PASHTRIKU: DOLI NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I BEDRI TAHIRIT “FLAKADANËT E LIRISË – 4”

(Pashtriku.org, 19. 06. 2012) – Kёto ditё, nё kuadёr tё 100- vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, nё botim tё SMS, Biblioteka Ndriçime historike, nxori nё shitje librin mё të ri, (tё njëzet e dytin me radhë), të Bedri Tahirit “Flakadanёt e lirisё 4”. Libri ёshtё njё lapidar i mirёfilltё pёr tё gjithë ata qё, nёpёr periudha tё ndryshme historike, me gjakun e vet sollёn Ditёn e Bardhё – LIRINЁ.
Libri “Flakadanёt e lirisё 4” ka 160 faqe dhe ёshtё organizuar nё katёr kapituj:
“Nё mugёtirat e historisё” – titullohet kapitulli i parё, nё tё cilin pёrfshihet jeta dhe veprimtaria e heroit tё parё drenicas, heroit qё sfidoi historinё, Milosh Nikollё Kopiliqit. Me fakte e argumente bindёse, me njё stil tё kapshёm e figurativ ёshtё pёrshkruar ajo histori ku si nё njё film artistik gjёllon heroi ynё, duke u ngulitur thellё nё mbamendjen e lexuesit kureshtar.

__________________________

Kapitulli i dytё, titullohet “Mbijetesё pёrmes grykёhollave”, nё tё cilin janё radhitur figura e personalitete tё historisё sonё qё luftuan e vepruan nё njё periudhё tё gjatё kohore, qysh nga koha e Azem Galicёs e deri tek ajo e Shaban Palluzhёs, siç janё: Bajram Tërnafci, Mursel Ahmeti, Xhemё Tёrnafci, Sadri Kapiti e Abdullah Haliti.
“Qёndresё e pashuar” – ёshtё kapitulli i tretё qё kap periudhёn e rezistencёs së demonstratave tё shqiptarёve tё mbetur jashtё Shqipёrisё londineze e qё kёsaj here ёshtё pёrfaqёsuar pёrmes dёshmorёve Ruzhdi Hyseni e Zenel Hajrizi.
Kapitulli pёrmbyllёs “Kurorёzimi i luftёrave shekullore” u kushtohet trimave tё luftёs sonё tё fundit çlirimtare, udhёhequr nga e famshmja Ushtria Çlirimtare e Kosovёs me Komandantin Legjendar – ADEM JASHARIN. Konkretisht, nё kёtё numёr tё serisё qё do tё vazhdojё, janё portretizuar dёshmorёt: Bahri Haxha, Selatin Gёrxhaliu, Hamdi Sheremeti dhe Rrahman Dini.
Libri “Flakadanёt e lirisё 4” pёrcillet edhe me njё aparaturё shkencore, 45 fusnota e 23 referenca si dhe ilustrohet me 43 foto e faksimile dokumentesh, gjё qё e bёjnё edhe mё tё kapshёm e mё interesant pёr lexues tё moshave e profesioneve tё ndryshme.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura