NËSE IMPONOHET ‘ZAJEDNICA’ DUHET TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

NËSE IMPONOHET ‘ZAJEDNICA’ DUHET TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 shtator 2021

“JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!” ishte motoja kryesore e LVV-së për kundërshtimin e dialogut Kosovë – Serbi. Më 14.02.2021 LVV i fitoi zgjedhjet.

Më 15 shkurt 2021, Albin Kurti deklaroj se për qeverinë e re nuk do të jetë prioritet dialogu me Serbinë. “Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka thënë Kurti.

Sot LVV derisa është në pushtet e ka krijuar “ekipin e dialogut me Serbinë” dhe po përballet me procesin e dialogut!

Liri Loshi, (njëri nga kandidatët e LVV për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit), para disa orëve ka bërë një analizë në FB, ku ka theksuar se, Kryeministri Kurti nuk ka një zgjidhje tjetër përveç se t’i zbatoj marrëveshjet e Brukselit “lidhur me të drejtat politike të serbëve të Kosovës.”

Ky përkufizim më nxiti të zhvilloj këtë debat me Liri Loshin dhe Nasip Thaqin:

————————–

Sheradin Berisha

Liri,

në kuader te marrëveshjeve të Brukselit për zbatim është edhe Zajednica. A duhet të zbatohet edhe kjo marrëveshje?

***

Liri Loshi

Sheradin Berisha une mendoj se ajo duhet zbatuar pasi të jete ne harmoni me Kushtetuten e Kosovës. Pra, pa pjesen ekzekutive te saj.

***

Sheradin Berisha

Liri Loshi

Ha ha ha qesharake! S’ka nevojë me ia dhënë pjesën ekzekutive, ata e marrin vet! Për serbët është me rëndësi me vu themelin, ndërsa ndërtimin e bëjnë si dëshirojnë vet! Pra, ata fillimisht e duan lejen për formën, sepse përmbajtjen e bëjnë vet!

***

Liri Loshi

Sheradin Berisha e qysh duhet me ia ba pra. A te qesh edhe une: hahahah!

***

Nasip Thaqi

Sheradin Berisha filimisht themelin e ka nis Hashashi me Isa Shumadis tash ne behemi kunder njeri me tjetrin e shkit veq presin

***

Sheradin Berisha

Liri Loshi

Sa te duash qeshu, por Zajednica në çfardo formati qoftë është i dëmshëm! Pakoja e Ahtisarit (me 10 komunat etnike serbe dhe 44 zona eksterritoriale për kishat dhe manastiret) është dizajnim i kujdesshëm nga ekspertët perëndimorë – lindor për ta shkatërruar integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!

VV-ja në vitin 2010 ka hyrë në këtë sistem për ta ndryshuar pakon, jo për ta tjetërsuar veten. Puna e parë është ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit, sepse kushtetuta nuk është Kuran!

Ligjet kushtetuese nuk janë statike (të pandryshueshëm) ato janë dinamike, sepse vetë zhvillimi i jetës institucionale është dinamike!

Nëse pranohet Zajednica, atëhere nuk kemi shtet me integritet as me sovranitet. Si shembull e kemi Bosnjën!

Prandaj nëse imponohet themelimi i Zajednicës, e cila Kosovën e çon drejt copëtimit, atëhere qysh tani duhet të hapet Kutia e Pandorës! Dhe të kërkohet Kosova lindore dhe pjesa shqiptare në Maqedoni…

***

Sheradin Berisha

Nasip Thaqi

E di shumë mirë kush e ka nisë, kam shkruar shumë herë për këtë çështje!

***

Nasip Thaqi

Sheradin Berisha pajtohem plotesisht 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

***

Liri Loshi

Sheradin Berisha ok

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

PREMTIMET …

Ku janë premtimet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit? Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptarët politikanë e shtetarë pothuajse…