U SHUA NGA JETA, LUFTËTARJA E LIRISË, FETNETE RAMOSAJ

Pashtriku, 6 prill 2019. Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë, luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja e veprimtarja, Fetnete Ramosaj
Fitnete Ramosaj, u lind në vitin 1972, në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, Fakultetin dhe studimet pasuniversitare, në Prishtinë. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë.
Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për informim Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Radion Kosova e Lirë dhe Agjencinë KosovaPress”, Radio Televizionin Shqiptar. Ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve “Zëri i Amerikës”, “Deutsche Welle”, “BBC” dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë.
Ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës “Zgjimi”, Deçan (1991-1997); bashkëpunëtore dhe anëtare e redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, Zvicër/Prishtinë (1995-2001); bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës së parë ushtarake në Kosovë “Ardhmëria” – Organ i Zonës së Tretë të Mbrojtjes (1999-2001); redaktore në gazetën javore “Fokus”, Prishtinë (2003-2007), hartuese e biografive të dëshmorëve të kombit nga Zona e Dukagjinit për monografinë, “Feniksët e lirisë”

Ishte autore e shumë jetëshkrimeve për dëshmorët në monografinë, “Feniksët e lirisë, dhe bashkëpunëtore e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”.
Është autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej; recensuese, lektore dhe redaktore e disa librave publicistikë, historikë e të çështjeve të sigurisë; pjesëmarrëse me kumtesa shkencore në disa simpoziume e konferenca shkencore ndërkombëtare, etj.
Është autore e librave:
DEÇANI (Monografi), në bashkautorësi me Faton Mehmetaj, botoi “Zgjimi”, Deçan, nëntor 1997, 528 f.
“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve” / “Serbian crimes in Kosova – WITHOUT APOLOGY – Facts Against Defamations” (Vëllimi i Parë, shqip/anglisht), botoi “Fokusi”, Prishtinë, 2005. Ribotuar në të njëjtin vit në 10 mijë kopje, f. 350.
“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve”, (Vëllimi i Dytë), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008, 442 f.
“Serbian crimes in Kosova – Without Apology – Facts Against Defamations”, (The Second Volume), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008, 446 f.
– “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, botoi ISGJS, Prishtinë, 2013, 183 f.
“Serbian extremist organizations in Kosova”, botoi ISGJS, Prishtinë, 2015.
– “UÇK-ja në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente të luftës 1998-1999)” Prishtinë prill 2019.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura