MENDËSIA “VRASTARE” E URREJTJES!

A jemi liruar nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale dhe në platformat tjera mediale?! …

MENDËSIA “VRASTARE” E URREJTJES!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 21.01.2023

Dy vjet më parë (më 29.12.2019) i nxitur nga mendësia dhe gjuha “vrastare” e liderëve dhe militantëve partiakë, kam bërë dy komente të shkurta si vijon:

1. “Mendësia “vrastare” e militantëve buron nga fryma politike e liderëve dhe politikanëve të të gjitha partive!”

2. “Në Kosovë duket që dekriminalizimi i shoqërisë duhet të nis nga gjuha “vrastare” e parisë politike!”

***

Sa kemi ndryshuar në këtë drejtim?! Anjë grimë!

Për më tepër është shtuar gjuha e urrejtjes!

Nikolla Teslla, (1856-1943) shpikësi më i madh i të gjitha epokave të njerëzimit, ka thënë: “nëse urrejtja juaj mund të shndërrohej në energji elektrike do të ndizte tërë botën”.

Rrjedhimisht nuk duhet harruar faktin se, kur urrejmë dikë, duket që urrejmë tek ai një gjë që është brenda nesh!

Filozofi dhe teologu i shquar, Agustini (354-430 e.s) thotë: “Urrejtja është helmi që pihet, me shpresën se do të vdes dikush tjetër”! A, në të vërtetë urrejtja është helmi që e bënë urrejtësin të vdes çdo ditë nga pak!

Prandaj të urrejmë më pak që të jetojmë më gjatë!

***

Nga arkivi i Fb, më 29 dhjetor 2021

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220017976856147&id=1125324528

__________________

IRRACIONALITETI I PLANDEMISË

Nga Sheradin Berisha

SERWER: DORËZIMI PARA KRIMINELËVE NË VERI DO TË KISHTE PASOJA KATASTROFIKE PËR KOSOVËN!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura