Prishtinë, 15 qershor 2020: Lajmi për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë është i dhimbshëm!… Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh… Moikom Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së dëshmuari dhe vlerësuari… I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime për botime librash, tumirje pikëpamjesh… Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern… Padyshim Moikomi i prirjeve të gjithanshme, edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi, pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike, kombëtare dhe njerëzore…
Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet, për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi i gjerë dhe llojshmëria figurative, mendimet e holla të intelektit të Moikom Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe i shtjelloi me kompetencë përgjithësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme. Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë Euro-Atlantike… Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.
Postime të Lidhura
OSMAN ADEMI: ORA E MËSIMIT TË HISTORISË NË MUZEUN BOTËROR TË VJENËS (WELT MUSEUM WIEN) (+FOTO)
Vjenë, 22 maj 2018: Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, SHMSH „Naim…
SHERADIN BERISHA: ‘BULDOZHERI’ I TRAMP’it NJË MASHTRUES I PLANIFIKUAR PËR INTERESA TË OLIGARKËVE!
Pashtriku, 14 shkurt 2020: “Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi.” – thoshte dramaturgu i…
ARIF EJUPI: DUKE MOHUAR VETVETEN NUK FITOJMË SIMPATINË TEK TË TJERËT
Zhenevë, 09. 10. 2015: Javën që shkoi gazeta “Express” e Prishtinës ka publikuar një videokasetë me pamje nga…
ILJASA SALIHU: NJË PARRUGËSI E KOHËS
Kumanovë, 14. 11. 2014 – Është e vërtetë e hidhur se meshkujt që shkojnë me shumë femra, në…