NESËR NË ORËN 14:00 – KOMISIONI I FAMILJEVE TË HERONJVE DHE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT ORGANIZON NJË TUBIM NË PRISHTINË! ËSHTË FTUAR EDHE AGIM ҪEKU!

Pashtriku.org, 04. 09. 2015: Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (KFHDK) organizon një tubim me familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit të paraluftës çlirimtare, të rënë në forma të ndryshme kundër okupatorit serb për lirinë dhe pavarësinë e vendit, e në të cilin janë të ftuar edhe veprimtarë të ndryshëm kombëtarë si dhe mysafirë të tjerë. Po ashtu në mënyrë publike ftohet edhe deputeti Agim Çeku, njëherësh kryetar i Komisionit Qeveritar për Verifikim, nga i cili pritet që para familjarëve të dëshmorëve të kombit të konfirmojë deklaratën e para ca ditëve se Komisioni të cilin e kryeson do t’ua njehë statusin e dëshmorëve të kombit edhe atyre të rënëve të para luftës çlirimtare.
Tubimi mbahet më 05 shtator (e shtunë) 2015, në orën 14:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Me respekt!
Behram Krasniqi, anëtar i KFHDK-s
Prishtinë, 03.09.2015

Naim Zhitia, Kryetar i KFHDK’së

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura