SOKOL BYLYKBASHI: KUSHTETUTA JODEMOKRATIKE

 Prishtinë, 03. 07. 2012 – Kushtetuta e Kosovës e cila u imponua arbitrarisht nga ndërkombëtarët, për katër vite rresht na ka përjashtuar nga liritë politike dhe parimet universale demokratike. Akti më i lartë juridik i vendit tonë, nuk na mundëson neve që të jemi burim dhe bartës i vetëm i sovranitetit. Ne jemi privuar nga vetëvendosja e brendshme dhe e jashtme. Në kuptimin e brendshëm, ne nuk mund të vendosim as për rregullimin e brendshëm e as për proceset politike në tërësi. Në kuptimin e jashtëm, shteti ynë nuk mund t’i bashkohet asnjë shteti tjetër edhe pse normat juridike ndërkombëtare nuk e ndalojnë bashkimin e shteteve, nëse ekziston vullneti i dyanshëm i tyre.
Mungesa e lirive politike na ka bërë objekt i zhvillimëve politike që diktohen nga qendrat vendimarrëse ndërkombëtare. Ndërkombëtarët sikurse në të kaluarën po na përdorin si instrument që iu mundëson ruajtjen e stabilitetit të brishtë rajonal. Kjo praktikë e padrejtë ndërkombëtare do të përmbyset vetëm nëse ne si popull apo komb i njësojmë qëllimet dhe veprimet politike. Dhe ky njësim politik nuk do të mund të bëhet pa bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm.

____________________________

Këngë për Kushtetutën e Kosovës…

………………………………………………………….

Kushtetuta e shtetit tonë, përveç mangësive ka edhe shumë elemente të padrejta dhe jodemokratike. Duke qenë kështu, proceset e përgjithshme politiko-ekonomike janë të determinuara të jenë jodemokratike. Kjo Kushtetutë duke mos u bazuar në realitetin historik, demografik dhe kulturor, po na rrezikon seriozisht indentitetin edhe territorin tonë. Nuk ka rrezik më të madhë për një popull, se sa rreziku për tjetërsim të indentitetit dhe humbjen e territorit. Pa këto atribute qenësore vihet në pikëpyetje edhe qenia e jonë në të ardhmen.
Kushtetuta që erdhi si rezultat i negociatave politike me Serbinë që u zhvilluan në Vjenë, i imponon shtetit tonë karakterin multietnik. Është absurd që në një vend me homogjenitet të lartë etnik të instalohet parimi i multietnicitetit. Në rastin tonë, multietnieciteti e ka zvogëluar ndjëshëm fuqinë politike të shumicës shqiptare, ndërsa e ka rritur tej mase fuqinë politike të pakicës serbe. Kur grupet etnike kanë pushtet që është në disproporcion me përqindjen e popullësisë së tyre, atëherë kemi të bëjmë me hegjemonizëm të brendshëm.
Zbatimi i multietnicitetit ka bërë që të kemi simbole dhe himn shtetëror që nuk kanë asnjë element shqiptar. Përveç nivelit qendror, kanë filluar që të ndërrohen edhe simbolet komunale, siç ishte rasti i Komunës së Prizrenit. Ankesa e një minoritari ka bërë që Prizrenit t’i hiqen emblema e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pasojë e multietnicitetit është edhe futja e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare në nivelin shtetëror. Serbët do të duhej që të kishin gjuhë zyrtare vetëm në komunat ku janë shumicë.
Rregullimi i brendshëm ka defekte të mëdha, të cilat e pamundësojnë funksionimin normal të shtetit tonë. Përmes decentralizimit etnik dhe eksterritorialitetit fetar është thelluar dhe legalizuar ndarja e brendshme etnike, në kuptimin administrativ dhe territorial. Këto projekte janë bërë pengesë e madhe për integrimin e pakicës serbe në aspektin shoqëror dhe institucional. Sigurisht që kemi nevojë për një decentralizim administrativ, ku qytetari do të jetë më afër procesit të vendimarrjes. Ndërsa nuk kemi fare nevojë që institucionet fetare të vishen me fuqi politike.
Element tjetër jodemokratik i Kushtetutës sonë është edhe garantimi me automatizëm i ulësëve për pakicat dhe vetoja serbe në Kuvend. Numri i ulësëve të rezervuara për pakicat është numër që i takojnë shumicës. Numri u ulësëve për pakicat duhet të përcaktohet vetëm në bazë të votave që i marrin në zgjedhjet elektorale. Vetoja serbe në Kuvend nuk është asgjë tjetër, përveç se ballancë i padrejtë në mes të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në Kuvend.
Kushtetuta e jonë ka mangësi edhe në aspektin e sigurisë. Neve nuk na lejohet të kemi ushtri, ashtu siç i kanë të gjitha shtetet e botës. Mungesa e ushtrisë ka bërë që jemi të hendikepuar për mbrojtjën e kufijëve dhe territorit në përgjithësi. Përderisa nuk e kemi ushtrinë tonë, ne kurrë nuk do të mund të kemi shtet të njëmendt. Ushtria është garancë e ekzistimit të shtetit. Shtetet e ndryshme pa marrë parasysh periudhat e demokracisë dhe paqës, investojnë në rritjën e kapaciteteve mbrojtëse.
Janë bërë më shumë se një vit, kur Kuvendi i Kosovës ka krijuar Komisionin për Amendamentimin e Kushtetutës. Ky komision i cili po punon nën direktivat e rrëpta ndërkombëtare dhe të partive politike, nuk do të mund që t’i heqë mangësitë dhe defektët e shumta që i ka Kushtetuta. Ndryshimët e paralajmëruara nuk janë as për se afërmi në përputhje me rekomandimët e qytetarëve që i kanë dhënë në tubimët e organizuara nga Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës nëpër komuna.
Kuvendi i Kosovës e ka votuar projektligjin në leximin e parë për ndryshimin e ligjeve të cilat kanë të bëjnë me përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. E vërteta është se këto ligje nuk do ta do ta bëjnë vendin tonë të pavarur plotësisht nga mekanizmat ndërkombëtarë, por vetëm do ta riorganizojnë praninë e tyre. Dihet fare mirë që mandati i EULEX-it, i cili ka kompetenca ekzekutive në disa fusha do të zgjatet në të ardhmen e afërt.
Kushtetuta e Kosovës nuk duhet të hartohet sipas dëshirave të diplomatëve ndërkombëtarë, e as sipas tekeve të pushtetarëve vendas, por duhet të hartohet sipas vullnetit të popullit tonë dhe në harmoni me standardet demokratike ndërkombëtare. Ndërsa për të pasur legjitimitet të plotë, kushtetuta duhet t’i nënshtrohet patjetër referendumit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura