Mehmet Musa: Një shekull e gjysmë në istikame për çlirim e bashkim kombëtar!

Isniq, 27 dhjetor 2020: Brez pas brezi, tre, katër breza e më shumë, në truallin e gërvallajve, pranë oxhakut, në shtëpinë përdhese, të mbuluar herë me kashtë e herë me dërrasa, nëna e gërvallajve me ninullat e saja, që në djep, i këshillonte,porosiste, edukonte duke u kënduar fëmijeve; rritu biro e lufto për lirinë e Atdheut. Nëse nuk mund t’a fitosh lirinë,lerua amanet femijëve të tu e ata femijëve të tyre që kurrë të mos e ndalin luftën çlirimtare deri sa t‘i sjellin lirinë Atdheut. Të biesh për Atdhe, do lindësh prapë e do hyshë e radhitësh me emërat e mëdhenj që janë të pavdekshëm. Mos e kurseni edhe pikën e fundit të gjakut për këte tokë,këte vend e këte dhe,që rënkon me qindra vjet nga çizmet e pushtuesve të poshtër e të egër.
Kështu qëndruan në këmbë ,me gishtin në kamëz e çdo here në front nëpër luftëra vëllezërit ; Dinë e Sakë Fazlia e pas tyre bijtë e tyre Bardhosh e Hajdar Dina e deri të Hysen ,Jusuf e Bardhosh Bardhoshi, Hysen, Jusuf, Bardhosh e Avdyl Gërvalla, nga Duboviku. Ata luftuan kundër perandorisë osmane e kundër xhonturqëve te rinj, në mbështetje të Hasan Prishtinës e, të Lëvizjës kaçake që ishte e prirë nga Azem Bejtë Galica.
Kështu qëndroi edhe Bardhosh Dina i Dinë Fazlisë, tërë jetën e tij kaçak, kundër Serbisë së parë, Austrohungarisë e Serbisë së dytë. Kështu qëndroi edhe Hysen Bardhoshi i Bardhosh Dinës me vëllezër Jusufin, Bardhoshin e Avdylin, çdo herë në këmbë, kundër bishave të egra të karpateve e kundër klikës së Tito-Kardel-Rankiviçit e tradhtarëve të vendit.
Tani e ka radhën nëna Ajshe Gërvalla, e cila u bë nuse e Bardhosh Dinës, ende pa i mbushur 15 pranvera. Me 10 nëntor të vitit 1941, truallit të Bardhosh Dinës i lindi një pushkë lirie, sot 79 vite më parë lindi Hysen Gërvalla.
Pushtuesit ndërroheshin njëri pas tjetrit, si thuhet edhe në këngën folklorike:
Shum pushtuesit Atdhe në tyne janë ndërrue,
me vjedhë popullin me robnue
hynte njani e dalke tjetri
shum ma i zi i riu se i vjetri.
Dinë Fazli Gërvalla gjyshi i Hysenit, ishte shquar si strateg lufte dhe ishte dalluar si luftëtar trim dhe i pashoq në luftën e Nikshiqit,ne vitin 1879-1880, krahas trimave si Rexhë Alia, Demë Isufi e shumë trimave të tjerë nga Rugova e Dukagjini.
Ai u shqua edhe në luftërat e zhvilluara kundër malazezëve për mbrojtjen e kufirit në Plavë, Guci, Grudë, Tutinë, Smilevicë Tregu i Rie e Rozhajë.
Çdo herë mëshkujt e këtij oxhaku i ke gjetur me armë në dorë kundër bishave të egra malazeze, e kundër ushtrisë çetnike të Drazha Mihajloviçit, sidomos Hajdar Dinën e Bardhosh Dinën e Hasan Idrizin, e më vonë Mujë Hasanin.
Kur Turqia u shporr nga Shqipëria, vendin tonë e coptuan fuqitë e mëdha dhe më shumë se gjysmën e Shqipërisë ia aneksuan mbretërisë sebo-kroato-sllovene, ndërsa Bardhosh Dina në shenjë mospajtimi me këto vendime, qëndroi vet i pesti, për tre vjet në mal. Për ushqimin, e veshmbathjen në mal kujdesej trimi Hasan Idrizi e mashkujt tjerë të Gërvallajve,

Vëllezërit Hysen e Jusuf Gervalla – Slloveni, 1962

Ai, jo rrallë eshtë arrestuar e tortururar nga xhandarmëria serbe të cilët donin të mësonin se ku ndodheshin këta trima, por kurrë fjalë nga goja e këtij trimi nuk doli kundër vëllezerve të tijë që ishin kaçak në mal,
Kjo ndodhi deri ne vitin 1915, kur Shqipëria u pushtua nga Austrohungaria.
Gjatë terheqjes në drejtim të Rugovës e Çakortit ushtria malazeze vrau sa mundi gra e fëmijë shqiptar,në fshatin Strellc i Ulët. Vetëm Feriz Haxhisë i kan djegur kullën dhe i kanë vrarë 23 anëtarë të familjes.
Me të dëgjuar Bardhosh Dinë kaçaku mori martinën dhe zbriti në Strellc ku u ngujua në kullën e Demir Alisë të Dautajve dhe nga një frengji e saj zmbrapsi një ushtri të tërë kriminale, atë malazeze.
Paria e Gjakovës me të mësuar këte ngjarje mobilizoi 500 vullnetarë dhe i shkuan në ndihmë trimit të vetmuar që po përballej me një ushtri të tërë.
Në krye të vullnetarëve trima qëndronin Osman Aga i Rashkocit, Maxhun Nimani i Becit e Dinë Xhemaili i Gllogjanit (gjyshi i Ismail Haradinaj).
Ata sëbashku, me një trimëri e burrëri të pashoqe, i shkatërruan çetnikët malazezë, dhe duke i ndjekur këmba këmbës i përzunë, ata që kishin ngelur gjallë, nga Raushiqi, Bjellopoja e, nëpër Kapishnicë dhe i përzunë ata, përtej qafës së Çakortit.
Dëshmia më e saktë që i gjithë farefisi i Dinë Fazlisë ishte në mbikqyrje të vazhduesheme e të panderprerë nga pushtuesit, është fakti që në vitin 1921 „reforma agrare“ i konfiskoi tërë pasurinë, duke sjellë ne trojet e tyre një kolon malazez, Dushan Shaliçin, vëllai i gruas të Ali Shukriut.
Vështirësitë e jetës së nënë Aishes ishin të pamasë, jo vetëm nga pushtuesit nazifashitë dhe skamja e mjerimi që i kishte shkaktuar Serbia e dytë, duke i marrë çdo pëllëmbe toke por edhe nga nevoja për të rritur, ushqyer dhe edukuar femijët e sajë, sidomos kur kishte edhe një femijë të porsalindur.
Pas Hysenit nëna Aishe pati edhe tre fëmijë të tjerë; Jusufin, Bardhoshin dhe Avdylin, të cilët të edukuar me frymën e atdhedashurisë qëndruan gjithënjë në ballë të luftës kundër armiqve që kishin robëruar vendin tonë.
Mundi, djersa, sakrificat e gjaku që derdhën këta trima duke qëndruar burrërisht, përballë hasmit i kalojnë kufijtë e Dukagjinit, Kosovës së AVNOJ-it, e do të jenë të mirënjohur anë e këndë Shqipërisë Natyrale.
Në vitin 1950 kaçaku i maleve Bardhosh Dina ndërroi jetë dhe para se të vdiste i la amanet gruas së tijë, që të kujdesej për bijtë e sajë dhe t´i edukojë me frymën e atdhedashurisë.
Ai i tha se shpirti i tij do të prehej i qetë në varr, vetëm atëherë kur të gjitha trojet shqiptare të bashkoheshin në një shtet të vetëm, me emrin Shqipëri, atëhere kur edhe djemtë e tij do të merrnin tokën që u kishte marrë koloni Dushan Shaliqi. Deri atëherë djemtë kurrë nuk duhet të ndërpresin, për asnjë arësye luftën e tyre kundër zaptuesve serbo-sllavë.
Pas këtyre fjalëve kaçaku i panënshtruar i Dukagjinit Bardhosh Dina, mbylli sytë.
Pas kësaj, për nënë Aishenë e cila ishte vetëm 24 vjeç ,hallet e jetës u rënduan akoma më shumë. Tani shpresë e vetme i ngeli Hyseni i cili ishte vetëm 9 vjeç e Jusufi 5 vjeç. Provokimet dhe raprezaljet e OZN-ës, e UDB-së, të nxitura edhe nga koloni Dushan Shaliç që kishte uzurpuar 6 hektarë e 33 arë tokë duke u lënë pronarëve, vetëm 4 arë oborr. Me qenëse Bardhosh Kaçaku i kishte vrarë edhe vëllain e tij Perën, Dushani, duke pasur frikë se kur djemtë e tij të rriteshin mund t’a vrisnin edhe atë vet, bëri çmos që t‘i largonte nga vendlindja tyre me çdo kusht, Hysen Gërvallën dhe nënën Ajshe me fëmijtë e saj. Nga trajtimi mizor e provokimet e panumërta, ditën e natën, siç dinë t’i bëjnë vandalët serbo-malazezë edhe ndaj fëmijëve të mitur sidomos në vitet 1956, 1957, 1958, nëna Aishe me bijtë e sajë, në një natë të errët maji të vitit 1959, me ndihmën e vëllait të sajë Lush Buzhala, ikën me tren në drejtim të Sllovenisë, në qytetin e Jesenicës.
Dikush i kishte sugjeruar nënës Ajshe që të ikte në Turqi, ku mund të sigurohej se për shkak të fesë atje nuk do t´i ngucte njeri. Aishe Gërvalla i ishte përgjigjur personit që i bëri këtë sugjerim, se feja e jonë nuk eshtë në rrezik por, gjaku i arbërit e kombi ynë i përgjysmuar është në shënjestër për t´u çfarosur.
Pas kësaj, Nëna Aishe, në moshën 33 vjeç, Hyseni 18 vjeç, Bardhoshi 8 vjeç e Avdyli 4 vjeç, pas 48 orëve arritën në Slloveni.
Në marrëveshje me dajën Lush , një djalë e kishin lënë në Kosovë,që mos tu humbet fara, sepse dheut të huaj nuk i dihet, Kështu, Jusufin që ishte 12 vjeç, vendosën t’a lënë në Atdhe.
Zemra e nënës Aishe u nda përgjysmë. Sytë e saj nga Kosova e deri në Slloveni nuk u terën kurrë nga lotët për birin e saj, Jusufin që e kishte lënë nën qiellin e hapur prane dajës Lush.
Në Slloveni filloi një jetë tjetër. Atje nuk vërehej në rrugë e shkollë, policia dhe organet e UDB-ës. Te sllovenët nuk kishte ndikim thuajse fare politika e Beogradit, me perjashtim, aty-këtu, të ndonjë oficeri ushtrie. Tashti Hysen Gërvallës i ra mbi supe barra për të mbajtur nënën dhe për të rritur vëllezërit e tijë. Atij i takoi të bëhet zot shtëpie pa qenë akoma në moshë madhore. Shkritorja e hekurit s‘kishte të drejtë ta pranonte Hysenin në punë si punëtor krahu, por me ndihmën e një gruaje shpirtmadhe që bënte pjesë në këshillin e rekrutimit të punëtorëve, u punësua si punëtor krahu edhe pse ishte shum i ri, për zbrazjen e një vagoni prej 25 tonë argjilë në ditë, si normë dite!
Mosha e re, ende pa mbushur 18 vjeç, ishte kapitull i veçantë dhe i vështirë për Hysen Gërvallën, të cilit i duhej të ishte në ballë të vështërsive dhe sakrificave që diktonte koha. Ai kishte si shok e këshilltar të jetës nënën Aishe, e cila e kishte edukuar që në djep me ndjenjat e patriotizmit e të atdhedashurisë.
Ajo vashë e re, kishte veçori dalluese nga nuset e kohës, bile thoshin se as Rushë Rexha nga malësia e Gjakovës nuk i afrohej asaj. Ishte e matur,e kthjellte nga mendja, trimëreshë dhe e guximshme, e shkathtë dhe intelegjente. Ajo zotëronte dy gjuhë të huaja, turqishten dhe kroatishten. Ishte e sinqertë dhe e vendosur për t´i edukuar djemtë në rrugën pa kthim prapa drejt luftës çlirimtare dhe lirisë, si dhe për ti rritur jetimët e sajë nëpër rrugat e mërgimit. Shkurt, e thënë shqip, ajo ishte edhe më burrë se shumë burra të kohës. Me rrogën e parë që mori Hyseni, veç gjërave elementare për të jetuar e ushqyer, me porosi te nënës, bleu një radio stacioni i vetëm i së cilës ishte i fiksuar te Radio Tirana e cila dëgjohej rregullisht, çdo ditë dhe ditë pushimi.
Pra, kështu filloi jeta e nënës Aishe rrugëve të Sllovenisë, me bijtë e sajë jetima, por kurrë të nënshtruar e kurrë të gjunjëzuar para çdo vështirërsie e fortune.
Veç vështirësive e vuajtjeve në dheun e huaj, ajo kishte edhe ndonjë çast gëzimi që vlen të përmendet. Ky gëzim ishte një letër nga Jusufi, i cili e njoftonte se kishte përfunduar klasën e shtatë dhe se në fund të qershorit të vitit 1961 do të vinte për pushime në Slloveni dhe se shpenzimet e udhëtimit do t’ia paguante daja Lush.
Ishte takimi i parë i Jusufit me vëllezërit e me nënën Ajshe pas afër dy viteve.
Atë ditë Hyseni nuk kishte shkuar në punë,e kishte marë ditë të lirë, ndërsa nëna Aishe duke përgatitur drekën nuk mund t’i ndalte lotët…
Jusufi kishte marrë gitarën e tijë të dashur, por edhe ca libra e vizatime për fëmijë. Njëra nga ato ishte e piktura e Gjergj Kastriotit, e vizatuar nga Jusufi me dorën e tij.
Këtë pikturë ai e vuri në ballë të dhomës së pritjes, e ajo qëndroi atje gjatë tërë kohës sa ishin në Slloveni.
Një tjetër ngjarje e gëzueshme ishte edhe martesa, në shtator të vitit 1962, e djalit te madh, Hysenit, me Hedijen, vajzën e Ukshin Rugoves .
Dasma u bë në Slloveni, fizikisht, por me mendje e shpirt të gjysma e Shqipërisë që rënkonte nën çizmën e hekurt të fashistëve serbo-malazezo-maqedon.
Pas plenumit të Brioneve, kur klika e Aleksander Rankoviçit ra nga pushteti, ajo që ishte shumë largëpamëse, vendosi ashtu siç bëjnë burrëreshat e rralla, mori vendim që ti’ kthejë shpinën luksit të mërgimit dhe të kthehej së bashku me bijtë e saj të kullat e rrezara të Bardhosh Dinës, e bindur se guri i rëndë peshon në Dubovik, ajo e mori këtë vendim të rëndësishem jo për të bërë sehir, e qëndruar duarkryq, por për të vazhduar luftën me të gjithë forcën dhe të gjitha mjetet, që toka e zaptuar nga Dushan Shaliqi t’i këthehej të zotit, që trojet shqiptare të okupuara nga serbosllavia, t’iktheheshin Atdheut.
Për t’u jetësuar kjo endërr e moçme, nëna Aishe ishte e bindur dhe e vetëdijshme se duhej, përpjekje, angazhim, organizim, sakrificë por besa edhe gjak. Ajo nga të gjitha këto nuk trembej e nuk hamendej!
Ardhja në Atdhe e Hysen Gërvallës me vëllezër e gëzoi pa masë Jusufin i cili tani kishte triumfuar, në shkencë, kishte mbaruar fakultetin e Gjuhë Letësisë, si dhe përgadiste magjistraturën mbi veprën e Nolit, pastaj ishte i kompletuar si rrallë kush, ishte poet, kompozitor, këngëtar, shkrimtar, publicist, gazetar e piktor.
Hysen Gërvalla nga mësimet e nënës, si dhe përpjekjet e tija në terren si dhe historia e lavdishme që kishte dëgjuar për babain e gjyshin e tij kaçak,tashti ishte i kalitur dhe kompletuar si një kuadër i pashoq dhe luftetar lirie.
Humorin e kishte trashëguar nga gjyshi tij Din Fazlia, ndërsa urtësinë, mençurinë, vendosmerinë, guximin, trimërinë dhe bujarinë i kishte kultivuar në jetën e tij të cilat kishin bërë që Hysen Gërvalla të radhitej ndër burrat e rrallë e të veçantë të Dukagjinit.
Në luftë për Atdhe në këte familje çdo gjë bëhej me plan dhe marrëveshje, duke i shoshitur dhe matur mirë gjërat në prapavijë. Për këtë aresye u vendos që, për shkaqe sigurie dhe nevoje, Bardhoshin t’a dërgonin në përendim, në Gjermani, me qëllim që të kontaktonte grupe dhe individë që e urrenin dhe e luftonin Jugosllavinë fashiste dhe të organizonte ndihmën materiale për luftën.
Bardhoshi u vendos në rrethin e Stutgartit me punë të përkohëshme. Me mund, djersë e sakrifica formuan organizatën “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi“ organizatë kjo që e shtriu aktivitetin e sajë atdhetar në të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi.
Në vjeshtën e vitit 1979, do të shkonte në Kosovë për vizitë kasapi më i madh i shqiptarëve, krimineli Tito. Për këtë arsye, organet represive jugosllave që shërbeheshin, për fat të keq edhe nga shqiptarët lakej të autoriteteve shteterore deshën të arrestojnë vëllezërit Hysen e Jusuf Gërvalla, nga survejimet e udbashëve që mjerisht ishin shqiptarë, por me ndihmën e dashamirëve të tijë Jusufi u shpëtoi kthetrave të UDB-ës dhe u arratis te vëllai, Bardhoshi, në Gjermani, ndërsa trimin Hysen Gërvalla e burgosin dhe pasi e torturuan e dënuan me 3 vjet burg.
Në gjykatë, fjala e fundit e të akuzuarit Hysen Gërvalla ishte;
”Jam i pa fajshëm dhe deklaroj se çdo shqiptar që përpiqet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar që mund të burgoset, eshtë i pafajshëm. Fajtorë janë ata shqiptarë që propagandojnë dhe mbrojnë “bashkim-vllazerimin” me sllavët e jugut,ngjë çka nuk ka funksionuar kurrë dhe, nuk do të bëhet kurrë realitet. E drejta është në anën tonë dhe ne do të fitojmë.”
Në natën e zezë dhe ditën e kobëshme,të 17 janarit të vitit 1982, duke mos mundur të përballojnë aktivitetin e tyre çlirimtar UDB-a organizoi atentatin kundër tre çlirimtarëve: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Për të shkatërruar psiqikisht Hysen Gërvallën, që e kishin në burg, organet e sigurimit në SUP-in e Pejës, e njoftuan për vrasjen e vëllezërve të tij në ora 1:00 pas mesnatës, një orë e gjysëm pasi ishte kryer atentati në Gjermani.
Sipas dëshmitarit Sadik Kuqi, i cili ndodhej në burg, në dhomë me Hysen Gërvallën, gardiani serb Nebojsha e detyroi një gardian shqiptar që së bashku të shkojnë të dera e dhomës së burgut dhe ta njoftonin Hysenin për vrasjen e dy vëllezërve. Siç deklaron Sadiku , Hyseni menjëhere na zgjoi të gjithëve, 6 vetave që ishim në dhomë, duke na thënë: ”Zgjohuni burra, se sonte pas mes nate jam njeriu më i lumtur në botë, Dy vëllezërit e mij, nga sot, janë deshmorë të Atdheut. Ata ranë për çlirim e bashkim kombëtar”. Pas këtij njoftimi ai filloi të këndojë këngën “Për Memedhenë, për Mëmëdhenë.”
Kur gardianët panë qëndrimin burrërorë të Hysen Gërvallës i cili, jo që nuk u çmend por ja filloi këngës ata u zverdhën në fytyrë dhe u zhdukën sikur mos të ishin, ndërsa ne në dhomë tërë natën nuk fjetëm. Në vend që ne t’i apim gajret Hysen Gërvallës që kishte humbur dy vëllezër, ai na jepte neve gajret.
Pas tre vjetëve të vuajtjes së dënimit,Hysen Gërvalla u lirua nga burgu, por nuk e lanë të qetë asnjëherë, jo OZNA e UDBA, por punëtorët e sigurimit serb me kombësi shqiptare nga SUP-i i Pejës .Ata e provokonin, i bastisnin shtëpinë e kërcënonin ditën e natën deri sa e detyruan të braktisë Atdheun dhe të vendoset në Zvicër. Kësajë radhe duke e lënë nënën Ajshe në Dubovik, e cila nuk përtoj e nuk nguroj ditën e natën t´i mbajë dyert e kullës hapur për luftëtarë lirie e bijë që kishin për ideal rrugën e bijve të sajë tani dëshmorë Jusufit e Bardhoshit, ishin të shumëta vizitat që i bëheshin kësajë lokemadhëje, nder të tjerë edhe Nuhi Berisha e Enver Topalli me shokët e tyre. Dalja e Hysen Gervallës në Zvicër, ishte një ndihmë e madhe për bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në këtë vend. Fillimisht ai i caktoi detyrë vetes që t´i pajtonte ngatrresat e mosmarrëveshjet ndër shqiptarët. Aty ku hynte Hysen Gërvalla nuk kishte mundësi që të mos shtrihej dora e pajtimit.
Ai u mor edhe me organizimin e demonstratave në çdo qytet të Europës, në përkrahje të luftës së drejt që bënte populli shqiptar në ish-Jugosllavi për liri e bashkim kombëtar. Edhe në Zvicër, dyert e Hysen Gërvallës ishin të hapura për bashkatdhetar ditën e natën, demonstratat zakonisht bëheshin ditëve të shtune, e çdo të premte një ditë para demonstratës në mbrëmje më ka rastisur ta takoj nipin e dashur të Hysen Gërvallës, flamurtarin e të gjitha demonstratave në mërgim të pavdekshmin Rrustem Mahmutaj i, cili një natë para çdo demonstrate kalonte bashkë me dajën e tij të dashur Hysen Gërvalla.
Në vitin 1998-1999, kur filloi lufta e armatosur në mes forcave okupuese serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e sidomos pas 6,7 e 8 marsit kur bien për të mos vdekur kurrë, 58 anëtarë të familjes Jashari si dhe komandanti legjendar Adem Jashari, roli i Hysen Gërvallës ishte i madh. Ai u angazhua në mbledhjen e ndihmave financiare për Atdheun dhe në punën e madhe për ngritjën e moralit atdhetar e luftarak në mesin e të rinjëve. Kështu edhe në këtë luftë të UÇK-së, gjaku i dëshmorëve të Atdheut i Nuredin Gërvallës dhe luftëtarit të luftës së dytë botërore Mujë Hasan Gërvallës u bë bashkë me gjakun e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për t¨i nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga trojet tona bishat e egra të karpateve.
Pas luftës së fundit, Hysen Gërvalla i kalonte muajt e pranverës, verës e vjeshtës pranë kullës së Bardhosh Dinë Kaçakut, në Dubovik , në freskinë e ajrit te Bjeshkëve të Nemuna, duke kujtuar jetën e tijë të bujshme plot sakrifica në shërbim të tokës së arbërit, duke bërë përpjekje që me sa më pak dhimbje ta kujtojë moshën e re të Jusufit e Bardhit që ranë për të lindur përseri njëri 36 vjeç e Bardhi 31 vjeç. Kujtonte vuajtjet nëpër të cilat kishte kaluar ky kreshnik kurrë i ndalur, kurrë i lodhur e kurrë i gjunjëzuar, që gjatë tërë jetës së tijë kishte luftuar vetëm për kapuç të bardhë e jo për kapuç të madh.
Nuk di se ç’duhet të bënte më shumë për Atdheun familja e Gervallajve që në natën e errët në mes 15 dhe 16 shtatorit 2018 ditë e diele, të ,,shpërblehej” nga hienat e nëntokës shqiptare, në mes të natës, sikur me 17 janar, duke e sulmuar me breshëri plumbash dhe të shkrepin breshëri plumbash kullën dhe truallin e Hysen Gërvallës. A thua kush e di pse?
I zemëruar dhe i pezmatuar tej mase sot, Hysen Gërvalla, numëron vitet e pleqërisë në Zvicër, dhe sot me 10 nëntor ai mbush plot 79 vjet.
Gëzuar ditelindjën Hysen Gërvalla!
Lumë Atdheu ynë që të pat djalë, o Hysen Gërvalla!
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Isniq me, 10 nëntor 2020
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura