MISIONARËT E DIJES DHE TË ARDHMËRISË

MISIONARËT E DIJES DHE TË ARDHMËRISË

(Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kjo poezi është një shenjë mirënjohjeje për misionarët e dijes që me përkushtim dhe dashuri formojnë brezat, pasurojnë gjuhën dhe ruajnë kujtesën historike të kombit.)

Mësuesit janë dritë e syve tanë,
janë ata që errësirën e largojnë,
janë ata që plagët i shërojnë;
janë vetë jeta,
janë e vërteta.

*

Mësuesit janë unikë dhe besnikë,
mbjellin kudo respekt e dashuri.

*

Mësuesit lidhin brezat,
ndërtojnë ardhmërinë,
ruajnë trashëgiminë,
edukojnë rininë.

*

Mësuesit janë prindërit tanë të dytë,
janë ata që na i çelin sytë.

*

Mësuesit përgatisin akademikë,
profesorë, juristë, ekonomistë,
mjekë, inxhinierë, ushtarakë e pilotë.

*

Bekuar qofshin jetë e mot —
se ata hapin shtigjet, pasurojnë gjuhën,
kujtojnë historinë;
mësuesit janë porsi rrezet e diellit dhe yjet e qiellit.

Arif Ejupi
Gjenevë, 7 mars 2026

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura