Tiranë, 23 tetor 2018: Dalja e emrit gjuhë shqipe
Gjatë gjithë ekzistencës së saj disa mijravjeçare pellazgjishtja ruajti tiparin themelor të saj, trajtën njërrokjore të fjalës. Por ajo kurrë nuk ka rreshtur së lëvizuri brenda kësaj trajte njërrokjore. Folja zanafillëse a ka patur këtë zhvillim: ( a > as > ast > asht ). Në një periudhë të caktuar, periudhë e cila mendohet se i përket shek. X –XII, por që kërkohen studime të mëtejshme për ta përcaktuar saktë këtë periudhë, pellazgjishtja mori një zhvillim të vrullshëm. Ajo filloi të vërë në përdorim mjetet gjuhësore: parashtesat, prapashtesat, nyjet, të masivizojë mbaresat, si elementet bazë gramatikore për fjalëformimin dhe trajtëformimin, duke arritur të bëhet një gjuhë flektive, një gjuhë moderne, ashtu si është shqipja e sotme.
Kjo periudhë e pellazgjishtes, kalimi i saj nga etapa izoluese – aglutinative në atë flektive, përkon me kohën kur gjuha pellazge merr një emërtim të ri, ajo thirret gjuha shqipe. Ky emër i ri i gjuhës pellazge lidhet me ndryshimin e emrit të përdoruesëve të saj, të cilët filluan ta quajnë veten shqiptarë dhe gjuhën e tyre shqipe. Edhe ilirët, paraardhësit e shqiptarëve, si gjuhë të tyre kanë patur po pellazgjishten, por për shkak të emrit të tyre ajo, për një periudhë të gjatë kohore, është quajtur ilirishte.
Shqipja, ashtu si ilirishtja, është një shkallë e zhvillimit të së njëjtës gjuhe, pellazgjishtes.
Për të arritur në nivelin e shqipes së sotme, pellazgjishtja ka kaluar në dy rrugë kryesore zhvillimi: në atë të ndryshimeve tingëllore dhe atë të ndryshimeve strukturore
I Ndryshime tingëllore
Këto ndryshime kanë ndodhur pa e prekur strukturën njërrokëshe të fjalës pellazge, por vetëm duke shtuar ose duke ndërruar tinguj.
Një pjesë e konsiderueshme fjalësh të parme njërrokëshe pellazge kanë ruajtur të njëjtën trajtë zanafillëse edhe në gjuhën e sotme shqipe: am = am(ë). at = at, ar = ar(ë), mal = mal, lum = lum(ë), ik = ik, do = do, di = di, pi = pi, mas – mas, lus = lus, pak = pak etj. Të gjitha këto janë fjalë i përkasin pjesës më aktive të leksikut të shqipes.
1 Ndërrim tingujsh
– Zanorja i > y . il > yll, si > sy > di > dy, ki > ky. hij > hyj, kri > kry, etj.
– bashk. k > g. lok221 > log.,lak > lag-bashk
. l > r. bil > bir, por edhe j bil > bij(ë).
l > j klan > kjan > qan,. ulk > ujk, bulk > bujk.etj.gluh > gjuh(ë)
– bashk.f > th. fil > thirr( ë),.fan > than.
-Formimi i bashk. dyfishe.
– bashk. d > dh, de > dhe, di > dhi, dun > dhunë, da > dha, del > dhele, përkëdhelje
– bashk. f > th. fil222 > thirr, fa > tha, fur > thur 223 fan > than…
– bashk. l > ll .hal > hall, sal > sall , xal224 > gjall( ë). etj.
– bashk.n > nj ni > nji, sen > shenj(ë).
– bashk. r > rr ro > rroj, pru > prru, mar > marr, rfe > rrufe, rest > rresht,.var > varr.etj.
– bashk.s > sh. fus > fush(ë),.is > ish, kus > kush, spi > ship / shtëpi, sum > shum(ë), skri > shkri > shkrim, skum > shkum(ë). spat > shpatë, skul > shkul.etj.
– X > gj xal > gjallë
2 Shtim tingujsh
Shtohet bashk j. ap > jap, am > jam, em > jem, ko > kjo, on > jon(ë), u > uj(ë), et > jet(ë) etj.
– shtohet bashk.h. ak > hak, ir > hir, um > hum / hum > humb..
– shtohet bashk. t as > ast, es > est. is > ist,
– shtohet bashk. f us > fus > fush(ë),
Shtohet bashk. k us > kus > kush
– shtohet bashk. x al > xal > gjall(ë).
– shtohet bashk. l pot > plot,
– shtohet bashk. s pet > spet > shpejt,
3 Formim difongjesh
Zanorja e > ie pel > piel > pjell. mel > miel > mjel, vel > viel > vjell, pek > piek > pjek, rep > riep > rjep, fet > fiet > fjet.
fej > thej > thiej > thyej,.zej > ziej, sel > siel > siell > sjell.
4 Formim grup bashktingëlloresh
– bashk. n > nd nal > ndal, ven > vend, men > mend, fun > fund, ner > nder, ni > ndi, mun > mund, mren > mrend. etj.
– bashk. n > ng nro > ngroh, nit > njit > ngjit,.nes > njesh
> njgjesh, nial225> nixal > njall > ngjall
– bashk m > mb man > mban, bin > mbin, mrin > mbrrin, trem > tremb, mloj > mbloj >mbuloj, mit > myt > mbyt, skam > shkam > shkamb.
– p > pl pot > plot, pet > spet > shpejt.
– shkrirje grup bashk. kl > q kjan > qan, klumësht > qumësht,. gluh > gjuh(ë).
II Ndryshime në strukturën e fjalës njërrokëshe
Ashtu si e kemi parë në kapitujt e mëparshëm, shumë fjalë pellazge janë formuar nga përngjitja e dy ose më shumë fjalëve njërrokëshe të parme. Gjatë kësaj përngjitjeje, fjalët njërrokëshe shkriheshin me njëra – tjetrën, i humbasin kufijt e tyre të mëparshëm. pa – ar > par. Metoda e përngjitjes së fjalëve fillon të aplikohet edhe në një mënyrë të re. Bëhet përngjitja e dy ose më shumë fjalëve njërrokëshe të parme, por ndërsa njera prej tyre ruan kuptimin e mëparshëm dhe bëhet rrënja e një fjale të re, tjetra e humbet këtë kuptim zanafillës dhe vihet në shërbim të fjalës së parë, kthehet në një mjet gramatikor: parashtesë, prapashtesë,.mbaresë, nyje.
Këto fjalë të reja, të formuara në këtë mënyrë, duke vënë në bashkëveprim fjalën rrënjë me mjete gjuhësore, janë formuar në tri rrugë: duke i pasngjitur fjalës rrënjë njërrokëshe pellazge një mjet gramatikor ( prap, mba, nyjë ), duke i parangjitur një të tillë ( prapashtesë, nyjë përparme ), duke i parangjitur dhe pasngjitur njëkohësisht një mjet gjuhësor.( par. prap. mba. nyje )..
1 Formimi i emrave dhe i kuptimeve gramatikore të tyre.
Emri detar i shqipes së sotme është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: det – ar. Seicila nga këto fjalë ka një kuptim të caktuar.det = det, ar = ar(ë). Tek emri detar fjala e parë njërrokëshe e pellazgjishtes det ruan kuptimin e saj të mëparshëm det dhe merr rolin e rrënjës së fjalës detar. Fjala e dytë njërrokëshe e pellazgjishtes ar e humbet kuptimin e mëparshëm ar(ë) dhe kthehet në një mjet gramatikor, konkretisht në një prapashtesë.
Emri kusar është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: kus – ar.. kus > kush, ar = ar (ë). Fjala kus e ruan kuptimin e mëparshëm dhe bëhet rrënjë e fjalës së re, kurse fjala tjetër ar, e bjerr këtë kuptim të mëparshëm dhe kthehet në një mjet gramatikor, konkretisht në një prapashtesë.
Emri malësi, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: mal – si. mal = mal, si > shih. shiko. Fjala e parë mal e ruan kuptimin e mëprshëm mal dhe bëhet rrënja e fjalës malësi, kurse folja si > shih, e humbet kuptimin e mirëfilltë të saj dhe kthehet në një mjet gjuhësor, në prapashtesë. Kështu janë formuar emrat: mbar(ë)si, uj(ë)si, yll(ë)si, mir(ë)si, faj(ë)si etj.
Emri foljor marrje është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe mar – e. mar = marr.e > je. Fjala mar ruan kuptimin e mëparshëm dhe bëhet rrënjë e fjalës, kurse fjala e > je e humbet kuptimin e saj zanafillës dhe shndërrohet në një mjet gjuhësor, në prapashtesë. Kështu janë formuar emrat: dhenie, lenie, renie, renie. etj.
Emri papunësi është formuar nga përngjitja e tri fjalëve njërrokëshe: pa – pun – si. pa = pa, me pa, pun = pun( ë ), si > shih, shiko.. Fjala punë ka ruajtur kuptimin e saj të mirëfilltë dhe është bërë rrënjë e fjalës së re, kurse dy fjalët e tjera pa dhe si, e kanë humbur kuptimin e tyre të mirëfilltë dhe janë shndërruar në mjete gjuhësore, respektivisht në parashtesë dhe prapashtesë.
Shumësi i emrit fushë, fusha, është formuar nga përngjitja e fjalëve: fus – a. Emri fus > fush(ë), e ruan kuptimin e tij të mirëfilltë dhe bëhet rrënja e fjalës së re, kurse fjala a > asht, e humbet kuptimine saj zanafillës si folje dhe bëhet mjet gramatikor, bëhet nyje shquese.
Shumësi i emrit fat, fate është formuar nga përngjitja e fjalëve:fat – e fat = fat, e > je. Fjala fat e ruan kuptimin zanafillës duke mbetur rrënja e fjalës, kurse fjala e > je humbet kuptimin e saj të mëparshëm dhe kthehet në mjet gjuhësor, në mbaresë të shumësit. Kështu janë formuar trajtat e ndryshme të emrave: male, pyje, lule, lugje,roje, fise, etj.
Trajta e shquar e emrit fis, fisi është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: fis – i. fis – fis, i > ai. Fjala fis e ruan kuptimin fillestar dhe bëhet rrënja e fjalës së re, kurse fjala e dytë i > ai, e humbet kuptimin fillestar dhe bëhet një mjet gjuhësor, në këtë rast nyje shquese. Kështu janë formuar: deti, lumi, ylli, demi etj.
Trajta e shquar e emrit ura është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: ur – a. ur = ur(ë), a > asht. Fjala ur e ruan kuptimin e saj zanafillës dhe bëhet rrënja e fjalës së se, kurse fjala a e humbet këtë kuptim dhe bëhet nyje shquese.
Trajta e shumësit të shquar të emrit fushë, fushat është formuar në përngjitja e fjalëvë njërrokëshe: fus – at. fus > fush(ë), at = at ( babë). Fjala fus > fushë, e ruan kuptimin zanafillës dhe bëhet rrënja e fjalës së re, kurse fjala at e humbet kuptimin e saj zanafillës dhe bëhet mjet gjuhësor, bëhet nyje shquese. Kështu janë formuar emrat: burrat, majat, kodrat, furrat, tufat, demat etj.
Rasa kallzore e emrit mendje, mendjen, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: men – en. men > mend, en > jen. Fjala mend ka ruajtur kuptimin e tij zanafillës, kurse fjala jen, e ka humbur këtë kuptim zanafillës dhe ka marrë funksinin e mjeti gjuhësor, të një prapashtese.
2 Formimi i mbiemrave të nyjshëm.
Mbiemrat e panyjshëm bëhen të nyjshëm duke u paravendosur atyre një përemër ose një fjalë tjetër njërrokëshe. i par. i > ai, par > i pari. Përemri. i > ai, e humbet kuptimin e tij zanafillës dhe merr funksinin e një nyje të përparme, kurse fjala par ruan kuptimin zanafillës.
Mbiemri i zi është formuar nga dy fjalë njërrokëshe: i – zi. i > ai, zi > i zi. Fjala zi ruan kuptimin zanafillës, kurse për. i > ai e humbet kuptimin zanafillës dhe shndërrohet në nyje të përparme.
3 Formimi i përemrave
Përemri vetor ai është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe.:a – i. a > asht;. i > ai. ( asht ai).ai.
Trajta e vetës së tretë njëjës të gjinisë femnore të përemrit vetor të shqipes ajo, është formuar nga përngjitja fjalëve njërrokëshe a – o. a > asht, o > ajo. ( asht ajo ) ajo.
Veta e tretë shumës e gjinisë mashkullore të përemrit vetor ata është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe:.a – ta a > asht. ta > ata ( a + ta) > ata.
Veta e tretë shumës e gjinisë femnore të përemrit vetor ato është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe:a – to, a > asht, to> ato.( a + to ) > ato.
Trajta këta e përemrit dëftor të shqipes, e vetës së dytë shumës të gjinisë mashkullore, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe ki – ta, ki > ky, ta > ata,( ki + ta ) > kta > këta.
Trajta këto e vetës së dytë shumës të gjinisë femnore, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe ki – to. ki > ky, to> ato. ki + to ) > k(ë)to.
4 Formimi i numërorëve rreshtorë.
Numërori rreshtor i pari është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: i – par. i > ai, par > pari. Përemri i > ai, e ka numbur kuptimin e tij zanafillës dhe është bërë nyje e përparme.
Trajta e gjinisë femnore e numërorit rreshtor e para është formuar nga përngjitja e fjalëve: e – par. e > je, par > para. Folja e > je e ka humbur kuptimin zanafillës dhe është bërë nyje e përparme.
Numërori rreshtor i dyti është formuar nga përngjitja e fjalëve: i – di –ti; i > ai, di > dy, ti =ti> ( i + di +ti ) > i dyti. Përemri i > ai, e ka humbur kuptimin e tij zanafillës dhe është bërë nyje e përparme, por kështu edhe përemri ti.