MËRGATA, KOSOVA DHE DIALOGU …

Pjesëmarrja e KKAD-së në dy konferencat e mbajtura në Kosovë “Mërgata, Kosova dhe Dialogu” dhe në konferencën“Diaspora Flet”

Sektori për informim i KKAD-së

Në dy konferencat e mbajtura në Kosovë, “Mërgata, Kosova dhe Dialogu” dhe “Diaspora Flet”, KKAD ishte e pranishme me moto unifikimi i shkollave shqipe në Diasporë-Mërgatë. Takime të cilat do t’i kontribuojnë realizimit të vullnetit, misionit dhe vizionit të saj. Përgjatë këtyre  4 ditëve 17, 18, 19 dhe 20 maj nënkryetari i KKAD-së, Mustafë Krasniqi, përcolli Konferencën me temën “Mërgata, Kosova dhe Dialogu” i organizuar nga  Shoqata Kulturore Integrative “IDENTITET”, takim që u mbajte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 17 maj në sallën 10-të, të drejtuar nga Lulëzim Veliu- Kryetar i kësaj shoqate. Pas fjalës së Veliut, të Muhamet Idrizit, Bahri Troja dhe të Osman Osmanit, fjalën e mori nënkryetari i  KKAD-së me temën: Roli i  mërgatës dhe unifikimi i  diasporës shqiptare, për shkollën shqipe.

Temë e  cila, për dallim nga temat që po trajtohen në këtë konferencë, u ndal te një çështje shumë e ndishme, e cila kishte një rëndësi të veçantë, si për nga pesha e përgjegjësisë, ashtu edhe për nga pesha profesionale. Duke e vënë në pah qëllimin, misionin dhe vizionin, për unifikimin e shkollave shqipe në diasporë, njëherit dhe koordinimin me disa faktorëve kryesorë në funksionimin e mbrojtjes së gjuhës shqipe, që përmes saj ta ruajmë edhe identitetin kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse të të dyja shteteve tona shqiptare, të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, tha Krasniqi. Si dhe e kemi për obligim të trajtojmë temën “Pse numri i fëmijëve shqiptarë që i vijojnë mësimet në gjuhën amtare është kaq i vogël apo i papërfillshëm në krahasim me numrin e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në mërgim?  Dhe mbi bazën e kësaj pyetje, duhet analizat tona t`i  mbështetim në baza të forta didaktike, linguistike dhe shkencore.

Krasniqi njoftoi të pranishmit se Qeveria Shqipërisë,  përmes vendimit nr. 133, të pikës 13/5 të VKM të datës 16.12.2020, ka njohur KKAD-në institucionalisht, ku thotë:  “Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”. Një vendim të tillë e presim edhe nga Republika e Kosovës dhe, shpresojmë se do të kemi një përgjigjeje të njëjtë apo një deklaratë a vendim të përbashkët. 

 Ndërsa në edicionin e tretë të konferencës “Diaspora Flet” 2023, e cila zgjati për tri ditë radhazi, më 18, 19 maj, në ambientin Klan Arena, ku ishte e pranishme edhe kryetarja, Vjosa Osmani; kryeministri Albin Kurti. Kurse më 20 maj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

 Konferenca si temë bosht kishte temën: “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë. 

Pas shumë diskutimeve, debateve që u zhvilluan në konferencë treditore Krasniqi shpalosi qëllimin, vizionin dhe misionin e KKAD-së, ku dhe ishte në komisionin për Mësimi Shqipe jashtë vendit për të promovuar dhe ruajtur gjuhën dhe identitetin në mesin e komuniteteve të diasporës. Por në mungesës të deputetëve, të cilët ishin të thirrur për të diskutuar, ky komision nuk e zhvilloi takimin e vet ashtu siç ishte në agjendë, por në hollin e Kuvendit, para të pranishmëve i paraqiti kërkesat e KKAD:

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës  ta ketë parasysh Kërkesën e KKAD
  2. Themelimi i një grup pune, që të kemi mundësi të punojnë dhe veprojnë në shërbim të një projekti gjithëkombëtar, për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Me ekspertët e Ministrive përkatëse, në bashkëpunim me KKAD –në.
  3. Ky grup, parashtron kërkesat rreth unifikimit të diasporës shqiptare, për shkollën shqipe.
  4. Licensimin e mësuesve.

5. Tekstin për shkollat shqipe në diasporë, të nivelit të dytë dhe të tretë.

6. Certifikate për nxënës që mbarojnë programin mësimor  dhe

7. Sensibilizimi mërgatës shqiptare rreth rëndësisë së gjuhës dhe kulturës kombëtare, me theks të veçantë rritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe në diasporë, kjo të bëhet duke na dhënë hapësirë mediale

a.  të paktën 2 minuta reklamë nëpër TV.

b. në medja elektronike dhe ato të shkruara.

Krasniqi pati takime të shumta edhe me përfaqësuesit e Biznesit, të Kulturës, si dhe me përfaqësuesin e  Shoqatës “Vatra” të shqiptarëve të brezit të 2/3 në Turqi, me atë të Arbëresheve të Italisë, përfaqësuesit institucional, politikë dhe me deputetët e Republikës së Kosovës. Krasniqi si theks të veçantë vuri rrezikun e asimilimit të fëmijëve mërgimtarë, dhe ngulëm kërkojmë që institucionet tona ta marrin seriozisht problemin e shkollës shqipe në diasporë, sa nuk është bërë vonë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura