SADRI RAMABAJA: GREQIA PAS ZGJEDHJEVE – SISTEMI POLITIK NË PESHOJË

Prishtinë, 23 qershor 2012 – Athina, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 17 qershorit, me urgjencë ka krijuar qeverinë e saj. Sovrani u dha votën atyre që futën qerren e shtetit në rërë! Greqia ecën pashmangshëm drejt greminës së paralajmruar… Në Greqi fituan shumicën e votive po ato parti që janë shkaktare të mjerimit ekonomik e social. Sërish në pushtet janë po të njejtit, por kësaj radhe tok, meqë në opozitë mbesin forcat e reja, ato që në diskursin politik të Brukselit cilësohen si radikale.
Sidoqoftë, ndryshimi ka filluar të jetë më i prekshëm. Nëse të djathtës së qendrës- liberalëve (Neu Demokratia) më parë i mjaftonte një parti minore për të krijuar koalicionin qeverisës, ashtu si ndodhte gjatë alternimit edhe me socialdemokratët panhelenë (PASOK), kësaj radhe ato u dashtë të bëheshin tok në një front, duke bindur edhe një forcë minore të të ashtuquajtur e majtë moderne, që të arrijnë të krijojnë qeverinë.

________________________

Këto dy forca politike patën kohë që prej përmbysjes së monarkisë dhe juntës ushtarake (1974), të investonin në projektin e ashtuquajtur Greqi moderne. Mbështetja mbështetja faktike nga bota demokratike juk ju mungoi. Por, fatkeqësisht, duke krijuar një model qeverisjeje klienteliste, me elemente të thelsuara nepotizmi dhe së fundi duke ia dorëzuar vendin neoliberalëve korporativist, zhytën shtetin në borgjin e jashtëm më të madhin në historinë e tij egzistuese dhe sollën Greqinë buzë falimentimit. Ndërkohë, tek kanë nënshkruar marrëveshje me Brukselin, Greqinë pashmangshëm e shpjejnë drejt një lloj protektorati modern. Ndërkaq duke i ikur referendumit për çështjen e „pakos ndihmëse“ që iu ofrua nga Brukseli, përmes një fushate me elemente të theksuara populliste, në zgjedhjet e parakohshme të 17 qershorit, arrijnë të fitojnë shumicën dhe urgjent ta krijojnë edhe qeverinë!
Por çfarë do të arrij të bëj kjo qeveri tashti, meqë ajo do të përballet njëkohësisht me kreditorët e jashtëm në njërën anë dhe me armatën e të papunëve në rritje dhe mjerimin e qytetarëve, në anën tjetër?
Kryeministri grek, lideri i Neu Demokratia, Antonis Samaras, në fushatë premtoi qytetarëve të papunë mbështetje të gjatë financiare, ndrkaq pensionistëve pensionin e nivelit që kishin në vitin 2009. Por, premtimet duket të jetë e pamundur të mbahen. E revolta është e pashmangshme.
* * *
Në të njejtën familje politike janë edhe tri partitë tona përgjegjëse (PDK, LDK dhe AAK) për mjerimin ekonomik e social ku ndodhet Republika e Kosovës sot. Ndërkaq, për dallim nga grekët që kanë ngushtuar mundësitë manovruese të partive përgjegjëse për gjendjen ku kanë sjellur shtetin, në Kosovë, së paku në dy komunat ku u bë një lloj testimi formal (Ferizaj dhe Kaçanik) u dëshmua se fryma e klientelizmit dhe nepotizmit ia kalon shkollës greke, duke iu afruar asaj neofashiste në Perendim.
Tani në Greqi, po edhe në Kosovë, në lojë po vihet vet sistemi politik. A ka mundësi që forcat politike që sollën vendin buzë dështimit, ta ringjallin Republikën? A mund të bëhet një veprim i tillë duke mbytur demokracinë, disi ngjashëm me epokën kur nazizmi gjerman (1933) kishte vrarë shpresat e progresistëve për ndryshime pozitive në rrugë demokratike.
Historia na mëson se në raste të ngjashme forcat politike përgjegjëse vejnë në histori. Ndërkaq në skenë dalin forca të reja politike konstruktive plot shpresa e energji. Gjasat nuk janë të pamundshme që të ndodhin diç e tillë, fillimisht në Greqi e pastaj edhe në Republikën tonë. Përkundrazi, kaosi politik mund të jetë si fazë e ndërmjetme, drejt një sistemi të ri politik.
Në këtë rrafsh, e qartë, Brukseli konservativ nuk po e luan rolin historik. Protektorati nuk është zgjidhje për djepin e demokracisë, Greqinë, por as për Republikën më të re në Europë, Kosovën. A po konsiderohet protektorati nga ana e Brukselit si zgjidhje kalimtare, si u veprua me eksperimentin e stërzgjatur në Kosovë, apo kemi të bëjmë me pregatitje për ndryshim sistemi në gjithë Europën, mbetet të shihet.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura