NAIM ZHITIA: NË NDËRTESËN E KUVENDIT TË KOSOVËS, ATY KU U SUPRIMUA AUTONOMIA, KU U SHPALLË PAVARËSIA U RRËZUA QEVERIA KURTI!

Prishtinë, 27 mars 2020: Më 25 Mars 2020 në Prishtinë, me maska në fytyrë u mbajtë mbledhja maratonike e Kuvendit të Republikes së Kosovës. Ky zhvillim i ngjante Kuvendit të dikurshëm që suprimoi autonominë e Kosovës, dhe i cili për çudi u mbajt 31 vite më parë pikërisht në mars 1989!
Me disa dallime të vogla e të mëdha, kjo ngjarje historike u zhvillua nën patronatin e Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili në vitin 1989 ishte ministër i Rrahman Morinës, njeriut më të besuar të kriminelit Millosheviq!
Atëherë për ta kundërshtuar këtë ngjarje nuk mundi të na ndalte as Jugosllavia e Serbia, sepse në ballë të popullit ishte LPRK-ja që udhëhiqej nga Afrim Zhitia, me shokë si, Fadil Vata, Fahri Fazlia etj.
E mbrëmë me 25 mars 2020, në kuvendin e dikurshëm ku ra autonomia, për të mos e penguar dhe për të mos e parandaluar me sukses vdekjen nga pandemia, nga 82 deputetë të popullit, u votua rrëzimi i Qeverisë.
Historia u përsërit në këtë fatkeqësi dhe uroj të mos kemi tragjedi. Kjo dramë nuk duhej të ndodhte, për të lënë popullin dhe vendin pa Qeveri. Kur vdekja nga COVID19 na rri mbi kokat tona, rrëzimi i qeverisë ishte një akt i dhimbshëm, për më tepër ishte një krim, dhe krimi në shtetet demokratike ndëshkohet, me ligj dhe me votë.
Është veprim i pafalshëm, dhe si të tillë hístoria do të gjykoje!
Naim Zhitia, 26 mars 2020.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KISHK: MEMORANDUM

Bern, 10 nëntor 2018: -Kombeve të Bashkuara: -Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; -BE-së dhe Instancave të…