NAFI ÇEGRANI: GJENEZA E MËHALLËVE NË ÇEGRAN (2)

Shkup, 27 prill 2019: Çegrani si vendbanim është i vendosur në anën lindore të Pollogut bri Vardarit lakadredhës, nja 5-6 km në verilindje të Gostivarit, rrëzë Mali të Thatë, në pjesën e Maqedonisë Perëndimore, kah kalon edhe autostrada e kohës së re, që lidh Shkup – Tetovë- Gostivar- Kërçovë- Strugë dhe Ohër me Qafë Thënë. Dhe një krah i rrugës që çon në relación nga Gostivari-Mavrovë për gjatë grykave të Radikës dhe del në Dibër e Peshkopi, ose aty, gjithandej duhet të lidhet me “Rrugën e Arbërit,, e cila është rrugë e lashtë gati si Via Egnatia, e ndërtuar prej guri që në kohën romake¡Por, që ka gjasa tani të ndërtohet si një autostradë moderne, e cila do lidh Shkupin-Tetovën dhe Gostivarin me Tiranën, e që do të ketë rëndësi për shqiptarët, gati si Autostrada e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë!
***
Sipas gojëdhënës për emrin e këtij vendbanimi ku gjendet sot Çegrani, ka ekzistuar si një katund i vogël prej dymbëdhjetë shtëpishë, me 2-3 mëhallatë ardhur nga anët e Lumës, por që historikisht kanë datuar, sipas defterëve osman që nga 1464, kur edhe përmendet ky fshat për here të parë.Një pjesë e disa mahhallave të ardhur këtu. Kanë qënë të krishterë. Me vendosjen e fisit dhe të gjaku të quajtur MUJE, kryeplak katundi emrohet i bri i Mujdinit plak, Ahmeti i ardhur nga Sejdolli i Matit. Hoxha i fshatit si imam, ka qënë i ardhur nga Tetova, të cilin më vonë e zëvendëson Hamid Efendia, edhe ky ishte i ardhur nga Tetova…Një ditë prej ditësh, sërish sipas gojëdhënave, i kishte tubuar fshatarët, i kishte lut dhe duke i bindur të parët e mahhallave, kishin ndëmarrë që një sipërfaqe të gjërë të ,,Kojrijes,, ku kishte drunj pylli, dushk, ah, mullezë, krekë etj. të mbroheshin nga vetë ata dhe vendi të quhej ,,vakuf,,. Kështu kishin vepruar edhe me një sipërfaqe toke për varreza, që sot quhen ,,varrezat e mesme,,! Dhe andej më poshtë ku fisi Muje kishte një copë tokë, e dhuroi për ndërtimin e xhamisë. Më pas, për nevojat e domosdoshme të banorëve, në rudinat e atij vendbanimi u përdorën si troje për varreza. Duke bërë kështu, fillimisht, për tri mëhallanga një palë varre, sa i ka sot Çegrani. Kjo histori i përket shek. XVI-XVII, gjë e cila tregon se para kësaj kohe, nuk kemi asnjë mbiemër-patronim të konfirmuar në këtë zonë. Kjo e dhënë na detyron të pranojmë se mbiemri i parë i konfirmuar në bazë të të dhënave të deritanishme në Çegran janë familja MUJE, duke u rradhitur madje edhe Liket, Balliset, Loket,Selishtet, Zhupanet. Biçaket dhe Sallaket janë me prejardhje nga fiset e Ibrahim Biçakut dhe Sulë Sallaku nga anët e Bulqizës dhe Elbasanit. Toket, Lapet, Langet, Çinket, Komet dhe kështu me rradhë kanë prejardhje nga Luma… Pas shekullit të XVII, në Çegran vijnë dhe vendosen edhe disa mëhallatë tjera, si Kolet psh, sipas fakteve historike fisi Çerkez rrënën e kanë nga Kaukazi, por që kanë ardhur ndër shekuj dhe disa janë vendosur në trevat e Toplicës dhe Vranjë, prej nga, më vonë, sipas gojëdhënave të pleqëve, duke ikur nga zollumet dhe plaçkitjet që ua kanë bërë hordhitë e armatosura serbe, para dhe pas Luftës së Parë Serbe, ikin nga vatrat e tyre të lashta ku jetonin me shekuj në trevat e Toplicës dhe Vranjës dhe, fillimisht vendosen në trevat e Kosovës dhe në anët e Kumanovës ku jetojnë edhe sot ky fis dhe fshati Çerkez. I pari, të cilin e kanë quajtur Nikolla, më pas, ik edhe nga Kosova përshkak të një hakmarrje gjaku, dhe duke kaluar rrugës së vjetër që ka lidh Prizrenin me Tetovën, vjen si ushtarak dhe vendoset me banim, në Çegran. Aty Nikolla nis jetën e re, e që të parët e kanë thirrë ,,Kole,,! Sipas tij e merr emrin mëhallaKole)! Xha Nikolla sipas aftësive dhe prgaditjeve ushtarake që ka pas, Paria Osmane e emrojnë si ,,devrije,, të kësaj ane. Prej Koles i cili nga i krishter kthehet në mysliman. Nga barku i tij lind një djal të cilit ia vë emrin Bilall. Nga Bilalli lind Alit Kola, nga i cili lindin dy djem: Falja dhe Bilalli i dytë,. Këti të fundit më tej nuk i shtohet brezi. Kurse nga Falja lindet Shuipi. Por, është interesante të përmendim se prej këtij brezi ky fis e mbajnë mbiemrin ,,Bilalli” në kujtim të stërgjyshit të tyre Bilallit plak. Nga Shuipi, pra, lindin tre djem: Kaloshi, Nexhbiu dhe Ganiu. Pasardhësa të Kaloshit janë Samiu, Gafuri dhe Basriu. Nga Nexhbiu lindin: Irfani, Afeti, Nuhiu, Naimi dhe Zudiu. Kurse nga Ganiu lindin Fahredini dhe Shaipi (të gjithë ishin të arsimuar, kurse Irfani, Afeti dhe Naimi nxorrën sa e sa gjenerata të reja nxënësish në Çegran dhe më gjërë. Vëlla më i vogël i Irfanit dhe Afet Bilallit ishte Zudi Bilalli, i cili kreu mjeksinë në Prishtinë. Dhe të gjithë si intelektualë ishin të përndjekur nga UDBA jugosllave gjatë regjimit komunist, duke ju ngjeshur edhe materiale komprometues operativ…) Qoset vijnë nga Molla e Kuqe përtej Vranjës, duke u vendosur fillimisht në vendbanimin ku sot gjendet fshati Vollokovi, dhe më pas transferohen në Çegranduke u kthyer nga të krishter në mysliman. Plaku më i mënçur dhe mëndje mprehtë ka qënë nga ky fis Ramadani Islamit, të cilin e mbaj mend që kur kam qënë në moshën 12 vjeçar. Ishte bir i vetëm i Ramës plak, që ka një histori ndryshe. Xha Ramadani i Islamit kryeplakut të asaj kohe Hazbi Polit dhe burrave të fshatit u thoshte, se nëse mobilizoheshin gjithë fshatarët dhe me punë krahu hapnin një kanal skaj më skaj projt ku gjendet një prrockë burrimi me ujë të ftohtë rrëzë Malit të Thatë, dhe duke ndërtuar mbi te një penë prej betoni, do të arrinin të siguronin nga malet ujë të pijshëm dhe të freskët për gjithë fshatin (ku edhe sot e sot Çegrani e ka problem ujin e pijshëm, edhepse ka ujë të ftohtë te ,,Uji i katundit,, prej ku mund të sigurojnë lidhje ujësjellësi që do të plotësonte nevojat e tyre, banorët një pjesë sigurojnë ujin e pijshëm nga Ujësjellsi të cilin e ndërtuan gjermanët gjatë qëndrimit të refugjatëve në kampin e këtij vendi, dhe pjesa dërmuaese furnizohen me ujë nga puset e hapura gjer më 40 thellësi)…Por, parsia e fshatit asaj kohe të hershme para 60-70 viteve nuk e dëgjuan këshillën e plakut të mençur Ramadan Islamit, dhe Çegrani, rrëzë Malit të Thatë edhe sot e sot heq të zitë e ullirit për ujin e pishëm, të cilin nuk arrijnë dot ta sigurrojnë as nga burrimet te ,,Uji i katundit,, ose te ,,Gurrgullima,, e Ali Danit, ku uji i ftohtë akull dhe i cilësisë së lartë burron curril nga rrëzat shkëmbore!
Por, kjo është histori tjetër ër Çegranin dhe banorët e tij…
***
Mëhallat Çorokane, Sakolle, Toke dhe Baklet prejardhjen e kanë nga trevat e Toplicës. Kurse Maxheret vijnë nga anët e Qustendilit të Bullgarisë. Por, edhe këta kanë qënë të krishterë, apo të përshtatshëm me kriptokatolikët shqiptarë të cilët në shekuj janë shtrirë në trevat e Principatës së Kastriotëve.
***
Në këto rrethana të ndërlikuara historike dhe politike e diplomatike të shteteve të fuqishme dhe Perandorisë osmane dhe asaj Austro -hungareze, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhjeje të re ishin të mëdha dhe të sihrionizuara, e cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do t’i udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për çlirimin e saj. Vatër e përpjekjeve të tilla për formimin e një lidhjeje të re, ashtu si në vitet e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) edhe tani, më 1899, u bënë përsëri qytetet e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku i Dibrës, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt nga qarqet shoviniste të Serbisë, të Bullgarisë e të Malit të Zi. Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899.
Kryengritjet e viteve 1910-1912 u ndien fuqishëm në të gjitha fshatrat e Pollogut me malësitë e tyre, si nga Sharri, Veshalla, Shipkovica, Bozovca dhe ato të Malit të Thatë Sëdllareva, Gurgurica, Korita e gjer në Strajan e Padalisht, kurse më së shumti ato beteja u ndien edhe në Çegran e Gradec, me fshatrat e ,,Podgorisë,, dhe ,,Vardarisë,, sepse në ballë ishte influenca e Mehmet Pashë Derallës, personalitet i shquar politik, Atdhetar me horizont ushtarak me parësinë e tij nga Gradeci, ku merrte pjesë so officer me grade të lartë ushtarake edhe Aziz Bylykbashi i Mujeve të Çegranit dhe të tjerë nga këto zona, që synonin tashmë pë pavarësinë e Shqipërisë dhe bashkimin e vilajeteve dhe trojeve shqiptare. Shqipëria shpalli pavarësinë më nëntor 1912, që mbetet në histori për çdo lëvdatë. Por, mjerisht,duke lënë jashtë kufinjve të saj gjysmën e popullsisë dhe të teritoreve të saj etnike.
***
Sipas burimeve, që nga kohërat antike mbi malet e Sharrit dhe sistemin sharropin që bëjnë një gjysëm harrku të mrekullishëm natyror në anën perëndimore të Fushës së Pollogut, ka mugulluar jeta baritore me origjinë ilire, e rrëzë të cilit rradhiten si një gjerdan që shkëlqejnë fshatrat me godina të bardha të kohës së re, por që kanë një histori të lashtë gjeoetnike ilirodardane. Nga ana tjetër e pasmaleve të Sharrit struket Restelica dhe Prizreni legjendar me Dragash e Opojë, me sukat mollake dhe maja e gryka të Gorës, me pasuri të mëdha kullotash dhe bjeshkë pyjesh e ahishte, lajthi, dushk e drunj mulleze, ku më së shumti mbahen stane dhe kulloten bagëtia gjatë muajve të verës. Gjithandej kundërmon aroma e luleve, barit terfonjë dhe linit mbi bjeshkë, ku dëgjohet cicërima e bilbilit lajkatar. Kënga e bareshave dhe fylli i bariut në maje kepi, andej dëgjohet edhe blegërima e deleve…gjer te stanet e Gradecit, Negotinës, Kalishtit… rrëzë Vracës dhe Korrabit.
(Këtu, sa për të kuptuar thelbin e kësaj çështjeje, po përmendi se historia e popullit shqiptar njeh fenomenin e familjeve të mëdha të cilat brez pas brezi kanë transmetuar, bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë në dorë dhe mendje të shëndoshë në mbrojtje të interesave të shenjta të Kombit dhe Atdheut dhe më pak ato fetare, andej dhe këndej Sharrit, në trojet gjithë mbarë shqiptare).
Legjendat për fisin, stërgjyshërit dhe historia
Gjatë viteve që kam bërë gjurmime mbi prejardhjen e fisit Muje dhe disa mëhallave të tjera në Çegran, sidomos nga bisedat e pleqve që kam pas gjatë viteve 1971/81, madje që nga viti 1991 pas daljes sime nga burgjet jugosllave. Kam ardhur në përfundimin se shumica e fiseve këtu kanë ardhur fillimisht: Sallaket nga fisi Sallake tëcilët edhe sot jetojnë mes Librazhdit dhe Elbasanit. Njashtu edhe Biçaket nga fisi i Ibrahim Biçakut nga treva e Elbasanit. Kurse Balliset, Toket, Komet, Silishtet, Vishe, Karajet etj prejardhjen e kanë nga anët e Peshkopisë dhe Dibrës. Kurse mëhalla Like, Cane, Loke dhe Baket kishin ardhur nga Luma me veset e tyre karakteristike lumjane…
Pak gjeografi dhe shkoqitje gojëdhënash…
Fshat i madh i rrëzës së Malit të Thatë Çegrani i cili ka përballë Fushën e Pollogut dhe Sharrin, nga ana jugore ka fshatin Forinë dhe disa fshatra të tjera, madje në jug perëndim gjendet Gostivari, qytet me godina të bardha. Në veri-perëndim të këtij vendbanimi nja 15-16 km gjendet Tetova, ku ngriten kodrinat e buta të Sharrit. Që andej, nga jugu dhe ana veriore e tij shtrihen arat dhe livadhet e Rrafshit të Pollogut. Shoshitjet janë si tojë e pazbërthyer mire, por që kërkon një qasje dhe analizë serioze…
(Në very të Çegranit, siç kemi theksuar edhe më herët gjenden fshati Vollkovi dhe Stençe me banorë të vendosur nga viti 1913 të ardhur nga Banati, por edhe vendasë të vjetër të shpërngulur nga Bullgaria. Kurse, gjatë kohës së Shqipnisë këtu si ,,roje,, apo ,,devrije,, kanë qënë disa persona të emruar nga Çegrani, të cilët janë kujdes për mirëqënien e tyre si fshat me banorë slave të krishterë. Por, në këtë kontekst, duhet të flasim edhe për etimologjinë dhe toponimet e këtyre anëve, e sidomos të fshatrave të rrëzës së Malit të Tjatë ku gjendet i vendosur Çegrami. Ose për të gjitha ato fenomene e aspekte etimologjike, onomasdtike, toponime dhe etnologjikën e këtij vendbanimi të madh dhe të lashtë. Sepse, në historinë e çdo mahalle të Çegranit, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës së tyre, janë të lidhura ngushte edhe me gjithë atë që përmenda më lartë. Këto karakteristika i gjejmë këtu, të ruajtura si traditë shekullore, për çka do të qasemi edhe më tej në trajtimin e çështjeve në fjalë) !
***
I pari i mahallës ose fisit Loke në Çegran, emrin e të cilit nuk e di, ishte vëllai më i vogël dhe katragjysh i Beqir dhe Baki Lokut me prejardhje nga fshati Bicaj i Lumës, ku kishin jetuar afro 10 ose 12 breza atje, para se të kalonin grykat e Sharrit dhe që të vëdoseshin në Çegran, ku kryekëputë u morrën me blektori dhe bujqësi. Beqir Loku mbet i njohur në Çegran dhe më gjërë në trevën e Pollogut si shehir (këngëtar dhe rapsod) bashkë me Nakil Baken, Emurlla Sallakun, Sefë Peçin, babai im Tekiu, dhe më vonë edhe Xhezmi Komja, të cilët këndonin këngë kreshnike, historike dhe trimërie si për Mujin dhe Halilin, Ajkunën dhe Ymer Agën, Bilall Bajraktarin, për Kralj Nikolla, Duke Kapedani, Vul Cetina dhe Avdi Hisën, Qorr Ilazin, ose këngën ,,Pse po qanë Avzi Pasha,, dhe kështu me rradhë.Por, në mes këngëve më të bukura kreshnike dhe historike, me adhurim këdonin edhe këngën ,,Luto Fukaraja,, etj.
Kurse fisi apo mëhalla Ballise, njashtu janë mjaft në breza me prejardhje nga Bulqiza e Peshkopisë dhe pasi u vendosën në Çegran që nga viti 1660, u morën kryekëputë me bujqësi dhe ,,zaptuan,, mjaft sipërfaqe tokash gjatë dekadavedhe shekujve me rradhë. Nga ai trung dhe më vonë, në zë mbet nga ky fis Memet Elmazi – Aga Metë, i cili në vitet kur ishte si kmet në fshat kishte ,,miqësi të ngushtë,, me kralin e Serbisë dhe krerët e Badovinës së Vardarit, për çka edhe u dekorua me ,,Yllin e Karagjorgjit,,! Thonë pleqët se ka qënë mjaft i privilegjuar dhe se me kal të bardhë ka hy edhe në hotel ,,Moska,, të Beogradit…Por, kjo është tjetër histori, ndryshe1
Stërgjyshi i Metë Elmazit kishte dhe një vëlla tjetër të quajtur Qemal Mehmeti, i cili ishte stërgjyshi i fisit të Ilas Hasipit. Vëllai i katërt, emrin e të cilit nuk e di, ishte stërgjyshi i parë i fisit të Nurdin Shabanit. Të katër vëllezërit dikur kishin jetuar në rajonin e Bulqizës dhe Peshkopisë, ku i kishin ndarë pronat e tyre pas ikjes së Hajredin Pashës. Pas ndarjes së pronave, stërgjyshërit e Metë Elmazit, Laz Hasipit, Jamin Hasipit dhe Nurdin Shabanit u shpërngulën nga andej dhe u nisën në drejtim të lindjes, duke u vendos në rajonin e rudinave të Çegranit, bri ograjeve dhe arave të buta buzë lumit Vardar dhe rrëzë Malit të Thatë, përgjatë ledinave përtej shtëpive të oxhakut Muje dhe ,,Uji i katundit,, ndërtuan shtëpitë e tyre dhe u morrën me bujqësi dhe kultivimin e drithërave, dhe rritjen e kafshëve të trasha.
Liket si mahallë, njashtu erdhën në Çegran diku pas vitit 1720, të shpërngulur nga rajoni në territorin e sotshëm të fshatit Çajë të Lumës dhe Kuksit, nga shkaku i një hasmërie të vjetër, por që kishin humbur me tragjikën e tyre, dhe për çka është bërë fjalë në gojëdhënat e pleqëve, edhe vetë shpërngulja e tyre ka qënë e përcjellur me disa ngjarje të harruara. Por që në atë histori është përshkruar se si një familje katolike e fisit Gash i kishin vrarë dy xhaxhallarë të Trungut Like. Sepse, në këtë kohë, kanë ndodhur disa përleshje mes fisesh të myslimanizuar dhe katolike, duke përfshirë këtu të detyruar edhe malësorët e Tropojës, Dragashit dhe Opojës që të hiqnin dorë nga feja e tyre dhe të vendoseshin në një rajon të ri ku jetonte një popullatë me fe të myslimanizuar, siç ndodh edhe me fisin Like, të cilët pas shumë brezash u vendosën në Çegran. Sipas gojëdhënës duhet të ketë ndodhur aty nga viti 1780-1830 apo edhe më vonë, si pasojë e luftërave turke që janë bërë në trojet etnike shqiptare të kohës.
Sido që të jetë, mendohet se Liket kanë qenë fisi i tretë ose i katërt të cilët kanë ardhur në rradhë në vendbanimin e Çegranit, por që kanë në rrënjë degë ardhjeje nga fisi Krasniq. Referencat historike dhe gojëdhënat nga pleqët, lidhen me këtë që tregojnë se Liket kanë pasur edhe një stërgjysh tjetër i cili quhej Lika, i cili jetonte në ngulimin e fisit të tij në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë.
Me të kaluar lumin e Drinit, edhe fisi Lange, të cilët para shekujsh kishin prejardhje nga Çamëria dhe duke ikur nga zollumet e kriminelit greko-ortodoks Zervës, fillimisht ishin vendosur në fshatin e quajtur Dardhë, i cili në shekullin e shtatëmbëdhjetë u nda si një degë e veçantë e fisit dhe erdhën maleve dhe grykave të Sharrit dhe u vëndosën në Çegran, por që muk u zhvilluan shumë si mahallë. Pasardhësit e tyre janë myslimanë dhe mund ta identifikojnë zanafillën e tyre duke u kthyer në 12/13 breza më herët.
Fisi apo mëhallaGora janë të ardhur nga Gora, për çka do bëjmë një shtjellim të thukët në vazhdimësi në faqet e këtij libri. Pleqët në Çegran, të cilët mbajnë mend thënje dhe rrëfime nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre të përcjellura brez pas bresi, duke iu qas disa aspekteve tradicionalisht të kohës, kanë thënë për fqinjët e tyre të oxhakut dhe bajraqeve ndërshiptare se syri i mprejtë ka qënë i Krasniqeve, të mbajturit mëd ka qënë te Vorret e Shalës, që ndodhen në një kreshtë në mes të lumenjve Valbonës dhe Tropojës…Fisi Gashi, në hierarkinë e fiseve, konsiderohet si një fis i mençur apo i urtë, ashtu si thotë edhe fjala popullore: Menja e kulluar e Gashit, syni i mprehtë shqiponjë i Krasniqes, inati i rëndë i Berishës, trimëria dhe nami i Kelmendit, kurse zilia dhe dredhia i kanë Shaljanët…Të tilla fenomene e karakteristika ishin të përvetësuara dhe të trashëguara edhe ndër fiset e Çegranit, për çka duhet të flasin dhe shkruajnë të tjerët.
***
Duhet theksuar edhe faktin se rrethanat ekonomike dhe politike qe u krijuan në shekuj, në stuhitë dhe betejat e Ballkanit për krahinat shqiptare, e gjegjësisht për ato malore të gjithë tokave etnike të Kombit shqiptar dhe Shqiperisë, se, pas luftërave të regjimeve dhe Perandorive si asaj romake e bizantine gjatë shekujve, e sidomos gjatë sundimit osman në Gadishullin e Ballkanit kanë dominuar në formimin e disa njësive krahinore administrative dhe ekonomiko-shoqerore të veteqeverisura sipas të drejtës zakonore, sidomos në krahinat shqiptare ku janë perfshirë në gjirin e tyre një popull apo popullsi që ruante të forta lidhjet e veta fisnore, ose ndryshe në anët e Pollogut e më gjërë janë quajtur ,,fise,, kurse në trevat e Kosovës, Malësisë së Madhe me Kelmend, Mirditë e gjer në Shkodër , apo e gjithë Shqipëria e veriut janë quajtur ,,bajraqe,,!
Për të gjitha këto fenomene e dukuri të ndryshme që lidhen me to janë kryer shumë studime dhe analiza studimore nga autorë vendas dhe të huaj. Herë drejtpërdrejt e herë tërthorazi, ata kanë hedhur dritë mbi shumë aspekte nga kjo sferë dhe të çështjeve ekonomike, historike, sociologjike etj. Gjeneza, gjenealogjia, shtrirja territoriale dhe demografike e Çegranit dhe çegranasve, përbëhen, nga disa mëhallae fise, siç kam theksuar më lartë: nga Mujet, Balliset, Liket, Loket, Zhupanet, Biçaket, Selishtet, Peledhiset, Peret, Çerokanet, Qoset, Lapet, Sakollet, Langet, Toket, Karajet, Kolet, Komet,Çinket, Baket etj. të cilët secili më vete ka një histori, një trung dhe rrënjë gjeneze, gjenealogjike dhe shtrirje demografike e gjeografike në kohë dhe hapësirë gjatë shekujve dhe dyndjeve të tyre.
Dëshmitë arkeologjike, bije fjala si në zbulimin e varrit të Sinan Dragaliut pranë një dardhe të egër qindra vjeçare te varezat e vjetra të fshatit Forinë, ose rrënojat e një kishte të stërlashtë romake të gjetura afër fshatit Gradec ku u bënë ca gërmime dhe iu gjetën ca monedha ku nga njëra faqe shkruhej: Santa Maria (!) gjë që tregojnë se kjo hapësirë e Pollogut me fshatrat e vendosura rrëzë maleve të Sharrit dhe atyre të Malit të Thatë ku gjenden fshatrat Strajan, Sërmnovë, Qafë, Padalisht, Llakavicë, Gjonovicë, Turqan i Madh dhe i Vogël, Balindoll, Çajlë e vjetër dhe e Re, Forina, Çegrani, Stençe (fshat i krishter i banuar kaherë me shqiptarë të fesë ortodokse), Tenovë, Miletinë, Çellopek / Balltepe/, Strimnicë, Zhelinë etj. etj.ose ato njëqind e ca fshatra të anës së ,,Podgorisë,, përgjatë rrëzës dhe sukave të Sharit, janë të banuara qysh në kohën e Perandorisë romake ose edhe më herët, të periudhës së stërlashtë, rreth 1200-1000 vjet para Krishtit.
Nga burime dokumentare osmane dhe te kishes katolike të Romës apo të kohës së Venedikut të shck.XIV-XVIII mësojmë se gjatë kësaj periudhe në territorin e Iliridës dhe të Fushëgropës së Pollogut, madje edhe asaj të, Dibrës e Uskanës, me Tetovë dhe Grykën e Kaçanikut dhe me rradhë, shqiptaret formuan disa fshatra, për të cilat dokumentet perdorin termin “katund”, që në aspektin thelbësor kanë patur kuptimin e ngulimeve të banuara bujqesore e blegtorale, si njerëz të mire, fisnik dhe bujar të ndersdhëm!
… Edhe çegranasit, pa dallim se kujt fisi apo mahalle I takojnë, me vite e shekuj kanë jetuar dhe po jetojnë në harmoni e ujdi njerëzore, si popull me zakone e tradita fisnike të ruajtura brez pas brezi, me dinjitetin e tyre të pa thyer edhe gjatë stuhive të tmerrshme të Ballkanit… Edhe vellazëritë e fisit MUJE në degë dhe gjenerata të ndryshme u rritën dhe u shpërndanë në kohë dhe hapësira të ndryshme, si dhe distance gjeografike relativisht të mëdha nga njëra-tjetra, si ajo e vajtjeve të tyre në Stamboll e Anadoll, në Misir e Egjypt, në Amerikë, në tokat andej Oqeaneve të mëdha si në Australi, gjithandej, si dhe në Luftën e Jemenit vajtë burra e djem të ri e të cilët kurrë nuk u kthyen më në vendlindjen e tyre…Kurse breznitë, në shekuj e dekada ruajtën kujtimet për to !…
***
Gjeneza e mëhallave dhe emrimet e tyre në Çegran!

Zhvillimi i emrimeve të mëhallave apo fiseve të cilët janë në kohëra dhe rrethana të ndryshme të vendosur në vendbanimin që u quajt ÇEGRAN, thuhet se është bërë nga shek. XII-XVIII, mbi të cilin emrim ka disa hipoteza, porn ë konsultim me shumë historian, albanologë dhe etimilog, janë të mendimit se rmti ÇE NGRANË – (Çegran), ka të bëjë lidhur me ushqimin, për të ngënë, ushqim dhe të bardha me bollëk, me fuyshat pjellore: ÇE NGRANË, siç kam theksuar në librin tim mbi historiatin e këtij fshati që shtrihet në pllajat e gjata të rudinave rrëzë kodra malesh, dhe poshtë shtrihen ograjet e mbjellura me pem e zarzavate që puthen me buzët e Vardarit, duke ua shuar etjen edhe në pike të verës…!Madje edhe procesi i vënies së emrave dhe mbiemrave të banorëve këtu , ka ecur nga lart poshtë dhe në kushte e rrethana të ndryshme, duke ruajtur emrat e të parëve të mahallës së tyre… Kështu që, fillimisht, qëllimi fillestar i mbiemrave të tyre ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri, ose që emrin e më plakut apo brezit më të moçëm ia kanë vë nipit ose stërnipit në kujtim të gjyshit apo stërgjyshit të tyre të asdaj mahalle!…
Çlirim Bidollari në studimin e tij “Hulumtime onomastike” thotë se në periudhën para formimit të principatave feudale arbërore në shekullin e 12-të, vijon identifikimi i njerëzve sipas titujve e ofiqeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për hierarkinë e lartë të kishës.Tanimë është koha kur gjyshi dhe babai i Xheladin Gjin Mujës dhe mbarë fisin kalojnë nga feja krishtere në atë myslimane.Por meqë zona jonë e interesit në këtë studim është etnogjeneza dhe prejardhja e trungut Muje në trevat e Çegranit, që para ardhjes së tyre, në këto brigje, kanë qënë livadhe dhe fusha si gjysëm kënetash, dhe prandaj, unë këtu në këtë studim timin, fokusin e përqëndrimit e mbaj në trajtimin e çështjes, duke iu përmbajtur fakteve historike, logjikës njerëzore dhe gojëdhënave, ose në lidhje me fragmentin kohor , sepse këtu edhe janë vargu i shumë shekuj më vonë , që kanë të bëjnë me formëzimin, themelimin dhe jetën e vetë Çegranit si vendbanim, kur atëbotë kishte vetëm 12-13 shtëpi, e që përmendet për herë të parë në 1467 në defterët turk të Portës Otomane. Atëherë kur në këtë vendbanim edhe nis ndërtimi i xhamisë së parë, që pleqët gjer vonë në kohën e tyre e kanë quajtur: “xhamia e vjetë” tek vendet ku sot gjenden mëhallaToke! Në këtë kohë, pos mullirit te ,,Uji i katundit,, përshkak të zgjërimit dhe vendosjen e mëhallave të ardhura në fshat, janë ndërtuar edhe Mulliri i Ali Danit, mulliri i Sallake etj.Por, vlenë të cekim rreth ,,xhamisë së vjetër,, e cila është djegur në kohën e Luftërave Ballkanike që i kanë përfshirë edhe këto anë, dhe në vend të saj janë vë themelet e një godinë të thjeshtë me mure të lyera me baltë, për xhami ! Fill pas Luftërave Ballkanike, serbet sllavo-rus, silleshin shumë keq ndaj populates fshatare të këtyre anëve duke i trajtuar ata si skllevër të tyre dhe bën terror, plaçkitje e djegje, vrasje dhe likuidime burrash pleq e të rinj, nga çegranasit hoqën të zitë e ullirit… Është interesante se vetëm dy vite pas luftës, serbet, duke përdorur banorët e fshatit si krah pune, aty pranë xhamisë, ndërtuam një objekt prej guri e balte si shkollë, ku ,,daskallat,, i kanë sjell kryekëputë nga Banati dhe Shumadia me të vetmin qëllim që gjeneratave t’u mësohej gjuha sllave, ose sa të ishte e mundur të bëhej asimilimi i fshatarëve, madje edhe duke emruar vende, troje, kodra malesh, gryka, burime, ara etj. me toponime sllave, gjë që në pjesë të madhe edhe ia kanë arritur qëllimit të tyre sllav dhe antishqiptar…
Në atë kohë, sipas marrëveshjes serbo-bullgare, në trojet e banuara me shqiptarë të Fushëgropës së Pollogut, ishin dërguar afro 3200 ushatrë serbosllav të armatosur, të cilët bënin hata e tmerre ndaj shqiptarëve gjetiu në fshatrat e anëve të Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës, njashtu edhe në Çegran.
Mbiemra që lindin sipas llagëpit apo fshatit nga e kanë prejardhjen.
Në Çegran kemi shumë llagëpe , disa të ardhur para Luftërave Ballkanike nga anët e Peshkopisë dhe Matit, madje disa edhe nga anët e Lumës andej pas majave të Sharrit.Gjithë këndej kemi edhe mbiemra patronomikë, mbiemra topografik ose edhe sipas profesionit apo llagëpit, sië do të shtjelloj çështjen në vazhdim! Dhe, prandaj, lirisht mund të them se është shumë e pranishme kjo lloj mënyre e ndërtimit të mbiemrit i cili tregon vendin se nga ka ardhur fisi ose familja në historinë e saj para disa gjeneratash : si Muje, Ballise, Like, Biçake, Loke, Qose, Zhupane, Silishte, Toke, Karaje, Sakolle, Pelevise, Pire, Peçe, Çerokane, Bake, Kome, Bakle, Vishe, Maxhere, Kole, Lange, Çinke etj. Që të gjithë patronimet e sipërpërmendur janë mbiemra aktivë tek banborët e sotëm, dhe prejardhja e këtyre mbiemrave nuk është gjë tjetër veçse rast i formimit të mbiemrit nga zona e prejardhjes së fisit, familjes a individit të vendosur kohë më parë në Çegran, ose siç ndodh edhe me fshatin fqinj: Forinën, ku ka llagëpe si Sele, Sheke, Matjane etj. apo në fshatin Çajlë ke Korbe dhe kështu me rradhë.
Bie fjala, në Çegran, sot jeton një mësues i ri, të cilin e quajnë Imerli Gora ! Po pse Gora? Nga e kanë prejardhjen fisi Gora në Çegran?
Origjina e Goreve dhe etimologjia e toponimit Gorë, vjen nga vendi dhe popullata të cilët jetojnë me shekuj në pllajat e gjëra malore e bjeshke të Gorës së Rerstelicë gjer në Opojë dhe Dragash, që populli i quan ,,Goranë,, ose ,,Torbesh,, të cilët nga malësor të krishterë shqiptar janë myslimanizuar që nga vitet 1365-1400 bashkë me banorët e Opojës me të cilët kanë edhe lidhje fisnore e gjaku. Si të tillë, ata më vonë lidhen si vend, gjeografikisht, me ato andej, madje edhe këndej Sharrit, kur në vitet e hershme janë bërë dindje të mëdha, dhe një pjesë e tyre janë larguar në drejtim të trojeve të malësisë së sukave të Sharrit ku gjenden sot fshati Orviqit, Novosellës etj. Por, që Gora si fis, që janë vendos e jetojnë në Çegran, janë me prejardhje nga andej me të parin e tyre Shahin Gora. Por, që edhe trungu i tyre është apsolutikisht shqiptar !
Emra prindërish të kthyer në mbiemra.
Në pasurinë e përgjithshme të patronimeve shqiptare, mbiemrat e formuar nga emri i paraardhësit, konkretisht babës, përbëjnë rreth 36 përqind të numrit të përgjithshëm, dhe një tablo e tillë na del e pranishme edhe tek banorët e Çegranit me fshatrat shqiptare për rreth dhe më gjërë në Fushgropën e Pollogut… Mbiemrat me zanafillë nga atësia kanë një arsye logjike të lindjes së tyre. Rastet më të shpeshtë të emrave të pararendësve të kthyer në mbiemra të pasardhësve janë: AHMETI, BAJRAMI, DEMIRI, EMSHIU, OSMANI, MAZLLAMI, DERVISHI, SADINI, AVZIU, SHAZA,LIKA, JAKUPI, KAMBERI, XHELA, BRAHIMI, ISUFI dhe shumë të tjerë. Vendi dhe roli i këtij lloji patronimesh është i rëndësishëm nga vetë prania e shtuar r fisit apo majallës nga llagëpi, gjë e cila njëkohësisht tregon edhe dendurinë e përdorimit. Rruga e formimit të patronimeve është një process mjaft I gjatë, gjë e cila jep të kuptohet se patronimet e krijuar në bazë të emrit të kryetarit të familjes janë përdorur pa dallim në rradhët e mahallës apo fisit…Interesant është edhe fakti se këtej paraqitet edhe një si dukuri ku përmenden emrat edhe si: AZIS, BEKTESH, DERVISH, BEJTULLAH, RAMAZAN, HASAN, RAMADAN, SHASIVARI, SADIN etj. Një vend të posaçëm zënë edhe trajtat e shkurtëra të patronimizuara, p.sh.: patronimi SULA nga SULEJMAN, RRAMA ose DANI nga RRAMADANI, HIMA nga IBRAHIM ose RRAHIMI, MUSA nga MUSTAFA ose MUSLIU , DINA nga NUJDINI ose XHELADINI etj. Në lidhje me këtë lloj formimi patronimesh që është i përhapur tek të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm tek banorë e Çegranit, Thimi Mitko tek “Bleta shqiptare” thotë se këta janë emra sikundër i kanë përdorur prindërit tanë që moti, pra duke ruajtur emrin e pararendësit ka lindur tendenca e emrit ose mbiemërformimit…
Mbiemra që tregojnë zeje e zanate, profesione, tituj e ofiqesh etj.
Nga të gjitha ndarjet e onomastikës, më shumë ndikim nga ndikimi turk ka pësuar antroponimia, veçanërisht patronimia për arsye se procesi i saj nisi dhe mbaroi brenda sundimit osman. Për shkak të përfshirjes në sistemin feudal-ushtarak, terminologjia orientale u shtri gjerë e gjatë në të gjitha fushat prandaj edhe sot e kësaj dite ne trashëgojmë një ngarkesë të konsiderueshme orientale, si psh. VEHAP QEHAJA, nga se kishte bagëti të mëdha,ishte qehajë, MILAIM PELIVANI, ishte i Çegranit, bash pelivana gjer në Stamboll dhe Jedrene, AZIZ BYLYKBASHI i Çegranit,officer me grade i Mehmet Pashë Derallës, RRAHIM KOLLARI, sepse ishte qerre punues, NESHATI I HOXHOLLARE, ishte bujk I zellshëm nga mëhalla Hoxhallare, QEMAL MATIÇARI, ISHTE Qemal Xhaferi i cili ishte shumë vite ofiçar për Çegran dhe Forinë, njeri I ndershëm dhe shumë fisnik. EJUP BERBERI, i cili punonte si berber, RAZAN KOVAÇI, sepse ishte kovaç, RRAHMAN LODRAXHIU.ose ABDYL USTAI apo edhe REMZI DOKTORI, MERSEL MATIÇARI (ofiqari), TELAT NALLBANI, NEXHAR POSTJERI etj. Por, gjithashtu hasim edhe patronime me burim nga tituj të hierarkisë fetare, si QEMAL EFENDIA, MOLLA SULA, HOXHA QANIU, MYFTIU HAFUZ SHAQIRI, MEJZINI, HAXHIU, IRFAN MËSUESI etj.
Mbiemra të formuar duke marrë burim nga nofka e llagapi.
Në lidhje me këto lloje patronimesh, mund të flasim qartë rreth kuptimit që kanë por jo edhe për rrethanat në të cilat emërtimi është kthyer në mbiemër të individit-familjes si psh. ISLAM PEÇI (i cili në rininë e tij kishte qenë shumë vite në Amerikë dhe bashkë me disa bashkfshatar nga Çegrani, si Nuha etj. Kishin kontaktuar me Fan Nolin, Athanas Gegaj në Boston dhe shuma të mëdha dollarësh i kanë dhë Shoqatësd Panamerikane ,,Vatra,, dhe gazetës ,,Dielli,,). SHAHIN GORA, emigrant në Alibekyj të Stambollit. SULË MUJA, nga Mujet, SEFË PEÇI, HAJDAR PEÇI, QENAN ZHUPANI në Australi si i ikur, HASHIM ZHUPANI, HALIL LANGU, SHEMË BIÇAKU, nga llagëpi Biçake, BERZAT dhe IZET LIKA, BAKI LOKU, BEQIR LOKU, MAHIR LOKU-ZHEROVJANI ( ky i fundit si mbiemër e mer nga fshati Zherovjan ku edhe janë vendosur prej kohës së shpërnguljes nga Çegrani etj. etj. Këto lloj mbiemrash kanë marrë formën e epiteteve, me ngjyresa pozitive, por ka edhe ndryshe… Megjithatë, në Çegran madje hasim edhe në patronime si: SHEFKI QORRI, MILAIM PELIVANI, MUHARREM QELI , SALI TOPALLI, QEMAL EFENDIU, NEXHAT POSTJERI, AJET SHUMARI, TEFIK BAJRAM LLAPUSHA, këtë të fundit duke e përqeshur sepse veshët i ka pas si llapushë, lloj bime, dhe kështu me rradhë.
Të gjitha këto fakte tregojnë origjinën e emrave dhe vërtetojnë egzistencën e jetës në Çegran dhe vazhdimësia e tij që nga kohërat më të hershme të shekullit XIV e deri në kohët më të reja të ditëve të sotme ku toka dhe fushat pjellore u kanë dhënë të bardhat, kurse jeta dhe dielli e kanë dijtur rrugën e tyre, ecjen me dinjitet në rrethana e rrëmuja përballë fatumit dhe tragjikës, por edhe me shumë sakrifica e vetëmohim të vazhdueshëm në shekuj…

Nga trungu Muje, barku Tafa!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura