Prishtinë, 15 qershor 2020: Lajmi për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë është i dhimbshëm!… Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh… Moikom Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së dëshmuari dhe vlerësuari… I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime për botime librash, tumirje pikëpamjesh… Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern… Padyshim Moikomi i prirjeve të gjithanshme, edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi, pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike, kombëtare dhe njerëzore…
Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet, për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi i gjerë dhe llojshmëria figurative, mendimet e holla të intelektit të Moikom Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe i shtjelloi me kompetencë përgjithësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme. Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë Euro-Atlantike… Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.
Postime të Lidhura
TRIUMFI KOMBIT i Skënder Kapitit – PROJEKT për bashkim kombëtar
TRIUMFI KOMBIT i Skënder Kapitit – PROJEKT për bashkim kombëtar Nga Bedri Tahiri, 04 tetor 2021 Libri “TRIUMFI…
MË 7 MARS ORGANIZOHET PROTESTË KUNDËR DEGRADIMIT TË ARSIMIT NË PRIZREN
Pashtriku.org, 05. 03. 2015 – Grupi i qytetarëve aktiv “#Për prizrenin”, bashkë me “Shoqatën e Mësimdhënësve Udhëtarë”, “Shoqatën…
BRANDON TURBEVILLE: NËNTË (9) ARSYET PËR TË VËNË NË DYSHIM HISTORINË ZYRTARE TË SULMEVE TERRORISTE NË PARIS
Pashtriku.org, 17. 11. 2015: ISIS u krijua tërësisht, financuar dhe drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe…
ALI MEHMETI: RINIA E DIASPORËS E KA “KAPUR IDENËâ€
Gjenevë, 9 shkurt 2021: Ditëve të fundit është shpeshtuar pyetja e habitshme nga disa “të habiturit”, se pse…