PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: BOTA SLLAVE U KA SHUMË BORXH SHQIPTARËVE

 Tetovë, 15 mars 2017: Bota sllave, e pranojnë ose jo, u ka shumë borxh shqiptarëve (ilirëve), prej të cilëve e ka marrë bazën e kulturës, besimit dhe gjuhës, përmes alfabetit ilirik (c-irilik), me të cilin ka filluar ta shkruaj gjuhën, popullore dhe kishtare, si dhe ta krijojë e dokumentojë kulturën materiale dhe shpirtërore sllave përmes këtij alfabeti, i cili e ka djepin në trojet ilire-shqiptare dhe njihet si vlerë që qytetërimi i sotëm, sidomos bota sllave, e ka trashëguar nga ilirët, paraardhësit e shqiptarëve.
Cili studiues mund ta kontestojë se: krijuesit e alfabetit ilirik (c-irilik), Kirili dhe Metodi, të cilët njihen edhe për shenjtorë të krishterimit (ortodoksisë), nuk kanë pasur emra të tjerë personal, jo Kirili dhe Metodi; se këta emra i kanë mbajtur si emra të koduar (pseudonime) nga kisha bizantine (ilire) e atëhershme; ndërsa shumë qartë deshifrohen vetëm përmes gjuhës së sotme shqipe (duke i lexuar mbrapshtë, siç ka qenë një nga metodat e kësaj kishte).
KIRILI – ILIRIK
METODI – IDOTEM
MISIONARË ILIRË (TË ILIRIKUT)
Ky është alfabeti ILIRIK, jo C-IRILIK, me të cilin është krijuar dhe ruajtur edhe kultura, feja dhe gjuha e botës sllave dhe jo vetëm. A ka më qartë se kjo?

(13.03.2017)

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura