Nga arkivi i facebookut, më 27 shkurt 2022
NDARJA E UKRAINËS NË LINDORE DHE PERËNDIMORE MUND TË JETË E PASHMANGSHME!
Nga Sheradin Berisha, më 27 shkurt 2022
Ukraina në përfundim të luftës me Rusinë e Putinit, mund të ndahet në vija etnike, Lindje – Perëndim!
Çka është lufta?
Lufta është instrument i politikës! Bëhet për interesa gjeostrategjike, gjeopolitike, ekonomike, financiare, për pasuri natyrore e nëntokësore (ujë, gas, naftë, diamant e minerale të tjera) etj.
Juristi i shquar amerikan Francis Paiker Yockey, në librin e tij “Imperium” thotë, “është fryma e politikës ajo që përcakton formën e luftës dhe forma e luftës pastaj ndikon në zhvillimin e politikës”.
Rrjedhimisht politikanët, format e luftës për zhvillimin e politikave të tyre i bëjnë në emër të një kauze, të një ideologjie, të një doktrine politike apo fetare, etj., dhe pastaj për realizimin e tyre nuk zgjedhin mjete. Për politikanët e tillë të fuqishëm qëllimi arsyeton mjetin!
Në luftë rrjedhimisht viktimizohen: fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, kështu siç po ndodh në luftën e përgjakshme në Ukrainë dhe siç ndodhën në luftërat e “pranverës arabe” në lindjen e Mesme dhe jo vetëm.
Kjo luftë shkatërruese që po zhvillohet nga 24 shkurti i këtij viti nga Rusia në Ukrainë, duket se, nuk do të ndalet për disa vjet, deri sa të realizohen interesat e fuqive të mëdha SHBA – Rusi, dhe aleatëve të tyre në këtë pjesë të Europës, pa përjashtuar këtu as Ballkanin Perëndimor, specifikisht problemin Kosovë – Serbi, Serbi – BeH dhe jo vetëm!
Hartat etnike që mund të bëhen fakte të kryera në përfundim të luftës Rusi – Ukrainë!
Këto 3 harta shprehin marrëdhënien midis identitetit etnik – gjuhësor dhe përkatësisë politike në Ukrainë.
Harta 1 – 2: Në zgjedhjet presidenciale të viteve 2004 – 2010 Lindja e vendit identifikohet si rusisht – folëse dhe votoi me shumicë dërrmuese për pro-rusin Viktor Yanukovych. Ndërkaq pjesa perëndimore e vendit, e cila është kryesisht ukrainisht – folëse, votoi për Julia Tymoshenkon pro-europiane.


Harta 3: tregon Republikën Perëndimore të Ukrainës dhe Ukrainën Jugore!
