Pashtriku, 27 qershor 2020:
7.36 Hidajete Osmani
E lindur më 22.12.1957 në Makresh të Artanës.
Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë.
Është e martuar dhe nënë e katër fëmijëve.
Jeton me familjen në Arbanë të Prizrenit.
Punon si arsimtare e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren.
E rritur në familjen e Kadri e Shukrije Osmanit, ku vazhdimisht temë e bisedës dhe e punës ka qenë çështja e Kosovës, ajo qysh si fëmijë u edukua në frymën patriotike.
Në GRK angazhohet si gjimnaziste dhe formon celulën me shoqet Sevdije Greiçevcin dhe Hamide Sylën, në të cilën fillimisht lexonin shtypin ilegal të kohës, bisedonin për njerëzit që i njihnin dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në veprimtari për çështjen e Kosovës.
Hidajetja ishte krah i djathtë i të atit, Kadriut në veprimtarinë patriotike të viteve shtatëdhjetë. Pas arrestimit të tij një kohë ajo kishte vazhduar veprimtarinë me Mehmet Hajrizin. Për të shkëmbyer literaturë dhe për të përcjellë ndihmat që dërgonte Organizata për familjen e saj, pas arrestimit të Kadriut, ajo është takuar disa herë edhe me Kadri Zekën, por pa e njohur me emër.
Në vazhdën e ndjekjeve policore që i bëheshin familjes së saj, është marrë disa herë në polici, kurse më 4 gusht 1981 arrestohet dhe dënohet me 2 vite burg.
Edhe i shoqi i saj, Nuhi Bytyqi (1954) nga Semetishti i Therandës, themelues i Organizatës patriotike “Komkos”, ndiqet dhe arrestohet disa herë, duke u dënuar me gjithsej nëntë vjet burg.
VIJON…
________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E TEUTA BEKTESHIT (57)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10220
Postime të Lidhura
UKSHIN HOTI: REPUBLIKËN E KOSOVËS E KONSIDEROJ TË FORMUAR, POR DUHET BËRË SHUMË PUNË, QË TË JETË I PRANUAR NGA TË TJERËT
Pashtriku.org, 16. 05. 2015 – Ukshin Hoti u lind në vitin 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore…
GJEKË GJONAJ: GJEKË GJONLEKAJ, FAQJA E BARDHË E TRIESHIT NË AMERIKË
Ulqin, 06. 11. 2014 – Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë protagonistin e këtij shkrimi. Me këtë…
HAMDI HYSUKA: KY ËSHTË GJOKË DABAJ
Burrel, 6 Mars 2018: Ditëlindja e mësuesit, shkrimtarit dhe studiuesit, Gjokë Dabaj, u kthye në një festë familjare.…
VAXHID SEJDIU: KU ËSHTË UKSHIN HOTI – SOKRATI SHQIPTAR?!…
Pashtriku.org, 16. 05. 2012 – (“…pa përcaktimin definitiv të eshtrave të prof. Ukshin Hotit dhe mijëra shqiptarëve të…