DR.PËRPARIM DEMI: GJUHA E FUSHATËS ZGJEDHORE

Bukuresht, 21. 06. 2013 – Masmedia shqiptare është kthyer në një fushë beteje të ashpër ku viktima kryesore, me sa duket, është gjuha shqipe. Gjuha e ëmbël e Naimit, nuk është më aq e ëmbël, shpesh e gjejmë të ashpër, të thyer, të ndotur, të deformuar, të helenizuar apo të sërbizuar. Gjuha flet por dhe godet. Populli thotë se gjuha kocka s’ka por kocka thyen. Media jonë e përdor gjuhën shqipe si i vjen për mbarë, s’ka fare mëshirë për bukurinë e saj, mjaft që t’i shërbej ustait të vet, duke e kthyer në instrumet të shpërdorur.
Me qënëse zgjedhjet i kemi kthyer në sport kombëtar, ku garojnë gjithfarë amatorësh dhe ku arbitrat janë pushuar nga puna si të panevojshëm, guzhina e medies po ushqen me bujari spektatorët mëndje hutuar, dependentë nga tru masazhi politik. Problemi ynë qëndron në faktin se prodhimi i vëndit është i pakët dhe importi i lëndës së parë është bërë bazë për guzhinën mediatike shqiptare. Por me qënë se gjuha shqipe nuk para i përshtatet kësaj teknollogjie kulinare, preferohet të ndrohet me diçka të përafërt, dmth që t’i ngjaj pak asaj por në esencë t’i përshtatet mallit të importuar. Pra progresi i la vëndin regresit, profesionisti amatorit, politikani kamaleonit, patrioti u arkivua dhe kodoshi i buzëqesh publikut të gjërë nga karikja e lartë, ku ka hypur.

Gjuha denigruese e megafonistëve të politikës!

Tufa e qenve të zgjebosur, të mbledhur nga rugicat e periferisë, kanë pushtuar qëndrën nën drejtimin e qenit alfa, dhe zhurma e lehjes së bashkuar mbuloi tokën e heshtur të përvuajtur. Media e gatshme të mbledhi copa dhëmbësh të rëna gjatë përleshjeve të përgjakshme zgjedhore, shpesh i zbukuron, duke i përpunuar në laboratoret e saja antikombëtare ose, siç propagandon, i kalon në proçesin e modernizimit ndërkombëtar globalizues, që na hap rrugën e integrimit europian. Bukur fort, lum ne. 
Gjuhëlopata, e përdorur për mbushjen e gropave me mbeturinat mediatike, është bërë mjeti kryesor në udhëtimin e suksesshëm zgjedhor, duke merituar vëndin në piedestalin e artit manipulues të kohës. Hapja e rrugëve të reja, bulevardeve politike jo konvencionale, inovative, me perspektiva të qarta sërbo-greko-europiane, promovohet gati në të gjitha gidet turistike të mediatizuara për konsum të brëndshëm, duke fokusuar turmën zgjedhuese pa kokë, të hallakatur.
Gjuhënepërka kafshon zërat e vetmuar, që i çpojnë në brinjë ligjëruesit kokëndriçues. Dora që guxon tu ngrejë fustanin e gjatë me ngjyra, në paradën e modës pseudoeuropiane, për t’i treguar spektatorve brekët e grisura apo këmbët e shtrëmbta të modeleve, duhet prerë. Biznesi mediatik, i cili garanton plotësisht suksesin e serisë së modeleve të reja, vjel interesin e majmë nga politikanët e ipotekuar pa tru. Shërbimi gjuhësor i sofistikuar është kthyer në një mbulesë të padepërtueshme, e cila ringjall fantazmat historike. Ndërsa logoreja politike u kthye në pandemi kombëtare, për të cilën nuk kemi zbuluar akoma vaksinën e duhur.
Lufta zgjedhore pa llogore ka hyrë në fazën e saj të rëndësishme. Do jetë me interes tu kujtoj lexuesve pjesë nga romani ”Ushtari i mirë Shvejk” të Jarosllav Jashek, ku me disa faqe të mira na argumenton hollësisht, rëndësinë e bërjes së nevojës në fitoren e luftës, nga e cila varet lavdia e perandorit. Sa mirë i ka ditur këto punë autori, sikur të ishte sot në zgjedhjet tona pambarim. Ulërima e ujqëve të uritur të netëve dhe dimrit të ftohtë, na shoqëron në gjumin tonë letargjik.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

TRIUMFI I KOMBIT

“TRIUMFI I KOMBIT”, KAPITULLI: ”DETYRA JONË, KONSOLIDIMI I PAVARËSISË DHE DEMOKRACISË QË PËRSHPEJTOJNË BASHKIMIN E KOMBIT (V.  2014)…