NDIHMË PËR BOTIMIN E LIBRIT: „BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS“

NDIHMË PËR BOTIMIN E LIBRIT: „BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS“

Nga Abas Fejzullahi, Solothurn 28. 08. 2021

Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann)

Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)

Me datën 2021-08-28

BISHZ- FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

Parashtron: KËRKESË PËR NDIHMË

Për botimin e Librit për Jetëshkrimin e artistit të mirënjohur BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS, me 700 faqe dhe 300 fotografi nga autori Fahri Musliu.

Drejtuar: Anëtarëve të fondit dhe të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë, që deri më 20 Frytor (Shtator) 2021 të ndihmojnë sipas mundësive me mjete.

BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS

Arsyetimi i kërkesës në vijim:

Për t’i shtypur (botuar) 500 libra kushton 12.700 Euro.

Autori ka siguruar 6000 Euro dhe i mungojnë 6700 Euro.

Bekim Fehmiu për atë që i ka dhënë artit pamor në rolet e luajtura, sidomos në Filmin në vazhdime ODISEU po edhe filma tjerë artistik rradhitet ndër artistët me famë botërore. Andaj dalja në dritë e librit për Jetëshkrimin e artistit tonë me merita kombëtar e ndërkombëtare, meriton të përkrahet dhe ndihmohet një projekt i kësaj natyre që është vlerë e trashëgimisë kulturore jo vetem kombëtare por edhe më gjërë.

TË DHËNA SHTESË

Me rastin e botimit, libri në Kosovë kushton 35 Euro, sipas autorit, Secili që do të ndihmon sipas Kërkesës së BISHZ, do të ketë një libër të siguruar për ndihmën e dhënë.

Meqë libri ka hyrë në shtyp dhe pritet që kah fundi i muajt Frytor (Shtator) 2021 të dal nga shtypi nëse plotësohet shuma tjetër e mjeteve të pa sigurara deri më tani.

Për mirëkuptim e bashkëpunim u falënderojmë dhe u jemi mirënjohës.

Mbesim me shpresë në përgjegje dhe përkrahjen tuaj sa më shpejt që është e mundur!

Llogaria e Shoqatës për të bërë pagesën:

Vereinigung der Albanischen Intellektuellen in der Schweiz VAIS

3008 Bern CH29 0900 0000 3016 9532 9

Konto: 30-169532-9

Nga: BISHZ –DREJTIMI PËR KULTURË

Me nderime Abas Fejzullahi

[email protected]

Tel: 078 718 76 45

Solothurn – Ch 2021-08-28

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura