MËSHQERRAT BOJGJAKE

Nga Rexhep Kasumaj, Mars, 2024

Mëshqerrat bojgjake

(Mbi lajmërinë e tyre)

1.

Pas pritjes së lodhshme kohëgjatë, në horizontin e rënduar nga ré shiu duket hijadhë një kumt i paralajmëruar shenjtor.

Ato tashmë kanë mbërritur. Gjenden aty, pararojë misionare në tokën hebreje.

Ishte vështirë për t’i gjetur. Konditat gati të pamundura. Por në tokën e largët të Teksasit profecia kishte rezervuar Orën e saj…

Mitologjia çifute ndjen e përcakton lashtësie se mëshqerrat duhej të ishin bojëgjaku, pa asnjë fije të vetme me ngjyrë tjetër.

Pastaj që s’ishin ngarkuar në qerre tërheqëse e, njëherësh, t’mos kenë qenë kurrë të mbarsura apo adulterike.

Dhe, poashtu, as të mjelura ndonjëherë…

2.

Ishin romakët që, 2000 vjet më parë, kishin shkatërruar tempullin e fundit, aty ku pati një Zot që do të kthehet sërish.

Ndaj dhe Libri i numrave të Biblës, urdhëron që një ditë, pas mijëra vjetësh të ikura, të ringrihet tempulli i ri (pas atyre të Solomonit e Herodit, viti 957 p.e.së re) në themelet e Xhamisë Al-Aksa, përballë Malit të ullinjëve në Jerusalem.

Dhe pararendëse e kësaj ditëbardhe do të jenë dy mëshqerra të kuqe. Ardhja e tyre do të ishte, pra, filli i përmbushjes mitike të profecisë.

Ndaj dhe, si një uvertyrë shenjëzuese, do të plaste lufta e madhe, rrënimi i Faltores së kaltër dhe, mbi rrënojat e saj, rindërtimi i tempullit të tretë, i munguar shekujsh.

Dhe atëherë, pikërisht atëherë, i lutur ngulthi e përlotshëm, do të zbriste qiellit Mesia i gjatëpritur që do të shpëtonte botën.

3.

Cila është, që këtej, paraskena e besuar?

Pak para se të niste plojësulmi i tetorit, foltari i Hamasit, Ubaida, thërriste: po, po, i kanë prurë ata dhe mëshqerrat kuqloshe…

Tani lufta në Dhéun e judenjëve ka shpërthyer më e përgjakshme se kurrnjëherë.

E Xhamia e kaltër dridhet mbi truallin e një tempulli tjetër të rrafshuar qysh kur ndjekësit e tij kishin tretur botës.

Mandej, gjithnjë pjesë e skemës, Morti dhe Eksodi kolektiv, tashmë i një populli tjetër, shfaqet mjegullinës biblike.

Dhe, tutje përmbyllësisht,  mëshqerrat e allta teksasjane duke qenë ogur i lajmërisë, gjenden brenda çastit hyjnor të shërbesës së tyre.

4.

Natyrisht, nuk e marr të mirëqenë këtë histori errësore. Më kujtohet kur, viti 2000, njerëzia anëpërtej botës kishin vajtur të galduar e me shpirt fluturak në Jerusalem.

Ishte ndërrimi i moteve

dhe, muaj të tërë më parë, përflitej kudo, tempujsh të ftohtë a udhësh të gjalla, se në mesnatën e madhe do të zbriste Jezui në kalë të bardhë.

Por, mjerisht, nuk erdhi. Ai e di kohën e vet…

Porse le t’a çlirojmë, për një çast, fantazinë duke iu përulur sagës së mëshqerrave all të kuqe.

Dhe të pyesim: si do t’i gjejë shqiptarët ky takim me Qiellin?

Pyetja, në fakt, duket e harxhuar sepse atëherë, mesianisht, e gjithë bota do të jetë shpëtuar.

Mirëpo unë, përsëri, do të thoshja: më mirë se dje, e, dozoti, jo më mirë se nesër!

Total
0
Shares
1 comments
  1. прогон сайта хрумером
    Если Вы хотите, чтоб Ваш сайт привлекал как можно больше посетителей,

    то нужно, чтоб он был не только полезным и удобным, но
    и хорошо оптимизированным для поисковиков.

    то потребует немало усилий и затрат,однако если хотите здорово ускорить процесс и ощутимо поднять сайт в результате выдачи,
    то можно использовать. Таким образом Вы можете не только
    быстрей получить желаемый результат, но и даже сэкономить время и
    деньги.

    ДЛЯ СВЯЗИ С НАМИ ПИШИТЕ В СКАЙП ЛОГИН POKRAS7777
    ЛИБО В логин @pokras777 НАША ГРУППА В ТЕЛЕГРАММ

    b5JjiwV5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura