Durrës, 12 dhjetor 2019: Të lumtë Distria! Na bëre krenar çdo shqiptar, pasi sot triumfuat jo vetëm Ju dhe trajneri i madh Kuka, por triumfoi edhe kombi, edhe Kosova.
Kjo, pasi e Arta që stolise Kosovën është fitore jo vetëm sportive, por edhe politike, prestigji dhe imazhi kombëtar për Shtetin Kosovës, sepse Ju triumfuat në Kinë, në shtetin e madh i cili nuk e njeh akoma Shtetin e Kosovës, triumfuat në shtetin i cili mohon genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Vëndi i parë dhe e Arta që fituat Ju e detyroi Kinën që të njohë e të respektojë himnin dhe flamurin e Shtetit të Kosovës, flamur cili u valvit mbi atë të Rusisë në vend të tretë, e cila edhe ajo nuk e njeh Shtetin e Kosovës.
Sot sporti kosovar i xhudos solli një fitore të madhe për të gjith shqiptarët, dhe është si një sfidë e menjëhershme kundër asaj paturpësie që bëri Komisioni i Çmimit Nobel i cili ia dha atë çmim mbështetësit të regjimit kriminal e genocidist të Millosheviçit ashtu sikurse janë dhe mbajnë qëndrim antiKosovë edhe Kina e Rusia të cilat i mposhti krenaria jonë kombëtare, xhudistja Distria Krasniqi.
Kjo bën që të ndjehet krenar çdo shqiptar, dhe kjo shërben edhe si frymëzim, shëmbull e model kombëtarizmi edhe për politikën e pushtetarët shqiptarë
Postime të Lidhura
REPUBLIKA SERBE NË BeH DHE ZAJEDNICA NË KOSOVË JANË BOMBA TË KURDISURA!
Nga Sherain Berisha, Pashtriku 7 nëntor 2023 REPUBLIKA SERBE NË BeH DHE ZAJEDNICA NË KOSOVË JANË BOMBA TË…
GJEKË GJONAJ: TELEVIZORI I PARË NË TRIESH TË POSHTËM ISHTE NË SHTËPINË TONË!
Ulqin, 6 korrik 2018: Kampionati Botëror në futboll është ngjarja më e madhe sportive në gjithë globin. Atë…
MONIKA SHOSHORI STAFA: KASTA E NEVERITSHME E MASHTRIMIT TE MADH!
Tiranë, 09. 02. 2016: Teoria e tribadizmit, sipas së cilës, lufta politike në Shqipëri është shkaktuar dhe ushqyer…
DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE DUHET TË RIKUPEROJMË IDENË E KOMBIT? (PJESA E DYTË)
Tiranë, 10 korrik 2018: Po rasti i Shqipërisë? Duhet të pranojmë se lëvizjet tona kombëtariste kanë lëvruar më…