MR.SC.METUSH ZENUNI: A KANË TË ARDHME POPUJT E PËRGJUMUR

(Zvicër, 05. 03. 2013) – Shqiptaret e roberuar, në fund te shekullit XX, pasi shterruan te gjitha format politike e paqesore, u larguan nga rruga e njeriut me shall dhe u ngriten ne lufte per liri e bashkim kombetar. Pas shume perpjekjeve te levizjes ilegale disa djem te vuajtur te kombit u mblodhen ne nje kasolle te Drenices dhe themeluan Ushtrine Clirimtare te Kosoves – UCK. Ne fillesat e saj Ushtria Clirimtare e Kosoves me pak arme qe kishte sulmoi qerdhet e bandave barbare te sllaveve te karpateve qe po pinin gjake te races Ilire. Pas vrasjes se Komandantit te UCK-se Adem Jashari, djemt me te mire te fisit ILIR filluan te bejne pergatitje politike, logjistike dhe ushtarake per zgjerimin e luftes dhe clirimin e territoreve te okupuara. Luftetare nga Shkupi, Tirana, Presheva, Ulqini, Gjirokastra e nga vendet e perendimit ia mesyen vijave te frontit ne Kosove, sepse per ta nuk kishte ndarje administrative, nuk kishte kufinj as ndarje rajonale. Askush nga luftetaret e lirise nuk pyeste tjetrin per vendin e lindjes as te banimit, te gjithe ishin shqipetar, te gjithe ishin te roberuar, te gjithe e donin lirine.
Ne te gjithe globin jehoi kushtrimi per liri, te gjithe ata qe e ndienin veten shqipetar, secili ne formen e vet, mundohej qe ne nje forme apo tjeter te ndihmonte luften, cofte me mjete materiale, qofte me propagande, apo edhe duke u futur ne radhet e gueriles se armatosur. Vetem shtepia e bardhe ne Prishtine me telallet e saj ne Tirane dhe shtete te perendimit, nxirrnin gjithe mllefin e tyre kunder luftetareve te lirise. Atyre iu kishin prishur planet e politikes pasive, te pergjumjes dhe degjenerimit politik, moral e njerezor. Luftetaret e lirise i quanin dore e zgjatur e serbise, krijesa serbe, te frustuar, marksist – leninist, te pa gdhendur, fshatar te paarsmuar e gjithqka tjeter. Megjithate populli i roberuar, rinia studentore dhe fshataresia e varfer e e lodhur nga roberia, cdo dite i shtonin radhet e Ushtrise Clirimtare dhe nuk pyesnin shume per perrallat e shtepise se bardhe, as per gjeneralet e Laprakes, as per targambledhesit e perendimit. Ata ndegjonin zerin e heronjeve nder varre, vajin e femijeve te vrare ne xhep, gjemen e pleqve e plakave te masakruara ne Prekaz, ne Obri, ne Poklek e gjithkah ne Drenice dhe Dukagjin.

Kete zgjim te kombit shqiptar per liri e bashkim kombetar e ndegjoi edhe Krajli i Kalimegdanit dhe ulurima e tij u ndegjua deri ne malet e largeta te Karpateve, por edhe ne sallat e mbreterve te Frances, Anglise dhe te Amerikes se larget. Keta te mesuar tashme me qyqarllekun e shqipetareve per dhjete vite, u habiten me zgjimin e kombit shqipetare dhe pa nje pa dy u nisen me vrap drejt shtepise se bardhe, per ta takuar profetin e rrejshem dhe per te marre bekimin e tij ne raport me guerilen qe kishin dalur maleve duke keruar rrezet e diellit. Profeti ne shtepine e bardhe, i veshur debdil me nje shall rreth qafe, i bere tape nga rakia qe i kishte mbetur rrem qe nga jeta e shfrenuar e rinise se tij te hershme ne rruget e Kalimegdanit, kishte vendosur qe te mos fliste me gjuhen as mendjen e vete, por i lexonte cdo mengjes gazetat e kralit te Serbise dhe thoshte: ja lexoni keta, ketu jane qendrimet e mija. Mbreterit e Europes te habitur tashme, thonin: po, po keta po thone jane terrorist? Epo ia kthente profeti, terrorist jane ! Ata prap pyesnin: po keta po thone duhet vrare te gjithe, sepse keta po na e destabilizojne Ballkanin? Profeti ua kthente si i pergjumur nga dehja: ashtu eshte, nese keta i likuidojne une do te jem me i forte, une do te fitoj edhe nje pale zgjedhje dhe do te jem bari i mire i deleve te pergjumura, une do te ruaj qetesine dhe delet e mija nuk do te bejne zhurme edhe kur i han ujku, prandaj me ndihmoni, nese doni qe edhe une tu ndihmoj juve.
Po, si te te ndihmojme ty, pyesnin mbreterit, madje ishte bere kurioz edhe krali i Kalimegdanit. Profeti, pasi shkundej pak zgerdhihej nen dhembe dhe jepte mendimin e tij. Po ja per shembull, meqe e keqja ime dhe e serbise, vjen nga vendet e juaja, ju e keni shume lehte te me ndihmoni. Atje rrugeve te Europes dhe Amerikes, enden shoket e ketyre qe jane ne mal. Ndalnju financat, kerkoni prijesit e tyre, premtojuni poste e pushtet, jepnu edhe para dhe atyre do tu verbohen syte nga fama e pushtetit dhe parase, pastaj ata do te ndalin shoket e tyre ne male. Keshtu edhe mua do te me kthehet nami i vjeter, por edhe ju do te keni qetesi dhe paqe ne Ballkan. Me tu kthyer ne pallatet e tyre, mbreterit e europes dhe amerikes, dolen me deklarata se paqja ne Ballkan mund te ndalet duke akuzuar luftetaret e lirise se jane terrorist, hajna e kriminel se parate i sigurojne nga shitja e droges dhe se ata duhet kontrolluar e ndalur hovin.
U moren masa politike e propaganduese, u thirren ne takim udheheqesit politik te luftes dhe u premtuan te gjithe te mirat e kesaj bote, pushtet e para sa te done, vetem te ruhet paqja e rrejshme ne Ballkan. Udheheqesit e luftes, menjehere pas takimit shkuan ne toalete te pallateve te perendimit, shikuan veten ne pasqyre dhe filluan te flasin me vetveten. Po pse more te luftojme e te vritemi kotnasikoti, pse te mos kemi pushtet dhe para, femra te bukura e xhipa te zinje. Ata mblodhen shoket e tyre si veten dhe nderruan mendjen. Kush kundershtonte mendimin e tyre e shpallnin heretik, e etiketonin dhe e izolonin. Shkuan ne malet e Drenices, te Dukagjinit e te Llapit dhe u thane luftetareve, po e nderrojme betimin. Bota nuk po na perkrah, jemi te dobet, nuk kemi para as arme, prandaj per momentin po e leme me kaq. Cka na duhen gjithe ato troje, veq qka do te kemi pune me shume. Po ndalemi ne Zonen e pare qe e kishim edhe ne kohen e babes Tite dhe aty po ngrisim nje shtet te ri me hymn te Bethhovenit e me flamur me nja gjashte ylla, pese me shume se qe i kishim dikur. Mbreterit per te mos lene ne lloq prijesit e luftes, i thirren ata ne pallatet e tyre mbreterore dhe u shtruan gjithe te mirat e botes, e bashke me to edhe nga nje leter te shkarravitur, per te nenshkruar ne fund.
Pasi nenshkruan letren, udheheqesit politik u kthyen ne Tirane, e disa edhe ne Prishtine dhe dhane lajmin se lufta perfundoi. Luftetaret ne male, te lodhur nga jeta e rende, por edhe duke u besuar lidereve politik u gezuan shume dhe dorezuan armet me vrap. Te gjithe u kthyen ne shtepite e veta, por nje pjese e tyre nuk kishte ku te shkonte, sepse ne vendet e tyre ende nuk kishte liri. Fillimisht pasi Kosova ishte e lire ata vendosen te rrinin ne Kosove dhe ta shijojne lirine e saj, te gezohen bashke me popullin qe kishte filluar te kthehej me shpejtesi. Pasi doli pranvera, nje plak i pagdhendur, filloi belane me armikun e vjeter. Ai mori pak djem te rinje e trima dhe filloi luften ne Dobrosin. Bota prap u qudit, dhe prap filloi vallen e vjeter per te vene ne gjume kombin shqiptar. Tani ata nuk duhej te shkonin ne shtepine e bardhe, por shkonin ne villat e udheheqesve politik te luftes dhe ua permendnin marreveshjen e bere. Bene e qbene dhe lufta u ndal edhe ketu, u dhane pak te drejta dhe ata u qetesuan.
Per cudi, pranverat ne trojet e shqipeve qelin lule te kuqe, jo si ne perendim te bardha. Kesaj radhe ishin shqipetaret e Shkupit qe skuqen trojet e tyre per te vazhduar amanetin e shokeve te rene ne beteja. Edhe atje u luajt e njejta tragjikomedi, si ne Kosove dhe Presheve. Lufta u ndal me ndermjetesim te profeteve te rinje dhe ..shokeve,, me pervoje politike e luftarake. Prej maleve, luftetaret u veshen me rrobe moderne, me kravata te kuqe e xhipa te zinj. Megjithate kenaqesia e tyre nuk zgjati shume. Gabimi qe bene ne fillim te pranveres se lirise, tani u erdhi si fakture e shtrenjte. Trojet tjera te roberuara u harruan, ndersa ne trojet ku pati lufte, u be nje eksperiment politiko – strategjik, ndersa liria ishte dhe eshte ende larg.
Tash po shihet se pasojat e aventuarve politike po japin rezultatet e tyre te hidhura. Trojet shqiptare kane filluar te rrjedhin perseri gjak, ndersa vrulli rinor eshte arkivuar ne muzeume dhe pallatet qe shkelqejne madheshti te rrejshme. Gjakut ska kush ti pergjigjet me gjake, kombit ska kush ti prije, malet kane mbetur pa blerim, lulet kane ndryshuar ngjyren ne kete pranvere. Shqiperia eshte ende e ndare, populli endet si i dehur nga rakia e profetit te vjeter dhe profeteve te rinje. Tash kur kthehemi ne retrospektive, shohim larg vendin dhe kohen ku gabuam, por meqe shume uje ka rrjedhur ne lumenj, koha ka sjellur doke e zakone te reja. Tash kemi shtrire duart si lypsar te mesjetes dhe duam te shkojme bashke me boten e shekullit XXI, por ne mes eshte bere nje hendek i pakalueshem dhe pak ka shenja per rruge te reja. Shanset per rruge te reja nuk vinje qdo dite, ato i gjejne vetem ata kombe qe ecin esull, vetem ata kombe qe nuk i kap dehja dhe deliri i madheshtise. Te tjeret behen vaji i botes, e rriten si jetimi ne strehe te huaj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura