MUSTAFA SHTEGËTARI!
Nga Sheradin Berisha, FB 20.12.2020 – Pashtriku 16.01.2023
Shtegëtari i partive politike, teologu Mustafa Bajrami tashmë i bashkohet Lëvizjes VV!
Më 28 gusht 2019 (në kohën e bujshme të fushatës paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019) ky teolog i bashkohet AAK-së së Ramush Haradinajt! Ramushi me rastin e pranimit në parti – Mustafa teologun e prezanton si “doktor i logjikës dhe filozofisë analitike”, ndërsa ai është doktor i shkencave islame. Të njejtin prezantim, por në mënyrë më të sofistikuar dje e bëri edhe Albini në faqen e tij të FB-së.
Më 28 gusht 2019, me rastin e aderimit të Mustafait në AAK, kam bërë një reagim me titull: RRENA E RAMUSHIT!
Kam shkruar si vijon:
“Sot në radhët e AAK’së u bashkua Mustafa Bajrami! Ramush Haradinaj në një postim në Fb., Mustafa Bajramin e prezenton si “doktor i logjikës dhe filozofisë analitike”. Mustafa në të vërtetë është doktor i shkencave islame, pra është dr.i teologjisë islame, dhe si i tillë s’ka të bëjë fare me shkencën e logjikës e të filozofisë, sepse këto dy degë shkencore janë e kundërta e teologjisë! Prandaj, Ramush mos rrej!”
Me këtë rast edhe Albinit i themë mos rrej!
***
P.S: Nuk e dija se doktori i teologjisë, Mustafa Bajrami karierën e shtegëtarit partiak e ka nisur me aderimin e tij në AKR-në e Behgjet Pacollit!
Gazetari Adriatik Kelmendi në një koment në Facebook ka shkruar se Mustafa Bajrami ka qenë edhe pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, përpara se të shtegëtoj në AAK-në e Ramush Haradinajt!
Adriatiku shkruan:
“Njerëzit po shkruajnë se më herët ishte në AAK, por unë para disa vjetësh e kam pasë në debat zgjedhor si përfaqësues të AKR-së”!!!
– Ilustrim, lexoni komentin e Adriatikut në foto:
____________
PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!