MOZAIKU 2100 VJEҪAR I DURRËSIT

Pashtriku.org, 21. 02. 2016: Një mozaik i rrallë i shekullit të parë pas Krishtit me hipokamp, apo thënë ndryshe kalë deti do të bëhet shumë shpejt i vizitueshëm. Mozaiku me motive marine, është në thellësi nën nivelin e detit, i mbuluar nga rëra dhe ndodhet nën trotuar, pranë sheshit pranvera në Durrës. Mozaiku bardh e zi me motive marine, që ndodhet në afërsi të mazoleumit “Dëshmorët e Kombit në Durrës, pritet të futet në listën e monumenteve të kulturës.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Ledion Lako, shpjegon se mozaiku 2100 vjeçar deri tani nuk ka qenë në listën e Monumenteve të mbrojtura, por shumë shpejt pas largimit të ujërave nëntokësor dhe ndërtimit të një shtrese xhami, do të jetë i vizitueshëm.

Ledion Lako: Mozaiku ndodhet poshtë një trotuari, është rreth 40-50 metra katrorë dhe ndodhet në gjendje të mirë për shkak se arkeologu Vangjel Toçi, i cili e ka zbuluar në vitin 1947 ka bërë gërmimin arkeologjik, gjithashtu edhe konservimin. Ngaqë është nën nivelin e detit mblidhen ujëra që rrjedhin nga nëntoka dhe mbushet plot me ujë. Kemi bërë gati të gjithë dokumentacionin për ta shpallur Monument Kulture.
Mozaiku ku duket një kalë deti pasqyron kulturën e jetesës së banorëve të hershëm të Durrësit. Ai u zbulua në vitin 1947 nga arkeologu Vangjel Toçi, por ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë, për t’u rihapur në fund të viteve ‘80 nga studiuesi, Moikom Zeqo.
Mozaiku me sipërfaqe rreth 50 metër katror gjendet poshtë një trotuari në thellësi nën nivelin e detit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura