë atëherë, njëlloj si sot, i turpshëm. Ose kemi shembull rastin e Drajfusit dhe ,,afera ,, e tij…
Që surrogati, thënë ndryshe mashtrimi, të ngadhënjejë, atij i duhet pushtimi i hapësirës mediatike. Vërshimi në shtyp nën pasaportën e kujtimeve, i një vale nostalgjie për kohën e përmbysur dhe për personazhet e saj, ka shqetësuar me të drejtë pjesën më të shëndoshë të opinionit shqiptar. S’do të kishte ndonjë të keqe, përkundrazi, nëse këto dëshmi të njerëzve të ish-nomenklaturës, qofshin ata të kupolës komuniste, qofshin rojet, hetuesit, madje torturuesit, do të tregonin të vërtetën. Mirëpo, me përjashtime të rralla, rrëfimet e tyre s’kanë lidhje me të. Tabloja rozë që del prej tyre është fyerje e rëndë për vuajtjet e këtij populli.
Procesi i rigjetjes së drejtpeshimit shpirtëror, është i lidhur natyrshëm me kurajën për shqyrtimin e ndërgjegjes, sidomos kur ajo është e dëmtuar. Një gjë e tillë është vështirë të përfytyrohet pa hapjen e zgafellave ku është strukur e keqja.
Andaj, unë edhe në rastin e kërkesave të mia për zbardhjen e të vërtetës, rastit dhe drejtësisë, shpesh kërkoj që të LINDET NJERIU si dikur Emil Zola…!
Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës. Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë lindi demokracia, dhe jo qilaret e errëta, aq shumë të dashur për kundërshtarët e saj. Është hapja (transparenca) ajo që i vuri krismën në themele, asaj që quhej perandori e Jugosllavisë komunterniste me qendër në Beograd, e që mjerishtë, disa nga ata të më lartë përmendurit, edhe sot kanë nostalgji.
(VIJON…)
_____________________
NAFI ÇEGRANI: MASHTRIME DHE AKUZA TË TRILLUARA! (2)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9715

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura